Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Britani e Madhe, Letoni, Izrael, Ukrainë, Serbi etj. por edhe tenistë nga Shqipëria si: Kledi Gaba, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Dardis Biçaku, Lionel Boçi, Erik Çapo, Kevin Dakoli, Onix Shkurta.
Në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Tibo MEERMANS nga Belgjika, pas finales me rezultatin 6-3,6-4 ndaj Christian PIZZOLANTE nga Italia.
Në kategorinë U16 Vajza Singles fituese rezultoi Tea KOVACEVIC nga Bosnje Hercegovina ndaj tenistes belge Celine WEYNEN me rezultatin 6-4, 6-2.
Në kategorinë U16 Djem Doubles fitues doli dyshja belge Nik DENOTTE dhe Tibo MEERMANS me rezultatin 6-1,6-1 ndaj italianëve ANGELO DE CESARIS dhe Niccolo RULLI.
Në kategorinë U16 Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM dhe Myrto PROIMAKI nga Greqia me rezultatin 7-6(10), 6-4 ndaj Alina SOGOMONYAN dhe Tea KOVACEVIC nga Ukraina.
I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet kualifikuese të turneu ndërkombëtar të rradhës “ITF – Tirana Open Junior Tour U18” në Tiranë.