Federata Shqiptare e Tenisit

winners

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Britani e Madhe, Letoni, Izrael, Ukrainë, Serbi etj. por edhe tenistë nga Shqipëria si: Kledi Gaba, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Dardis Biçaku, Lionel Boçi, Erik Çapo, Kevin Dakoli, Onix Shkurta. Në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Tibo MEERMANS nga Belgjika, pas finales me rezultatin 6-3,6-4 ndaj Christian PIZZOLANTE nga Italia. Në kategorinë U16 Vajza Singles fituese rezultoi Tea KOVACEVIC nga Bosnje Hercegovina ndaj tenistes belge Celine WEYNEN me rezultatin 6-4, 6-2. Në kategorinë U16 Djem Doubles fitues doli dyshja belge Nik DENOTTE dhe Tibo MEERMANS me rezultatin 6-1,6-1 ndaj italianëve ANGELO DE CESARIS dhe Niccolo RULLI. Në kategorinë U16 Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM dhe Myrto PROIMAKI nga Greqia me rezultatin 7-6(10), 6-4 ndaj Alina SOGOMONYAN dhe Tea KOVACEVIC nga Ukraina. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet kualifikuese të turneu ndërkombëtar të rradhës “ITF – Tirana Open Junior Tour U18” në Tiranë.

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë Read More »

Mbyllet me sukses turneu “Korça Open Junior Tour U10 & U14”

Korça Open ishte turneu i rradhës i organizuar nga Klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Tenisit. Alex Prifti shpallet fitues në kategorinë U14 Djem pas finales së fortë me Denis Gaba me rezultatin 4-6, 6-2, 6-3. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari, ndërsa për kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Jonis Gaba dhe për U10 Vajza fituese doli Deborah Treska. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!

Mbyllet me sukses turneu “Korça Open Junior Tour U10 & U14” Read More »

“Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” shpall fituesit

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Pietro VERNO nga Italia fitoi me rezultatin 6-0, 6-3 në finale ndaj Giulio CASUCCI për kategorinë Djem singles. Fituese për Vajza Singles rezultoi tenistja greke Myrto PROIMAKI me rezultatin 4-6, 6-3, 6-3 në finale ndaj Despoina KOSKINA. Në kategorinë Djem Doubles fitues u shpallën Giulio CASUCCI dhe Pietro VERNO nga Italia me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj Matteo BRIANZA dhe Gianmarco TRIGGIANO. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Naz Ada ELIGUR nga Turqia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj Natalia STASIAK dhe Xhoanna XHULI nga Polonia. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – NSP Open Junior Tour U16” në Tiranë.

“Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” shpall fituesit Read More »

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14”

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Francë, SHBA, Kazakistan, Izrael, Irlandë, Suedi etj. por edhe nga Shqipëria. Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-1, 6-3 në finale ndaj Harry CORNHILL nga Britania e Madhe. Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 ndaj Diletta D’AMICO nga Italia. Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Britania e Madhe, Harry CORNHILL dhe Alex MIRRINGTON me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj Tsikhan KORAN dhe Martin RODRÍGUEZ PELLICENA nga Spanja. Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani kundrejt Ludovica CASALINO e Diletta D’AMICO nga Italia me rezultatin 3-6, 6-3,13-11. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” Read More »

“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Mikolaj SOLARZ nga Polonia pas finales me rezultatin 3-6, 7-6(3),10-8 ndaj Enzo BRITO nga Suedia. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU nga Turqia e cila mundi në finale me rezultatin 6-3,6-2 Eda-Lara SACIROVIC nga Bosnje Hercegovina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikolaj SOLARZ nga Polonia dhe Aliksandr VIARSOTSKI kundër maqedonasit Marko ALEKSOVSKI dhe italianit Paolo CARROCCIO me rezultatin 2-6, 7-6(8),10-7. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Maria Sophia BAJDECHI [nga Rumania dhe Altea CIENO nga Italia me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj dyshes Margarita KHUSANOVA dhe Farina SYROEZHKINA. Në kategorinë Vajza Consolation fituese doli Arina SYROEZHKINA me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj Lisa Erika NOTHDURFT nga Gjermania. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” në Tiranë.

“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit Read More »

Ares Ferhati, në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour”

Ares Ferhati arrin në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ferhati mundi me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 kundërshtarin e tij nga Turqia Aden Berk Van dhe i siguroi vetes çerekfinalen e këtij turneu të rëndësishëm. Sot Ares Ferhati do të përballet me tenistin gjerman Richard Chanbour. Po ashtu Anjel Hoxha fitoi ndaj Defne Yasar nga Turqia me rezultatin 4-0, 4-0 duke shkuar kështu në gjysmëfinale Consolation. I urojmë fitore të tjera në vijim tenistëve shqiptar!

Ares Ferhati, në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” Read More »

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues

Më 5 Mars 2023 u mbyll me sukses turneu “Doubles Tournament” ku fitues per meshkuj u shpallën Albi Sulo dhe Tedi Kaso. Si risi ne Shqiperi u realizua dhe kategoria Mixed Doubles ku fitues u shpallën Elonia Gjata dhe Taulant Prençi. Albi Sulo dhe Tedi Kaso fituan me rezultatin 2-1 ndaj finalistëve Kledi Gaba dhe Denis Gaba, ndërsa Taulant Prençi dhe Elonia Gjata fituan me rezultatin 2-0 ndaj dyshes Arbër Dano dhe Ariel Sulovari. Ky ishte turneu i parë i doubles për këtë vit i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe National Sport Park Club me kryegjyqtar Kleid Vora në ambjentet e Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. I urojmë suksese fituesve dhe faleminderit të gjithë pjesëmarrësve!

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues Read More »

ROG Tournament Shkodër – Turneu i tenistëve të vegjël

“ROG Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club për tenistët e vegjël të kategorisë Red, Orange, Green që u zhvillua këtë fundjavë në “Adriatic Tennis Park” në qytetin e Shkodrës. Rreth 70 lojtarë vajza dhe djem morën pjesë në këtë aktivitet . Në fund të tuneut të gjithë pjesëmarrësve ju shpërndanë medalje si dhe trofe për fituesit. I përgëzojmë fëmijët për angazhimin dhe hapat e parë në sportin e tenisit!

ROG Tournament Shkodër – Turneu i tenistëve të vegjël Read More »

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles

Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale Doubles në turneun ndërkombëtar të tenisit në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” për kategorinë U18. Në dyshe me kolegen e saj nga Ukraina Sofiia Mykhailets, Gresi arrin të mposhtë me rezultatin  6-2, 4-6, 10-7 dyshen nga Belgjika Eline Bex dhe Katarina Kujovic, mbartëset e 4-ta të turneut. Gjithashtu arrin të fitojë edhe përballjen e rradhës duke siguruar gjysmëfinalen. I urojmë shumë suksese tenistes shqiptare, Gresi Bajri në çerekfinalen doubles të këtij turneu të fortë!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup”

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” të zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë në Adriatic Tennis Park për kategoritë U10 dhe U14. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Denis Gaba pasi mundi në finale Alex Priftin me rezultatin 6-4, 6-4. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Learta Muharremi me rezultatin 6-2, 6-0 në finale ndaj Angelina Radoman. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Edon Ademi pas finales me Jonis Gaba. Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” Read More »