Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHT
Në datën 16 Prill 2021, në ambjentet e qendrës kombëtare të tenisit në National Sport Park në Tiranë, u mblodh Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHT sipas rendit të ditës. 1. Fjala e hapjes nga Presidenti i FSHT, Z. Ferdinand Sulo, 2. Raporti financiar dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2021. 3. Ngritja dhe marrja e detyrës nga Komisioni i Votimit. 4. Miratimi i disa ndryshimeve të Statutit të FSHT. 5. Prezantimi i kandidatěve për organet drejtuese të FSHT. 6. Fjala e kandidatëve për president. 7. Proçedura e votimit. Numërimi dhe shpallja e rezultateve. 8. Fjala përshëndetëse e Presidentit dhe mbyllja e punimeve. Asambleja miratoi raportin financiar dhe projekt-buxhetin për vitin 2021 si dhe ndryshimet në statut në përputhje me kërkesat e ligjit të ri të sportit sipas udhëzimeve të MASR. Asambleja zgjodhi Kryesinë e re të FSHT-së të përbërë nga anëtarët,: 1. Dritan Xhaferri 2. Eder Maskaj 3. Elda Vukatana 4. Ilmi Sina 5. Përparim Zano 6. Sokol Hoxha President i Federatës Shqiptare të Tenisit për periudhën 4-vjeçare në vijim u zgjodh z. Ferdinand Sulo me votat e të gjithë të pranishmëve. (Prill 2021)
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHT Read More »