Fituesit e turneut boteror te tenisit U – 18, Tirana Open, ne Qendren Kombetare te Tenisit , ne National Sport Park Resort.
Perfundoi turneu boteror i tenisit U – 18, ne menyren me te bukur ne Qendren Kombetare te Tenisit, ne National Sport Park Resort. Moren pjese mbi 90 teniste nga gjithe bota, te cilet demostruan nje nivel mjaft te larte si per meshkuj e per femra. Vendin e pare per meshkuj e fitoi britaniku Sam Bossem, i cili mundi Konstantinos Raptis nga Greqia me rezultatin 2 me 0. Per femra vendin e pare e fitoi Nikol Palecek nga Serbia ndaj Zdena Safarova nga Cekia, me rezultatin 2 me 0. Ne doubles, dyshja britanike, Sam Bossem dhe Daniel Webb fituan me rezultatin 2 me 1 ndaj dyshes mga MKD dhe MNE, Bugarikj e Gazivoda. E vecanta e ketij turneu ishin rezultatet premtuese te lojtareve tane , Martin Muhedini e Daniel Otap. Ata jo vetem kaluan raundin e pare, perkatesisht ndaj zviceranit Boucher dhe belgut Hadouch, por arriten te fitojne edhe ne raundin e pare ne double. Keto shenuan piket e para per lojtaret tane te vlefshme per renditjen boterore ITF dhe jane premtuese per te ardhmen e ketij sporti ne vendin tone.
(Qershor 2019)