Federata Shqiptare e Tenisit

tournament

Shpallen fituesit e ALBANIAN OPEN 2021

Përfunduan finalet e turneut ALBANIAN OPEN të kategorisë ROG ku fitues u shpallën: Për U7 Meshkuj – Floid Kaso, i ndjekur nga Eli Duraku, Berion Marku dhe Kelt Uka. Për U7 Femra – Vivien Jorgoni, e ndjekur nga Ida Treska. Për U9 Meshkuj – Martin Bushati , i ndjekur nga Morihei Duraku, Jonis Gaba, Milan Kryeziu, dhe Kleis Rota. Për U10 Meshkuj – Ares Ferhati, i ndjekur nga Arbër Dano dhe Ditan Mulliçi. Për U10 Femra – Anjel Hoxha, e ndjekur nga Glora Bushati dhe Sofi Kita. I urojmë shumë suksese tenistëve të vegjël, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet ALBANIAN OPEN të kategorisë ADULT. Në këtë turne spikasin edhe lojtarë Mali i Zi dhe Kosova  si Granit Bajraliu, Besart Halimi, Aja Broqi nga Kosova dhe Rrezart Cungu nga Ulqini. Presim rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale dhe për informacion më të zgjeruar klikoni në linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Tetor 2021)

Shpallen fituesit e ALBANIAN OPEN 2021 Read More »

Kristal Dule në finale të “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” SHBA.

Lojtarja e kombëtares shqiptare Kristal Dule ka vazhduar suksesin në sportin e tenisit në Ligën midis Universiteteve ne SHBA. Në këtë ligë luajnë shumë nga lojtarët më profesionistë të tenisit në botë ku ndërmjet tyre edhe perfaqësuesja jonë e kombëtares. Së fundi në “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” lojtarja shqiptare Kristal Dule arriti në finale me disa fitore që nga roundi i parë deri në finale. Në roundin e parë arriti të fitojë 6-0 6-0 lehtësisht. Në roundin e dytë, Kristal fitoi përsëri thellë, me rezultatin 6-0 6-1. Edhe në gjysmëfinale lojtarja shqiptare Kristal Dule fitoi me sukses 4-6 7-6 ( 3) 7/6 ( 5). Ndërsa në finale pavarësisht një loje shumë të fortë dhe të ngushtë në çdo game, ajo u mund me rezultatin 5-7 2-6. (Tetor 2021)

Kristal Dule në finale të “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” SHBA. Read More »

“Korça Junior 2021”, turneu i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Tenis Korça”

Këtë fundjavë përfundoi Turneu “Korça Junior 2021″në datat 02-03 Tetor 2021, në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Tenis Korça”. Në këtë turne morën pjesë 35 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U12 dhe U14. Vendin e parë në U12 për meshkuj e fitoi Alex PRIFTI me rezultatin 7-5, 6-4 kundrejt tenistit Denis GABA. Vendin e parë në U12 për vajza e fitoi Emili BILALI me rezultatin 7-6(6), 7-6( ndaj tenistes Enki HYSENI. Vendin e parë në U14 për meshkuj e fitoi Kledi GABA, i cili mposhti tenistin Damjan METHASANI me rezultatin 6-4, 3-6, 7-5. Vendin e parë në U14 për femra e meritoi Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes Kejsi KALUSHI me rezultatin 7-5, 6-2. Organizim shumë i bukur nën drejtimin e z. Ervin ROTA (zyrtar i turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar). Rezultatet e aktivitetit mund ti ndiqni në: https://courthive.com/t/b4c7bdd0-b5c2-42b4-8764-2c866045d1a5? Turneu i radhës në kalendarin e aktiviteteve të FSHT është “Albanian Open” për kategorinë ROG dhe ADULT në datat 8-10 Tetor 2021 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. (Tetor 2021)

“Korça Junior 2021”, turneu i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Tenis Korça” Read More »

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses. Pjesëmarrës në këtë turne ishin lojtarë nga vende të ndryshme të Europës, spikasin edhe 5 lojtarët shqiptarë si Gresi Bajri e Skerdi Hasa. Gresi BAJRI arriti deri në gjysmë finale në Doubles dhe deri në raundin e dytë në Singles. Ndërkohë po zhvillohen ndeshjet e turneut të dytë nga ITF World U18, ku Gresi BAJRI fitoi ndaj lojtares turke (e cila e eleminoi Gresin nga turneu i javës së shkuar) Ceylin IPEK me rezultatin 6-3, 6-2 dhe kaloi në raundin e dytë. Ndërsa Skerdi HASA u eliminua nga numri 1 i turneut, Vit KALINA pas një loje të fortë që u mbyll me rezultatin 6-4, 6-0 për lojtarin çek. Njekohesisht vijojnë ndeshjet Doubles ku presim edhe rezultate të kënaqshme. (Shtator 2021)

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses Read More »

Gresi BAJRI finaliste e kampionatit ndërkombëtar “AVA Cup – Tennis Europe – U16”, në Tiranë

Gresi mposht me rezultatin 6-1, 7-5 lojtaren Yelyzaveta CHAINKOVA nga Ukraina  në një ndeshje tejet të fortë dhe plot emocion. Kjo fitore e çon lojtaren shqiptare në finalen për kategorinë “Girls Singles 16 Main Draw” ku do të përballet me Aleksandra STEVANOVIC nga Serbia ditë e nesërme. (Shtator 2021)

Gresi BAJRI finaliste e kampionatit ndërkombëtar “AVA Cup – Tennis Europe – U16”, në Tiranë Read More »

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Vazhdojnë përballjet në turneun tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U16 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Lojtarë nga e gjithë Europa ndeshen për t’u shpallur fitues të kategorisë U16 në këtë turne. Mes tyre spikatet pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë si: Kledi Gaba, Joan Sura, Eno Hasa, Regi Halili, Rea Qinami, Gresi Bajri. 13 vjeçari shqiptar Kledi GABA  u mund me vështirësi nga lojtari serb Adrija KOJICIC me rezultatin e ngushtë 6-3, 7-5. Në përballjen e sotme lojtarja shqiptare Gresi BAJRI  dhuroi një ndeshje plot emocione duke fitouar me rezultatin 7-5, 6-3 kundër Esther BARAS MATEI nga Spanja. Gresi arrin kështu të kalojë në turin e tretë të këtij turneu duke rritur premisat për fitore te tjera. (Shator 2021)

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë

Po vazhdon dita e tretë e turneut të tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U14 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Tenisti shqiptar Kledi Gaba ka fituar me rezultatin 6-2,6-4 ndaj lojtarit grek Iason Lykos në turin e parë dhe në turin e dytë humbi ndaj numrit 3 të turneut, ukrainasit Pavel Vysotin. Ndësa shqiptari Arlis Muka ka humbur ndaj Gregor Stojnev nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-4, 6-3. Gjithashtu për femra, Keisi Kalushi u mund me rezulatin 6-3, 6-0 nga lojtarja italiane Bianca Cascia. Ndeshjet vazhdojnë. (Shtator 2021)

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu “National Sport Park Open” për moshat U12 meshkuj/femra. Fitues për meshkuj u shpall Aleksandar KONSTANTINOV  i cili u përball me Ilia ILIC me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese për femra u shpall Alexia Maria BRABETE , e cila u ndesh me Andreaa KURTA  dhe fitoi me reziltatin 7-6(5), 6-3. Ndërkohë Shqipëria pati rezultatin më të mirë në kategorinë Consolation, ku fitues u shpall Denis Gaba  kundrejt Ares Ferhati  duke fituar kështu me rezultatin 4-2, 4-2. Duke i uruar fitore të tjera lojtarëve, sidomos atyre shqiptarë, ndeshje të tjera cilësore na presin në turneun e rradhës U12 nga Tennis Europe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga e gjithë Europa, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë Read More »

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris

Tenisti 10 vjeçar nga Shqipëria (lojtar i klubit sportiv “Tenis Eralbit Club”) Ares Ferhati ka prezantuar denjësisht flamurin shqiptar dhe është renditur në TOP 8 për kategorinë U11 në turneun ndërkombëtar të tenisit “TenPro Global Junior Tour”, që u zhvillua në kryeqytetin e Francës, Paris. Në këtë turne morën pjesë fëmijë nga 98 shtete të ndryshme të botës dhe Ares arriti të triumfoje në ndeshje me tenistët e vegjël nga Gjermania, Malta dhe Franca. (Gusht 2021)

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris Read More »

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. (Korrik 2021)

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” Read More »