Federata Shqiptare e Tenisit

Për masivizimin

Tenis në pedonale – Korçë

6-7 Qershor 2015

Image may contain: 16 people

Ne datat 6 dhe 7 Qershor, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me bashkinë Korçë dhe Shoqatën e Tenisit të Qytetit organizojnë dy aktivitete.
Aktiviteti i parë më datë 6 qershor ora 10-30 deri ne ora 12-00 tenis për të gjithë në pedonalen e qytetit, pjesmares të gjitha grupmopshat.
Aktiviteti i dytë data 6 qershor ora 13-00 me rastin e inagurimit te nje fushe te re tenisi, zhvillohet nje mini turne per moshen nen 16 vjec, Pjesmares ne kete mini turne do te jene kater vajza, dhe kater djem. Ne date 6 do te zhvillohen dy ndeshje djemte dhe dy ndeshje vajzat. Ne date 7 qershor ne oren 10-00 finalja e vajzave, dhe pas finales se vajzave fillon finalja e djemve.
Këto aktivitete zhvillohen me mbështetjen e Vodafone.

Image may contain: 1 personImage may contain: 2 peopleNo automatic alt text available.Image may contain: 12 people, people smiling

 

 

“Tenis për të gjithë” në Berat

18 Maj 2015

Image may contain: 1 person

Federata Shqiptare e Tenisit vazhdon aktivitetet për promovimin e tenisit. Këtë radhë me agazhimin shume për tu lavdëruar të Bashkisë Berat, Drejtorisë Arsimore dhe Klubit Shumësportësh Tomori me dhjetëra fëmijë të shkollave 9 vjeçare morën pjesë në aktivitetin “Tenis për të gjithë” në pedonalen e mrekullueshme të këtij qyteti. Ky aktivitet është hapi i parë për përhapjen e këtij sporti dhe krijimin e ekipeve te reja konkurues.
Një falenderim i veçantë per Bashkine, Drejtorinë Arsimore dhe Klubin Shumësportësh të qytetit për mirëfunksionimin e aktivitetit që u mbështet edhe nga Vodafone Albania.

Image may contain: 2 peopleImage may contain: 2 peopleNo automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.

 

Minitenis në shkolla

11 Qershor 2014

Image may contain: 10 people

Programi i Minitenisit gjen mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky program i cili ideoet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF dhe monitorohet nga Federata Shqiptare e Tenisit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive psikomotore dhe koordinimit të fëmijëve, masivizon sportin e tenisit dhe është një gur i vyer për evidentimin e talenteve të reja.
Zhvillimi i këtij Programi është garanci që në një kohë relativisht të shkurtër të kemi një bazë të mirë lojtarësh që të jenë konkurues në turnetë e shumtë që organizon Tennis Europe për juniorë.

Programi i aktivitetit.:

1) 17:00 – 18:00 Demonstrimi i minitenisit në oborrin e shkollës me pjesëmarrjen e fëmijëve të ciklit fillor.
2) 18:00 – 18:10 Përshëndeje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Federata Shqiptare e Tenisit, Sportistë që kanë dalë nga programi i minitenisit, dhe të tjerë.
3) 17:30 – 20:00 Turneu i tenisit “EDS Foundation” te fushat e tenisit të Tenis Tirana.
4) Në fund, shpërndarja e diplomave dhe trofeve për pjesëmarrësit.

Image may contain: 2 peopleImage may contain: 1 personNo automatic alt text available.Image may contain: 4 peopleImage may contain: 1 personImage may contain: 6 people

 

Korça luan Tenis në Panairin e Pranverës

13-14 Prill 2014

No automatic alt text available.

Me inisiativën e Klubit të tenisit Skenderbeu me moton “Korça luan Tenis” si dhe me bashkepunimin e Federata Shqiptare e Tenisit dhe Bashkia Korçë në kuadrin e Panairit të Pranverës, u organizua minitenis në zonën e kalimtarëve në qendër të qytetit. Një pjesë e madhe e qytetarëve korçarë ishin të interesuar ti afronin fëmijët e tyre ne sportin e tenisit.
Ky organizim konsiderohet një bashkëpunim i shkëlqyer me Bashkinë e Qytetit të Korçës. Një qytet ku tenisi është luajtur më shumë se 100 vjet më parë duket se do të ketë një hap të madh cilësor në një kohë të shkurtër. Së shpejti në këtë qytet do të ndërtohen edhe tre fusha të reja tenisi dhe do të rikonstruktohet fusha egzistuese. Kjo falë bashkëpunimit të komunitetit të tenisit të këtij qyteti dhe Bashkisë së qytetit.
Plotësimi i kushteve të stërvitjes është baza për arritjen e rezultateve të larta nga sportistët cilësorë dhe rrit nivelin e jetesës së popullsisë në tërësi.
Në fund të aktivitetit të minitenisit në shesh u shpërndanë diplomat dhe trofetë e Turneut të Vajzave 14&U të zhvilluar një ditë më parë.

Image may contain: 8 peopleImage may contain: 2 peopleNo automatic alt text available.Image may contain: 2 peopleImage may contain: 4 peopleNo automatic alt text available.

 

 

Dita e Verës më Elbasan

10 Prill 2014

Image may contain: 2 people

Federata Shqiptare e Tenisit, Bashkia Elbasan dhe Shkolla jopublike “Green School” organiazuan në Ditën e Verës në sheshin e Bezistanit “Tenis në ditën e Verës”.
Nga bashkepunimi me autoritetet e bashkisë dhe ato të shkollës si dhe nga interesi i aktorëve dhe spektatorëve i cili ishte shumë i lartë shumë shpejt Elbasani do të sjellë lojtarë tenisi cilesorë sikundër edhe në sportet e tjera.

Image may contain: 1 personImage may contain: 1 personImage may contain: 4 people, outdoorNo automatic alt text available.

Ndaje me miq