Tenistët shqiptarë shkëlqejnë në Montenegro Cup

Rezultat i shkëlqyer për djemtë e ekipit shqiptar në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup – Tennis Europe Junior Tour” Nikshiq, Mali i Zi! Arber Dano dhe Ares Ferhati arritën secili me partneret e tyre në finalen e Doubles, duke treguar performancë të jashtëzakonshme! Fitues në Doubles: Arber Dano me Peter Stanković nga Mali i Zi Runner-Up: Ares Ferhati dhe Tsokanis nga Greqia Ares Ferhati arriti gjithashtu në çerekfinalet e Singles! Urime të përzemërta për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të tenisit!
Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV”

Davis Cup Europe Group IV u mbyll me sukses për të dytin vit radhazi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të Shqipërisë për të pritur evente ndërkombëtare të nivelit të lartë në sportin e tenisit. Kosova dhe Azerbajxhani promovohen në Grupin III të Europës. Në ndeshjet “Promotion Play-Off”, ekipi i Kosovës mposhti Andorrën me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0. Në fazën grupore, Azerbajxhani fitoi dy ndeshjet e luajtura kundër Andorrës dhe San Marinos (Grupi A), ndërsa Kosova doli fituese në të tre ndeshjet e saj kundër Lihtenshtejnit, Shqipërisë dhe Islandës (Grupi B). Pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria nuk arriti rezultate pozitive, duke humbur përballjet me Kosovën, Lihtenshtejnin dhe Islandën. Në ceremoninë përmbyllëse, e zhvilluar në një atmosferë festive, u shpërndanë medalje për lojtarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve fituese, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Urojmë suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, si dhe falënderojmë të gjithë personat dhe institucionet e angazhuara në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.
Turneu Ndërkombëtar ITF “Tirana Open J30” përmbyllet me sukses në Tiranë!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J30 “Tirana Open”, i cili u zhvillua nga 19 deri më 24 maj 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles U18 Alkis Michalakopoulos (GREQ) mposhti Jan Werblinski (POL) me rezultatin 6-0, 6-2. Girls Singles U18 Sofiya Malysheva (KAZ) mposhti Dicle Izgi (TUR) me rezultatin 6-4, 6-4. Boys Doubles U18 Edoardo Casale / Alessandro Maina (ITA) fituan ndaj Fedor Kurilenkov / Petr Minakhin me rezultatin 0-6, 6-3, 10-6. Girls Doubles U18 Wiktoria Berson / Monika Szałek (POL) fituan ndaj Natalia Ioana Botea / Karina Elena Gabriela Dumitru (ROU) me rezultatin 6-1, 6-4. Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!
Shpallen fituesit e Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 12-17 Maj në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë këtë javë dhe me atmosferë pozitive e ndeshje të bukura tenisi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ece Sen Finalist: Adwita Das Banerjee Boys Singles Winner: Anastasios Angelopoulos Finalist: Ioannis-Panagiotis Vasileiadis Girls Doubles Winners:Iva Camaj/ Adwita Das Baerjee Finalists: Anesa Ismajli/ Ece Sen Boys Doubles Winners: Arber Dano/ Ioannis-Panagiotis Vasileiadis Finalists: Dante Terzi / Pietro Tombari I urojmë suksese edhe tenistit shqiptar Arbër Dano i cili u shpall fitues në përballjet Djem Doubles, duke na përfaqësuar në mënyrë të denjë. Faleminderit të gjithë tenistëve!
Arbër Dano shpallet fitues në dyshe në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2025”

Turneu ndërkombëtar “Shkodra Open 2025” (14&U, Kategoria 3) po zhvillohet me sukses në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club. Arbër Dano, një prej talenteve të tenisit shqiptar, shkëlqeu në kategorinë Doubles, duke u shpallur fitues në partneritet me Ioannis-Panagiotis Vasileiadis nga Greqia. Dyshja triumfoi në një finale të fortë ndaj italianëve Dante Terzi dhe Pietro Tombari, me rezultatin 6-1, 4-6, 10-7. Dano gjithashtu arriti një tjetër rezultat pozitiv në kategorinë Singles, ku arriti deri në çerekfinale, duke treguar nivel të lartë gare në një turne me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare. Po ashtu tenistja shqiptare Glora Bushati arriti në gjysmëfinale në kategorinë Doubles Vajza, në partneritet me tenisten Hana Veseli nga Kosova. Shumë suksese në vijim tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!
Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16: Denis Gaba fitues në Doubles

Tenisti shqiptar Denis Gaba është shpallur fitues në garat “Djem Doubles” të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16, të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Së bashku me tenistin grek Athanasios Zavourgianos, Denis Gaba fitoi finalen ndaj Nikos Mitropoulos (SHBA) dhe Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të këtij turneu. Po ashtu, në garat “Djem Singles”, Denis Gaba arriti të kualifikohej deri në çerekfinale, duke treguar një formë shumë të mirë edhe në garat individuale. Urime për këtë paraqitje të fortë të tenistit tonë, Denis Gaba, i cili po tregon potencial të lartë dhe përfaqësim dinjitoz. Suksese të mëtejshme!
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Britania e Madhe, Çekia, Austria, Turqia, etj., si edhe tenistë shqiptarë, ndër të cilët spikati Denis Gaba, fitues në garat “Doubles” dhe finalist në garat “Singles”, një arritje e konsiderueshme për tenistin tonë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Athanasios ZAVOURGIANOS (Greqi) Finalist: Denis GABA (Shqipëri) Vajza Singles Fituese: Ayanna Maria MITU (Rumani) Finaliste: Ena ILIC (Serbi) Djem Doubles Fitues: Denis GABA (Shqipëri) dhe Jinxuan CHENG (Kinë) Finalistë: Ilko MALINOV (Bullgari) dhe Maksymilian ZUREK (Poloni) Vajza Doubles Fituese: Ena ILIC (Serbi) dhe Ayanna Maria MITU (Rumani) Finaliste: Alice DI SANTO (Itali) dhe Eva PANCHENKO (Kazakistan) Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Arbër Dano e Anjel Hoxha në U14 dhe Helia Hysaj në U10 shpallen fitues të “DURRËSI JUNIOR 2025”

Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për kategorinë U10 dhe U14 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 Djem Fitues: Arbër Dano Finalist: Ditan Mulliçi U14 Vajza Fituese: Anjel Hoxha Finaliste: Ola Dano U10 Vajza Fituese: Helia Hysaj Finaliste: Aria Kerraj Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2025” shpall fituesit.

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2025’ J30 Shkodër, i mbajtur gjatë datave 21-26 Prill në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Në këtë turne morën pjesë mbi 120 tenistë nga 32 shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ludovica Casalino Finalist: Sukriye Ezgi Akyol Boys Singles Winner: Alkis Michalakopoulos Finalist: Vaggelis Valsamos Girls Doubles Winners:Sofia Cadar/ Ludovica Casalino Finalists: Sukriye Ezgi Akyol/ Luisa Fusil Boys Doubles Winners: Alkis Michalakopoulos/ Vaggelis Valsamos Finalists: Pavel Oliver Dufek/ Evan Galea I urojmë suksese të tjera në vijim të gjithë pjesëmarrësve
NSP Open 2025 TEJT; Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina

Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2025” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli nga Italia Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Amina Subkhangulova nga Rusia Djem Doubles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli dhe Ruggero Condorelli nga Italia Finalistë: Platon Gripich nga Rusia dhe Temirlan Zhantemirov nga Kazakistani Vajza Doubles Fituese:Serra Hasanbasoglu nga Turqia dhe Cara Nitescu nga Hollanda Finaliste: Anita Furi nga Italia dhe Amina Subkhangulova nga Rusia Të pranishëm në ndarjen e trofeve ishte edhe z. Luigi Mattirolo – Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe z. Ferdinand Sulo – President i Federatës Shqiptare të Tenisit. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!