Federata Shqiptare e Tenisit

tournament

Eminent Podgorica U12: 1 fitore në Singles dhe 1 në Doubles

Në turneun ndërkombëtar “Tennis Europe – EMINENT PODGORICA U12” të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi, ekipi kombëtar shqiptar arriti të fitojë 2 ndeshje në kategorinë Singles dhe 1 ndeshje në kategorinë Doubles. Anjel HOXHA fitoi ndaj Iva CAMAJ me rezultatin 6-4, 7-5. Gjithashtu Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI fitojnë një ndeshje doubles kundër dyshes Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN me rezultatin 3-6, 6-7(3). Ares FERHATI fitoi ndaj Islam DUISENGAZIN me rezultatin 6-1, 6-2 në Qualifying. Në këtë turne garuan edhe lojtarë të tjerë të ekipit shqiptar si: Alex Prifti Ariel Sulovari. I urojmë suksese ekipit kombëtar në tunetë e rradhës!

Eminent Podgorica U12: 1 fitore në Singles dhe 1 në Doubles Read More »

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara

Ekipi shqiptar U12 me disa ndeshje të fituara në turneun europian “Podgorica Rio Verde U12” në Mal të Zi. Alex PRIFTI arriti të fitojë 2 ndeshje në kategorinë Djem Singles kundër Massimo IVOVIC nga SHBA me rezultatin 7-6(0), 4-6, 11-9 dhe kundër Vladislav CHIBURAEV me rezultatin 3-6, 6-4, 10-7. Ares FERHATI fitoi një ndeshje ndaj Leo Luka KORUGA nga Kroacia me rezultatin 6-3 6-2. Anjel HOXHA fitoi me rezultatin 6-2 6-4 ndaj Sara CAMAJ nga Mali i Zi.  Enki HYSENI fitoi me rezultatin 4-6, 6-2, 10-7 ndaj Meriem EL BEJI nga Tunizia. Në këtë turne pjesë të ekipit kombëtar ishte dhe Ariel SULOVARI. I urojmë suksese të tjera ekipit kombëtar shqiptar U12 në turnetë e rradhës.

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara Read More »

Ekipi kombëtar mbyll garën në “EYOF 2022” në Banska, Bystrica, Sllovaki

Arlis Muka dhe Amina Xhaferi mbyllin garën në “Festivalin Europian Rinor Veror EYOF 2022” në Banska, Bystrica, Sllovaki. Arlis Muka u përball me lituanezin Julius Aleksandrovas, ndërsa Amina Xhaferi ndaj Marie Slamenikova. Pavarësisht lojës së mirë tenistët shqiptarë nuk arritën të siguronin fitore. I urojmë suksese lojtarëve tanë në kompeticione të tjera!  

Ekipi kombëtar mbyll garën në “EYOF 2022” në Banska, Bystrica, Sllovaki Read More »

Davis Cup 2022: Ekipi shqiptar kundër San Marinos dhe Islandës

Ekipi kombëtar i djemve pati përballjen e parë kundër ekipit të San Marinos në kampionatin botëror të meshkujve Davis Cup, në Baku të Azerbaixhanit. Ekipi kundërshtar i San Marinos arriti të fitojë kundrejt ekipit shqiptar. Rezultatet e përballjeve konkretisht ishin: Nermin HOXHIQ – Stefano GALVANI 0-2; Mario ZILI – Marco DE ROSS 0-2; Martin MUEDINI & Mario ZILI – Marco DE ROSSI & Domenico VICINI 0-2; Sfida e rradhës për ekipin shqiptar të djemve ishte kundrejt Islandës. Në këtë përballje ekipi shqiptar nuk arriti të mposhte ekipin kundërshtar të Islandës. Rezultatet e ndeshjeve konkretisht ishin: Martin MUEDINI – Daniel SIDDALL 0-2; Mario ZILI – Rafn BONIFACIUS 0-2; Nermin HOXHIQ & Mario ZILI – Rafn BONIFACIUS & Daniel SIDDALL 0-2.

Davis Cup 2022: Ekipi shqiptar kundër San Marinos dhe Islandës Read More »

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kristal Dule dhe Martin Muedini nuk kaluan dot raundin e parë pas përballjeve me tenistë me rankim të lartë, ndërkohë tenistja Gresi Bajri u mund në raundin e dytë. Të pranishëm në Oran të Algjerisë për të ndjekur ndeshjet e përfaqësuesve shqiptarë ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha dhe gjithë delegacioni i KOKSH, trajnerë dhe lojtarë. I urojmë fat dhe suksese tenistëve shqiptarë në garat e tjera ndërkombëtare!

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” Read More »

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri

Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave. Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri Read More »

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, në Itali

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, të realizuar në Veneto në Itali më 15 Qershor. Tenistja e kombëtares tonë për të rritur, Kristal Dule arrin të kalojë 4 raunde të këtij turneu kampionësh duke mundur edhe tenisten në krye të rankimit. Mirëpo edhe pse nuk arriti të shpallet kampione, Dule realizoi një përfaqësim tejet dinjitoz. I urojmë shumë suksese të tjera Kristalit!

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, në Itali Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Adriatic Juniors” për moshat U10, U12 dhe U14.

Fitues i kategorisë U10 Djem u shpall Jonis GABA i cili mundi në finale Floid KASO me rezultatin 4-2,4-2. Fituese e kategorisë U10 Vajza u shpall Reina SELMANAJ nga Kosova, me rezultatin 0-4, 4-1, 10/5 ndaj Hana VESELI. Fitues i kategorisë U12 Djem u shpall Alex PRIFTI ndaj Arbër DANO në një finale me rezultatin 6-1,6-1. Fituese e kategorisë U12 Vajza u shpall Enki HYSENI me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj Anjel HOXHA. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Kledi GABA ndërsa U14 Vajza rezultoi fituese Masa PRIJOVIC nga Mali i Zi. Për më shumë informacion rreth rezultateve të ndeshjeve ju ftojmë të vizitoni faqen: albaniantennis.com/turne/ Ky turne u realizua nën kujdesin e klubit “Shkodra Tennis Club” dhe Federatës Shiptare të Tenisit, organizatorit Dino Mehmedoviq dhe gjyqatrit Dritan Dano, në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Shpallen fituesit e turneut “Adriatic Juniors” për moshat U10, U12 dhe U14. Read More »