Federata Shqiptare e Tenisit

Anjel Hoxha, Kledi Gaba, Nergis Nikprelaj, Martin Bushati fitues të “Durrësi Open 2022”

Përfundon turneu “Durrësi Open 2022” për kategorinë ROG U-10 & U-14. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes finale me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj Enki Hyseni. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Kledi Gaba pas përballjes finale me Damian Methasanin me rezultatin 6-2, 6-3. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Nergis Nikprelaj, ndjekur nga Ida Treska dhe Kiara Boci. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Martin Bushati, ndjekur nga Morihei Duraku, Floid Kaso, Edi Duraku dhe Kristo Tomorri. Organizim shumë i bukur nën drejtimin e z. Maks Prifti (zyrtar i turneut) dhe z. Dritan Dano (kryegjyqtar). Rezultatet e aktivitetit mund ti ndiqni në: https://courthive.com/t/2347f9bf-fe94-4c8e-8dba-0e20d7806439? Turneu i radhës në kalendarin e aktiviteteve të FSHT është “KAMPIONATI KOMBETAR INDIVIDUAL” në datat 3-5 Qershor 2022 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses. Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52? (Mars 2022)

Shpallen fituesit e turneut “NSP Junior” U10, U12,U14

Turneu “NSP Junior” U10, U12,U14 për vajza dhe djem u mbyll me sukses. Fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Jonis GABA pas një finaleje plot emocion përballë Martin BUSHATI, që përfundoi me rezultatin 5-4(4), 1-4, 10/8. Fituese e kategorisë U10 për vajza rezultoi Hana VESELI me rezultat 9-4, 10-8 përballë finalistes Nergis NIKPRELAJ. Në kategorinë U12 fitues për djem u shpall Alex PPRIFTI me rezultatin 6-1 përballë Ares FERHATI dhe për vajza fituese doli Learta MUHARREMI me rezultatin 6-2 ndaj finalistes Enki HYSENI. Fitues në kategorinë U14 për djem, pas një finaleje me rezultatin 6-2,3-6,6-4 u shpall Kledi GABA përballë Damian METHASANI. Ndërsa fituese në kategorinë U14 për vajza u shpall Altea HAJRIZI me rezultatin 6-1,6-3 përballë finalistes Learta MUHARREMI. Emocione të bukura u përcollën në këtë turnetë organizuar nga Tennis Eralb Club dhe Federata Shqiptare e Tenisit, me pjesëmarrje të gjerë dhe të larmishme. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Shkurt 2022)

Ekipet U12 dhe U14 – Antalia 2018

Kthehen nga Antalia ekipet kombetare te tenisit te vajzave dhe djemve U14 dhe U12 te cilet moren pjese ne turnete e Tennis Europe per keto mosha duke bere nje figure shume te mire ne konkurimet mes ekipeve te Shqiperise, Azerbaxhanit, Turqise, Maqedonise, Kosoves, etj. Vlen te theksohet rezultati i ekipit double te femrave me lojtaret Juna Dani dhe Grejsi Bajri te cilat zune vendin e 4 duke arritur deri ne gjysemfinale te Turneut. Ndersa rezultatet me te mira ne garat individuale cuan lojtaren nga Shkodra Juna Dani, te rendotet e 8, si dhe lojtaren tjeter te taletuar nga Shkodra Grejsi Bajri, e cila u rendit e 12 nga me shume 32 konkurues. (Prill 2018)