Federata Shqiptare e Tenisit

tournament

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” në Antalia të Turqisë. Tenistit shqiptar ju akordua medalja e finalistit nga Vitor Cabral (The ITF Development Officer – Europe) në ceremoninë përmbyllëse ku ishin të pranishëm të gjithë ekipet pjesëmarrës. Pjesë e aktivitetit “2024 ITF/Tennis Europe 14&U Development Championships, 12&U Training Camp and Tennis Europe Junior Tour 12&U Development Championships” ishin edhe lojtarët shqiptarë: Alex Prifti, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni dhe Nergis Nikprelaj, shoqëruar nga trajnerët Përparim Zano, Fahrudin Mehmedoviq dhe Gresi Bajri. Falenderojmë ITF dhe Tennis Europe për organizimin, si dhe lojtarët e trajnerët për punën e tyre, duke i uruar suksese të tjera në vazhdim!

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” Read More »

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenisti i talentuar Denis Gaba të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtarin tonë dhe përfaqësimin që do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Read More »

Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1: Në përballjet dyshe Femra, tenistet shqiptare Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI arritën të kalojnë në çerekfinale pasi mundën dyshen nga Armenia, Maria AZIZYAN dhe Gayane BZNUNI me rezultatin 4-6, 6-2, 10-6. Ndërsa në çerekfinale ato do të ndeshen me dyshen nga Turqia, Ayse BAL dhe Ecrin Lal YAVUZ. I urojmë suksese vajzave shqiptare!

Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship Read More »

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship Read More »

Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro

Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro, duke u bërë e para teniste shqiptare që arrin këtë sukses. Aktualisht po zhvillohet turneu profesional i tenisit për femra ITF World Tennis Tour “Antalya Series” me fond prej $15000 nga data 3 deri më 10 Mars 2024, në Antalia, Turqi. Gresi Bajri ka shënuar triumfin e saj të parë, duke mundur në kualifikime tenisten ruse, Mariam Karadzhaeva, me rezultat të thellë 6-1 6-1. Në përballjen e ardhshme, Bajri do të ndeshet me tenisten nga Turqia, Basak Eraydin. I urojmë shumë suksese Gresit në këtë garë të nivelit kaq të lartë.

Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro Read More »

Ceremonia e fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, ku u festua për arritjet e vitit 2023 dhe për synimet e vitit të ri. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2023. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: Grupmosha U10 Djem – Jonis Gaba Vajza – Debora Ida Treska Grupmosha U12 Djem – Ares Ferhati Vajza – Anjel Hoxha Grupmosha U14 Djem – Alex Prifti Vajza – Enki Hyseni Grupmposha U16/U14 Djem – Denis Gaba Vajza – Ariel Sulovari Grupmosha U18/Të Rritur Djem – Kledi Gaba Vajza – Gresi Bajri Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2023 rezultoi “National Sport Park Club” në Tiranë dhe trajner i vitit u shpall Tedi Kaso. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!

Ceremonia e fundvitit e FSHT Read More »

Ekipi “National Sport Park Club” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2023

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” fitoi në finale me ekipin e Durrësit “Tennis Plus Club” me rezultatet si më poshtë: • Në përballjet Singles Denis Gaba – Tedi Teferiçi 6:3, 6:2 Kledi Gaba – Damian Methasani 7:6(4), 6:2 • Në përballjen Doubles Tedi Kaso & Denis Gaba – Tedi Teferiçi & Damian Methasani (RET.) Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba,Tedi Kaso dhe Albi Sulo ndërsa ekipi i Durrësit “Tennis Plus Club” përbëhej nga lojtarët: Tedi Teferiçi, Damian Methasani, Eris Sinani dhe Maksi Prifti. Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!

Ekipi “National Sport Park Club” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2023 Read More »

Përmbyllet edicioni i 15-të i turneut Shkodra Indoor

Ka përfunduar me sukses edicioni i 15-të i turneut ‘Shkodra Indoor 2023’ për kategoritë 30+ dhe 45+, i mbajtur gjatë datave 7-10 Dhjetor 2023 në bashkëpunim mes Shkodra Tennis Club, FSHT dhe Bashkinë Shkodër në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut të cilët i shtuan vlerë turneut. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: Kategoria e meshkujve 30+ Fitues- Granit Bajraliu Finalist- Gert Meta Kategoria e femrave 30+ Fituese- Maryna Jakuszewska Finaliste- Atila Uligaj Kategoria e meshkujve 45+ Fitues- Andrian Bleta Finalist- Vadim Naydanov Urime dhe suksese të gjithëve!

Përmbyllet edicioni i 15-të i turneut Shkodra Indoor Read More »

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues. “Masters U14” ishte turneu i rradhës i organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili përballi më të mirët e kategorisë U14 Vajza dhe Djem. Denis Gaba fitoi në finale ndaj finalistit Alex Prifti me rezultatin 6-3, 6-0. Anjel Hoxha fitoi në finale ndaj finalistes Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-2. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues Read More »