Shkodra Open 2023-U12 & U18: Gaba, Sulovari, Ferhati dhe Hoxha shpallen fitues

Shpallen fituesit e turneut kombëtar “Shkodra Open 2023- U12 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë fundjavës në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Fitues në grupmoshën U18 Djem u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-3, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba. Fituese në grupmoshën U18 Vajza u shpall Ariel Sulovari me rezultatin 6-3, 3-6, 7-5 dhe finaliste AnaTereza Guli. Fitues në grupmoshën U12 Djem u shpall Ares Ferhati me rezultatin 7-6(5), 6-2 dhe finalist Arbër Dano. Fituese në grupmoshën U12 Vajza u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-3, 6-0 dhe finaliste Glora Bushati. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!
Eminent Podgorica U12 Tennis Europe – Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles

Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles të turneut ndërkombëtar “Eminent Podgorica U12 Tennis Europe” në Mal të Zi. Nga ekipi shqiptar U12 vajza po spikat Anjel Hoxha me 4 fitore në 5 ndeshje të luajtuara, ku në raundin e parë Vajza/Singles mundi me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Aiyari Kuanshaliyeva nga Kazakistani, duke pësuar një humbje me rezultatin 7-5, 3-6, 3-10 ndaj tenistes malazeze Iva Camaj, për të vazhduar me fitore në raundin e tretë me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Natasza Kleszcz nga Polonia. Në përballjet Doubles Anjel Hoxha së bashku me kolegen armene Margarita Ter-Grigoryan fitoi ndaj dyshes Stasa Globarevic nga Mali i Zi dhe Eliza Murtezani nga Maqedonia e Veriut, po ashtu edhe ndaj dyshes tjetër nga Kosova Diella Latifaj dhe Reina Selmanaj me rezultatin 6-3, 6-2. Sot në gjysmëfinalen doubles për vajza, Anjel Hoxha do të përballet me Maria Petrache Bozu nga Rumania dhe Maria Prokopenko. I urojmë shumë suksese në vijim!
“Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” Arbër Dano dhe Ares Ferhati

Arbër Dano dhe Ares Ferhati shënojnë edhe 2 ndeshje të fituara në turneun ndërkombëtar “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” në Mal të Zi për kategorinë U12. Arbër Dano fitoi me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj tenistit kroat Kai Grimson. Ares Ferhati fitoi me rezultatin 6-0, 6-2 ndaj tenistit Luka Gulam nga Kroacia. I urojmë suksese në turnetë në vijim tenistëve tanë!
Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe”

Tenistja shqiptare Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në turneun ndërkombëtar “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” që po zhvillohet në Mal të Zi për kategorinë U12 Vajza në Singles. Anjel ka mundur në raundin e parë me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Martina Karadzic nga Mali i Zi. Ndërsa në raundin e dytë ka mundur me rezultatin 6-2, 6-2 tenisten nga Serbia, Mila Nikolic. Sot ajo do të ndeshet me kundërshtaren e rradhës, Eva Kozlova. I urojmë shumë fat tenistes sonë në vijim të këtij turneu të rëndësishëm U12. Po në këtë turne janë shënuar edhe fitore nga djemtë U12, ku Arbër Dano ka fituar me rezultatin 6-2, 6-4 ndaj tenistit malazez Luka Milickovic, dhe Ares Ferhati ka fituar me rezultatin 6-2, 3-6, 12-10 ndaj tenistit turk Berke Viter. Pjesëmarrëse në këtë turne sfidues janë edhe tenistet shqiptare Glora Bushati dhe Reisi Sukaj. Suksese ekipit shqiptar U12 dhe sa më shumë fitore të tjera!
Ekipi kombëtar U12 në “Ptolemaida Junior”, Greqi

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ptolemaida të Greqisë ku merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Ptolemaida Junior”. Në përballjet e para janë arritur disa fitore nga tenistët shqiptarë ku përmendim: Anjel Hoxha fiton ndaj Aikaterini-Lidia Fiska me rezultatin 6-1, 6-0. Ares Ferhati fiton me rezultatin 6-4, 7-6 ndaj Rigas Karaiskos-Karatzios nga Greqia, po ashtu Ares Ferhati fiton ndaj Georgis Lampakis nga Greqia me rezultatin 6-3, 3-6, 10-6. Arbër Dano fiton me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj Konstantinos Gatsis nga Greqia. I urojmë shumë suksese në vijim ekipit tonë të tenistëve junior U12 në Greqi.
“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem

“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem. Ky ishte turneu i rradhës i zhvilluar si bashkëpunim i FSHT me Tennis Plus Club në qytetin e Durrësit. Denis Gaba u shpall fitues me rezultatin 7-5, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba në kategorinë U16 Djem. Anjel Hoxha fituese me rezultatin 7-5, 6-0 ndaj finalistes Ariel Sulovari në kategorinë U16 Vajza. Ares Ferhati rezulton fitues në finale me Arbër Dano me rezultatin 4-6, 7-5, 10-8 në kategorinë U12 Djem. Ola Dano shpallet fituese me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Kiara Boçi në kategorinë U12 Vajza. Falenderojmë organizatorin z.Maksim Prifti dhe kryegjyqtarin z.Përparim Zano, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës duke i uruar suksese në vijim!
Ekipi kombëtar U12 në turneun ndërkombëtar në Ulqin

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ulqin në turneun ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” që po zhvillohet gjatë kësaj jave. Ekipi shqiptar përbëhet nga: Glora Bushati, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Rejna Salihi dhe Reisi Sukaj. Ares Ferhati ka fituar 2 ndeshjet e para të këtij turneu, ku së fundi ka mundur me rezultatin 6-1, 6-3 kundërshtarin e tij nga Serbia, Alexa Stevic. Reisi Sukaj ka fituar ndaj Amela Sina nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-0. I urojmë suksese të mëtejshme ekipit tonë!
“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Mikolaj SOLARZ nga Polonia pas finales me rezultatin 3-6, 7-6(3),10-8 ndaj Enzo BRITO nga Suedia. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU nga Turqia e cila mundi në finale me rezultatin 6-3,6-2 Eda-Lara SACIROVIC nga Bosnje Hercegovina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikolaj SOLARZ nga Polonia dhe Aliksandr VIARSOTSKI kundër maqedonasit Marko ALEKSOVSKI dhe italianit Paolo CARROCCIO me rezultatin 2-6, 7-6(8),10-7. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Maria Sophia BAJDECHI [nga Rumania dhe Altea CIENO nga Italia me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj dyshes Margarita KHUSANOVA dhe Farina SYROEZHKINA. Në kategorinë Vajza Consolation fituese doli Arina SYROEZHKINA me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj Lisa Erika NOTHDURFT nga Gjermania. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” në Tiranë.
“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour U12”

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermani, Itali, Turqi, Poloni etj. por edhe tenistë shqiptarë. Në përballjet e para dje mes tyre janë arritur edhe fitoret e para të tenistëve shqiptarë, ku: Ares Ferhati fitoi me rezultatin 6-1, 6-3 ndaj Kiril Kruglyk nga Ukraina ndërsa sot fitoi ndaj Sergio Buccarella me rezultatin e thellë 6-1, 6-0 Arbër Dano fitoi me Vasilij Zakoski nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-2, 6-3. Drejtor turneu i “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” është Albi Sulo dhe Kryegjyqtar Çetin Kesici. I urojmë suksese të gjithë tenistëve tanë sot por edhe në vazhdim.
“Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” – Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale

Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Arbër Dano fitoi me rezultatin 7-6, 6-4 ndaj Ivan Hristakiev nga Bullgaria duke i siguruar vetes çerekfinalen e këtij turneu. Anjel Hoxha do të përballet sot në çerekfinale për vajza me tenisten malazeze Anja Drekaloviç ndërsa Arbër Dano me tenistin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut për djem. I urojmë shumë suksese tenistëve tanë!