Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles

Rea QINAMI, një tjetër teniste shqiptare prek finalen e turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia kanë arritur në finale pasi mundën kundërshtaret Emma KATARINA nga Gjermania dhe Kiara Nina KUCIKOVA nga Sllovakia me rezultatin 5-7, 6-3, 12-10. I urojmë fitoren Rea QINAMIT në finalen doubles nesër!
Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Tennistja shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtaren e rradhës nga Italia, Elisabetta GUGLIELMI me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 duke pozicionuar kështu veten në çerekfinale. Edhe pse në çerekfinale Valentina mundet nga tenistja belge Marilyn VAN BREMPT, me rezulatin 7-5, 7-6(2), performanca e tenistes sonë është për t’u vlerësuar. Urojmë suksese të tjera për Valentina MERKU.
Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!
“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT

Turneu “Tirana Open” i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit është turneu i rradhës i kategorisë U16 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë, me pjesëmarrjen e lojtarëve nga shtete të ndryshme. Në këtë turne marrin pjesë edhe tenistë të talentuar shqiptarë si: Gresi BAJRI, Arlis MUKA, Damian METHASANI, Amina XHAFERI, Rea QINAMI, dhe Joan SURA. I urojmë suksese të gjithë tenistëve!
Ares Ferhati në finale të “Podgorica Open”

Gjatë kësaj fundjave, në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, është organizuar turneu i tenisit për moshat U12, Podgorica Open, në të cilin tenisti shqiptar Ares Ferhati arriti në finale.
Përfundon turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14

Turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14 i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses. Fitues në kategorinë Singles Djem, fitues u shpall Filippo Francesco GARBERO nga Italia me rezultatin 6-1,6-2 ndaj finalistit italian Pietro VERNO. Në kategorinë Singles Vajza, fituese u shpall Anna KARTSEVA ndaj Tamina KOCHTA nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-1. Ndërsa në Doubles Djem, fitues dolën Filippo Francesco GARBERO dhe Carlo PACI nga Italia, me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj Claudio PAOLINI dhe Pietro VERNO po nga Italia. Në kategorinë Doubles Vajza, fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Andrea IVANOVA nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Dicle IZGI nga Turqia dhe Anna KARTSEVA. Suksese të tjera tenistëve pjesëmarrës!
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar U14 “Tirana Open” Tennis Europe Junior Tour

, i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Giovanni Conigliaro nga Italia ndaj hungarezit Bercel Sandor TAKACS me rezultat 5-0, Tërhequr. Fituese në kategorinë Vajza Singles doli Tamina KOCHTA nga Gjermania ndaj një tjetër tenisteje gjermane, Lavinia Maria NITZSCHE me rezultatin 6-4, 6-0. Ne kategorinë Djem Doubles fitues dolën Gabriel JALOUNEIX nga Franca dhe Constantin NEUBAUER nga Austria me rezultat 6-1,6-1 ndaj dyshes Vuk KRSTAJIC nga Mali i Zi dhe Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese rezultuan Tamina KOCHTA nga Gjermania dhe Solomia PYNDA nga Ukraina ndaj Stasa BULATOVIC nga Mali i Zi dhe Simona CUCU nga Rumania me rezultatin 6-3, 7-5. I urojmë fat të gjithë tenistëve!
“Albanian Bowl Senior 2022” Fituesit +35, +45 dhe U18

Ka përfunduar këtë fundjavë turneu “Albanian Bowl Senior 2022” për kategorinë Senior dhe U18. Respektivisht në kategorinë Senior +35 fitues u shpall Odeon SMAJLI pas një përballje të fortë me Edi PELINKU me rezultat 3-6, 7-5, 11/9. Në kategorinë Senior +45 fitues doli Andi BILALI me rezultat 6-0, 6-3 përballë Mejdi REXHEPI. Ndërsa në kategorinë U18 Vajza, fituese me rezultatin 6-4, 6-4 doli Gresi BAJRI, ndaj tenistes Aja BROQI. Në kategorinë U18 Djem, fitues u shpall Skendo KATANA ndaj Fresk SYLASI me rezultatin 6-4, 6-4. Suksese të tjera tenistëve tanë!
Përfundon turneu ndërkombëtar i kategorisë U12 “Tirana Open”

Përfundon turneu ndërkombëtar i kategorisë U12 “Tirana Open”, i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniil VALTER ndjekur nga Marko ALEKSOVSKI nga Maqedonia e Veriut në vendin e dytë me rezultatin 6-4, 6-4. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Lydia PANAGIOTIDOU nga Greqia kundrejt Marina MARKINA nga Letonia me rezultatin 3-6, 6-2, 10-1. Ne kategorinë Djem Doubles fitues dolën Vincenzo CURINGA nga Italia dhe Daniil VALTER me rezultatin 6-4 7-5 ndaj Christos AFROUDAKIS dhe Iordanis CHATZINIKOLAO nga Greqia. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese rezultuan Dionisia KOUKOULI dhe Lydia PANAGIOTIDOU nga Greqia ndaj Demetra MAZZARELLA dhe Giulia ZOPPAS nga Italia me rezultatin 6-2, 6-0. Sukses në këtë turne ishte mbërritja në çerekfinale e tenistit shqiptar Alex PRIFTI dhe në gjysmëfinale, të tenistes shqiptare nga Kosova, Learta MUHARREMI. Urojmë fitore të tjera dhe suksese!
“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses. Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52? (Mars 2022)