Davis Cup 2022: Shqipëria triumfon 2-1 mbi Andorën

Shqipëria triumfon mbi Andorën në turneun botëror të djemve “Davis Cup 2022 – Group IV” në Baku të Azerbajxhanit në ndeshjen e play offit. Rezultati i kësaj përballje ishte 2-1 për ekipin shqiptar. Në ndeshjen e parë tenisti shqiptar Martin Muedini fitoi me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Jordi Trilla Clanchet. Në ndeshjen e dytë Mario Zili arriti të mposhtë kundërshtarin Eric Cervos Noguer me rezultatin 6-3, 6-3. Në ndeshjen e tretë / double, dyshja nga Andora fiton me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj ekipit shqiptar. Kjo përballje mbyllet me fitoren e djemve shqiptar me rezultatin 2-1. I urojmë suksese të tjera djemve tanë!
Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kristal Dule dhe Martin Muedini nuk kaluan dot raundin e parë pas përballjeve me tenistë me rankim të lartë, ndërkohë tenistja Gresi Bajri u mund në raundin e dytë. Të pranishëm në Oran të Algjerisë për të ndjekur ndeshjet e përfaqësuesve shqiptarë ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha dhe gjithë delegacioni i KOKSH, trajnerë dhe lojtarë. I urojmë fat dhe suksese tenistëve shqiptarë në garat e tjera ndërkombëtare!
Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri

Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave. Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.
Gresi Bajri dhe Martin Muedini fitues të Kampionatit Kombëtar 2019

. Nga data 17 deri 19 Maj 2019 ne Qendren Kombetare te Tenisit ne National Sport Park, Tirane u zhvillua me nje shpirt kompetitiv dhe shume sportiv, Kampionati Kombetar i Tenisit edicioni 2019! Fitues te Kampionatit ne kategorine vajza u shpall Gresi Bajri nga Shkodra e cila u ndesh ne finale me Brunilda Mrruku nga Durresi. Gresi Bajri vs. Brunilda Mrruku 6-4, 6-4. Ne Kategorine Djem, tenisti Martin Muedini i Tiranes, fitoi me rezultatin 6-2, 6-2 kunder Mario Zili po i Tiranes. Ky kampionat pati shume konkurrente premtues qe me lojen e tyre te bukur dhe inteligjente dhuruan emocione dhe na siguruan qe e ardhmja e tenisit shqiptar eshte ne rrugen e duhur. (Maj 2019)