Fitore e shkëlqyer për Siara Tola në “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”

Tenistja shqiptare Siara Tola ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjet e javës së dytë të kampionatit “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet në Antalia, Turqi. Siara mposhti bindshëm tenisten nga Azerbajxhani, Rania Hajiyeva, me rezultatin 6-0, 6-0, duke dominuar plotësisht ndeshjen nga fillimi deri në fund. Urime Siarës për këtë fitore dhe suksese në ndeshjet në vijim!
Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia

Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi. Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani. Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi. Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia. Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!