Federata Shqiptare e Tenisit

u16

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour! Read More »

“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT

Turneu “Tirana Open” i organizuar  nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit është turneu i rradhës i kategorisë U16 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë, me pjesëmarrjen e lojtarëve nga shtete të ndryshme. Në këtë turne marrin pjesë edhe tenistë të talentuar shqiptarë si: Gresi BAJRI, Arlis MUKA, Damian METHASANI, Amina XHAFERI, Rea QINAMI, dhe Joan SURA. I urojmë suksese të gjithë tenistëve!

“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT Read More »