Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

tournaments

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Tennistja shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtaren e rradhës nga Italia, Elisabetta GUGLIELMI me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 duke pozicionuar kështu veten në çerekfinale. Edhe pse në çerekfinale Valentina mundet nga tenistja belge Marilyn VAN BREMPT, me rezulatin 7-5, 7-6(2), performanca e tenistes sonë është për t’u vlerësuar. Urojmë suksese të tjera për Valentina MERKU.

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” Read More »

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në BJK Cup

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në kampionatin botëror të tenisit “Billie Jean King Cup” që u zhvillua në datat 15-19 Qershor në Vilnius të Lituanisë. Ekipi ynë i përbërë nga Gresi BAJRI (C),  Kristal DULE,  Juna DANI, Brunilda MRRUKU dhe  Rea QINAMI arriti të fitojë ndaj ekipit të vajzave nga Ruanda me rezultatin e thellë 3:0. Me përvojën e fituar, ky ekip premton që do të bëjë një paraqitje shumë më të mirë në të ardhmen duke synuar kalimin e grupit dhe renditjen midis 80 më të mirëve në botë. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në BJK Cup Read More »

Turneu botëror U-18, Tirana Open, në Qendrën Kombëtare të Tenisit

Fituesit e turneut boteror te tenisit U – 18, Tirana Open, ne Qendren Kombetare te Tenisit , ne National Sport Park Resort. Perfundoi turneu boteror i tenisit U – 18, ne menyren me te bukur ne Qendren Kombetare te Tenisit, ne National Sport Park Resort. Moren pjese mbi 90 teniste nga gjithe bota, te cilet demostruan nje nivel mjaft te larte si per meshkuj e per femra. Vendin e pare per meshkuj e fitoi britaniku Sam Bossem, i cili mundi Konstantinos Raptis nga Greqia me rezultatin 2 me 0. Per femra vendin e pare e fitoi Nikol Palecek nga Serbia ndaj Zdena Safarova nga Cekia, me rezultatin 2 me 0. Ne doubles, dyshja britanike, Sam Bossem dhe Daniel Webb fituan me rezultatin 2 me 1 ndaj dyshes mga MKD dhe MNE, Bugarikj e Gazivoda. E vecanta e ketij turneu ishin rezultatet premtuese te lojtareve tane , Martin Muhedini e Daniel Otap. Ata jo vetem kaluan raundin e pare, perkatesisht ndaj zviceranit Boucher dhe belgut Hadouch, por arriten te fitojne edhe ne raundin e pare ne double. Keto shenuan piket e para per lojtaret tane te vlefshme per renditjen boterore ITF dhe jane premtuese per te ardhmen e ketij sporti ne vendin tone. (Qershor 2019)

Turneu botëror U-18, Tirana Open, në Qendrën Kombëtare të Tenisit Read More »