Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18

Suksesi i Gresi Bajrit në “J5 Peja – ITF WTT Juniors” shënon për herë të parë marrjen e trofeut të fituesit në Doubles nga një lojtar shqiptar në një turne botëror U18. Gresi Bajri arrin në çerekfinale në Singles dhe shpallet fituese në Doubles për Vajza së bashku me tenisten greke Alexandra Magia, pas fitores në finale kundër dyshes Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe Ana Mitevska nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1-6, 6-1, 12-10. Gresi fitoi 2 raunde të këtij turneu pas përballjesh të forta në Singles, si fillim me rezultatin 7-6(4), 6-1 ndaj tenistes malazeze Petra Mirkovic dhe raundin tjetër ndaj një prej tenisteve më të mira turke Melisa Ugur, me rezultatin 6-3, 6-4. Performanca e Gresi Bajrit në këtë turne botëror të zhvilluar në Pejë të Kosovës ishte e mekullueshme. Fitoret e tenistëve shqiptar tregojnë progres dhe nivel të admirueshëm, me rezultate që nuk janë arritur më parë në tenisin shqiptar, siç është edhe fitorja e Gresit së fundi. Krenar për teniste si Gresi Bajri dhe i urojmë suksese të tjera!
“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses. Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52? (Mars 2022)