Tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “NSP Open Tennis Europe Junior Tour”

Ka filluar turneu ndërkombëtar “National Sport Park” në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë. Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Europe organizojnë turneun “National Sport Park” për kategorinë U16 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës por edhe tenistë shqiptarë si: Gresi Bajri, Keisi Kalushi, Valentina Merku, Amina Xhaferi, Rea Qinami, Arlis Muka, Damian Methasani, Joan Sura, Tedi Teferici. Ndeshjet kanë filluar dhe i urojmë shumë sukses përfaqësuesve shqiptarë!
Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!
“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT

Turneu “Tirana Open” i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit është turneu i rradhës i kategorisë U16 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë, me pjesëmarrjen e lojtarëve nga shtete të ndryshme. Në këtë turne marrin pjesë edhe tenistë të talentuar shqiptarë si: Gresi BAJRI, Arlis MUKA, Damian METHASANI, Amina XHAFERI, Rea QINAMI, dhe Joan SURA. I urojmë suksese të gjithë tenistëve!
Turnetë e vjeshtës U12, U14, U16 në Korçë