U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë rreth 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë që dhuruan emocione në lojë.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Enzo BRITO nga Suedia me rezultatin 6-2, 5-7, 10-3 dhe finalist Lenart KADRIU nga Zvicra.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Adema ALSEIPULOVA nga Kazakistani me rezultatin 4-6, 6-3, 10-5 dhe finaliste Maryia MIKALAICHYK.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Arina SYROEZHKINA dhe Adema ALSEIPULOVA nga Kazakistani me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj Maryia MIKALAICHYK dhe Emily LUZI nga Britania e Madhe.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Noah HONSBERGER nga Zvicra dhe Nikita Alexander RUNG nga Gjermania me rezultatin 6-7(2), 6-2, 10-7 ndaj Temirlan ZHANTEMIROV nga Kazakistani dhe Julian ZIEBA nga Polonia.
I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë kanë filluar ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2024”-Category 3, në Tiranë.