Federata Shqiptare e Tenisit

tirana

J30 Peja Open 2023, Gresi Bajri shpallet finaliste

Gresi Bajri shpallet finaliste e turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors “J30 Peja Open 2023”, që u zhvillua në Pejë, Kosovë. Bajri kaloi në finale të këtij turneu pas fitores me rezultatin 6-3, 3-6, 6-2 ndaj tenistes romune Gloria Pop, por nuk ka arritur të mposhtë kundërshtaren e saj në finale, Alexandra Panagiotidou nga Greqia ,duke u shpallur kështu finaliste për Vajza/Singles. Urime Gresit dhe suksese në turnetë në vazhdim!

J30 Peja Open 2023, Gresi Bajri shpallet finaliste Read More »

“National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria pas finales me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj bullgarit Kamen IVANOV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall Mikaella DE HERT nga Belgjika në finale me rezultatin 2-6, 6-1,10-6 ndaj Raya MARKOVA nga Bullgaria. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj tenistëve Arbër Dano nga Shqipëria dhe Erion Prizreni nga Kosova. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Mikaella DE HERT nga Belgjika dhe Elena TARASIADI nga Greqia me rezultatin 0-6, 6-2, 10-7 ndaj Ilina ILIEVA dhe Raya MARKOVA nga Bullgaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

“National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit Read More »

National Sport Park Open TEJT, Arbër Dano shpallet finalist

Tenisti shqiptar Arbër Dano shpallet finalist i turneut ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Arbër Dano së bashku me bashkëlojtarin nga Kosova Erion Prizreni, mundën me rezultatin 6-2,6-4 tenistët Martin Bushati dhe Edon Ademi nga Mali i Zi. Dano nuk arriti të fitojë në finalen Doubles/Djem kundër dyshes nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov, duke u shpallur kështu finalist i këtij turneu ndërkombëtar. I urojmë shumë suksese në vijim dhe fitore të tjera!

National Sport Park Open TEJT, Arbër Dano shpallet finalist Read More »

Vitor Cabral në Shqipëri. Zhvillohet “ITF Parents Workshop Level 1”

Fillimi i këtij muaji shënoi vizitën e përfaqësuesit të Federatës Botërore të Tenisit, Vitor Cabral (ITF Development Officer Europe). Vitor Cabral organizoi kursin për të gjithë prindërit që kanë fëmijë të angazhuar në sportin e tenisit në Shqipëri “ITF Parents Workshop Level 1” në “National Sport Park” në Tiranë. Bashkë me njohuritë e prezantuara dhe diskutimet në këtë kurs prindërit u njohën me platformën online të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF Academy), ku mund të gjejnë informacione dhe kurse të vlefshme përgjatë gjithë vitit. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Vitor Cabral krijoi mundësinë e takimit me përfaqësues të klubeve të ndryshme dhe tenistëve në vend. Konkretisht ai ishte i pranishëm në klubet respektive të qyteteve si Tirana, Korça, Vlora dhe Shkodra, duke parë nga afër zhvillimet e arrituara, lojtarët më të talentuar, por edhe duke diskutuar problematikat që has çdo klub dhe federata si dhe projektet për të ardhmen. Për Cabral ishte hera e parë për të në disa prej këtyre qyteteve, ku në qytetin e Korçës realizoi një takim me kryebashkiakun Sotiraq Filo ku u bisedua për qëllimet e kësaj bashkie në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të tenisit në Korçë. Gjatë kthimit nga Korça, Vitor Cabral gjati kohën të ndalojë në Pogradec në një takim me zv.Kryetaren e Bashkisë Entela Gusho dhe përfaqësues të tjerë të kësaj bashkie. Ndër të tjera në këtë takim u diskutua rreth infrastrukturës së tenisit në qytet si element kyç për zhvillimin e këtij sporti. Vitor Cabral largohet me përshtypjet më të mira nga Shqipëria dhe me synime të reja bashkëpunimi mes Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe federatës sonë.

Vitor Cabral në Shqipëri. Zhvillohet “ITF Parents Workshop Level 1” Read More »

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Britani e Madhe, Letoni, Izrael, Ukrainë, Serbi etj. por edhe tenistë nga Shqipëria si: Kledi Gaba, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Dardis Biçaku, Lionel Boçi, Erik Çapo, Kevin Dakoli, Onix Shkurta. Në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Tibo MEERMANS nga Belgjika, pas finales me rezultatin 6-3,6-4 ndaj Christian PIZZOLANTE nga Italia. Në kategorinë U16 Vajza Singles fituese rezultoi Tea KOVACEVIC nga Bosnje Hercegovina ndaj tenistes belge Celine WEYNEN me rezultatin 6-4, 6-2. Në kategorinë U16 Djem Doubles fitues doli dyshja belge Nik DENOTTE dhe Tibo MEERMANS me rezultatin 6-1,6-1 ndaj italianëve ANGELO DE CESARIS dhe Niccolo RULLI. Në kategorinë U16 Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM dhe Myrto PROIMAKI nga Greqia me rezultatin 7-6(10), 6-4 ndaj Alina SOGOMONYAN dhe Tea KOVACEVIC nga Ukraina. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet kualifikuese të turneu ndërkombëtar të rradhës “ITF – Tirana Open Junior Tour U18” në Tiranë.

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë Read More »

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” U16 në Tiranë

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U16 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Poloni, Itali, Austri, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptar spikat Anatereza Guli e cila ka fituar me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Xhoanna Xhuli nga Polonia dhe përballjen e rradhës e ka me Eleni Chatziavraam nga Greqia. Tenistë të tjerë shqiptarë pjesëmarrës janë edhe Kledi Gaba, Lionel Boçi, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Kevin Dakoli. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës, veçanërisht tenistëve shqiptarë!

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” U16 në Tiranë Read More »

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14”

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Francë, SHBA, Kazakistan, Izrael, Irlandë, Suedi etj. por edhe nga Shqipëria. Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-1, 6-3 në finale ndaj Harry CORNHILL nga Britania e Madhe. Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 ndaj Diletta D’AMICO nga Italia. Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Britania e Madhe, Harry CORNHILL dhe Alex MIRRINGTON me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj Tsikhan KORAN dhe Martin RODRÍGUEZ PELLICENA nga Spanja. Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani kundrejt Ludovica CASALINO e Diletta D’AMICO nga Italia me rezultatin 3-6, 6-3,13-11. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” Read More »

Fituesit e “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14”

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” të organizuar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Mattia LOGRIPPO nga Italia pas finales me Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-3, 1-6, 6-2. Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO pas finales me bashkëkombësen e saj nga Kazakistani, Ruslana RUSLANOVA me rezultatin 6-2, 6-3. Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Italia, Edoardo GALLO dhe Marco MEACCI ndaj dyshes Timur GORDEEV dhe Blazej KRZYSKO nga Polonia me rezultatin 6-1, 6-3. Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj dyshes italiane Sofia CADAR dhe Diletta D’AMICO. Drejtori i këtij turneu Albi Sulo dhe Kryegjyqtari Çetin Keciçi shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen dhe mbarëvatjen e këtij turneu ndërkombëtar në kryeqytetin shqiptar. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!

Fituesit e “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” Read More »

Ares Ferhati, në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour”

Ares Ferhati arrin në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ferhati mundi me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 kundërshtarin e tij nga Turqia Aden Berk Van dhe i siguroi vetes çerekfinalen e këtij turneu të rëndësishëm. Sot Ares Ferhati do të përballet me tenistin gjerman Richard Chanbour. Po ashtu Anjel Hoxha fitoi ndaj Defne Yasar nga Turqia me rezultatin 4-0, 4-0 duke shkuar kështu në gjysmëfinale Consolation. I urojmë fitore të tjera në vijim tenistëve shqiptar!

Ares Ferhati, në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” Read More »