Federata Shqiptare e Tenisit

Ulcinj

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023. ️Nga data 18 Korrik deri dje ekipi kombëtar i djemve i kategorisë së të rriturve është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Meshkujve “2023 Davis Cup Europe Group IV” që fillon sot deri më 29 Korrik 2023 në Ulqin, Mal i Zi. Shqipëria ndodhet në grupin IV, Pool B, së bashku me: Islandën, Azerbajxhanin dhe Kosovën. Sot Shqipëria do të përballet me Islandën. Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga tenistët: Mario Zili (kapiten/lojtar), Martin Muedini, Nermin Hoxhiç dhe Arbër Sulstarova. I urojmë shumë suksese ekipit tonë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023 Read More »

Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” ku do të stërvitet për 2 javë rresht si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që do të zhvillohet në 18 Qershor në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Stërvitja gjatë këtyre 2 javëve do të jetë intensive dhe sipas një programi të avancuar nën drejtimin e kapitenit të ekipit Tedi Kaso. Terreni i fushave të tenisit në Ulqin i përshtatet edhe terrenit të fushave ku do të zhvillohet kampionati botëror ekipor i femrave. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami. Grumbullimi i ekipit tonë të vajzave për t’u stërvitur përkon me qëllimin për t’u prezantuar me një performancë sa më mirë në “Billie Jean King Cup”. I urojmë stërvitje të mbarë ekipit dhe suksese në vazhdim!

Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi Read More »