Federata Shqiptare e Tenisit

NSP Open 2024 TEJT 14&U, Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para

Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 14&U, Category 3 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Arbër DANO fitoi me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj tenistit turk Doruk UNSAL, ndërsa përballjen e rradhës e ka me tenistin nga Rumania, Rares Alexandru MIRON. Enki HYSENI fitoi me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj tenistes Anna BATUEVA nga Turqia dhe përballjen e rradhës e ka me tenisten ukrainase Alexandra SHREIDER. I urojmë shumë suksese në vijim tenistëve tanë!

Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14, Enki Hyseni në Çerekfinale Girls Doubles

Enki Hyseni arrin në Çerekfinale Girls Doubles të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14” që po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Enki HYSENI dhe partnerja e saj në dyshe Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca mundën me rezultatin 6-3, 0-6, 10-6 dyshen e tenisteve Nastya MOROZOVA nga Ukraina dhe Sofiya ZAKHARKIV nga Bullgaria, duke kaluar kështu në çerekfinale në të cilën do të përballen me tenistet Serra HASANBASOGLU nga Turqia dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia. Në këtë turne marrin pjesë rreth 100 tenistë nga vende të ndryshme të botës si Belgjikë, Itali, Francë, Greqi etj. dhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptarë përmendim: Arbër Dano, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Ditan Mulliqi, Alex Prifti dhe Kristi Thano. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Martin Bushati fiton dy ndeshjet e para në Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour – Category 2 – U12

Martin Bushati fiton dy ndeshjet e para të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” U12. Tenisti shqiptar Martin Bushati ka fituar me rezultatin 6-0, 6-2 përballjen e parë me tenistin nga Kosova Morihei Duraku dhe ndeshjen e dytë me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj tenistit nga Turqia, Efe Ariman. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Drejtor turneu i “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour – Category 2 – 12&U” është Albi Sulo dhe Kryegjyqtar Çetin Kesici. I urojmë suksese të gjithë tenistëve!

FSHT dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “Albanian Bowl 2024” ROG, U14,18.

FSHT dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “Albanian Bowl 2024” ROG, U14,18. Falenderojmë organizatorët e këtij turneu me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e Albanian Bowl 2024 sipas kategorive: RED VAJZAT Fituese Helia Hysaj Finaliste Alesia Musai ORANGE VAJZAT Fituese Dejla Bajrami Finaliste Nikita Pepaj ORANGE DJEMTE Fitues Leart Musai Finalist Amri Sulejmani GREEN VAJZAT Fituese Lena Raonic Finaliste Filimona Radoman GREEN DJEMTE Fituese Jonis Gaba Finalist Floid Kaso U14 VAJZAT Fituese Learta Muharremi Finaliste Anjel Hoxha U14 DJEMTE Fitues Alex Prifti Finalist Arber Dano U18 VAJZAT Fituese Anatereza Guli Finaliste Emeli Bilali U18 DJEMTE Fitues Salidin Rama Finalist Alban Shabani Suksese në vijim!

“Durrës Open U18” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses turneu kombëtar “Durrës Open U18” që u zhvillua gjatë fundjavës në qytetin e Durrësit. Kledi Gaba u shpall fitues pasi mundi në finale Denis Gabën me rezultatin 6-2, 6-4. Falenderojmë organizatorët dhe gjyqtarin për realizimin e këtij turneu në Durrës. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” në Antalia të Turqisë. Tenistit shqiptar ju akordua medalja e finalistit nga Vitor Cabral (The ITF Development Officer – Europe) në ceremoninë përmbyllëse ku ishin të pranishëm të gjithë ekipet pjesëmarrës. Pjesë e aktivitetit “2024 ITF/Tennis Europe 14&U Development Championships, 12&U Training Camp and Tennis Europe Junior Tour 12&U Development Championships” ishin edhe lojtarët shqiptarë: Alex Prifti, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni dhe Nergis Nikprelaj, shoqëruar nga trajnerët Përparim Zano, Fahrudin Mehmedoviq dhe Gresi Bajri. Falenderojmë ITF dhe Tennis Europe për organizimin, si dhe lojtarët e trajnerët për punën e tyre, duke i uruar suksese të tjera në vazhdim!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenisti i talentuar Denis Gaba të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtarin tonë dhe përfaqësimin që do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1: Në përballjet dyshe Femra, tenistet shqiptare Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI arritën të kalojnë në çerekfinale pasi mundën dyshen nga Armenia, Maria AZIZYAN dhe Gayane BZNUNI me rezultatin 4-6, 6-2, 10-6. Ndërsa në çerekfinale ato do të ndeshen me dyshen nga Turqia, Ayse BAL dhe Ecrin Lal YAVUZ. I urojmë suksese vajzave shqiptare!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!