Federata Shqiptare e Tenisit

TennisEurope

Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U14 “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Filip SEBEK nga Çekia me rezultatin 4-6, 6-2, 6-2 ndaj finalistit nga Kyle WAN nga Hong Kongu. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja rumune Maria Sophia BAJDECHI me rezultatin 5-7,6-4,6-1 dhe finaliste Learta MUHARREMI nga Kosova. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja Giorgi BREGVADZE nga Kazakistani dhe Kyle WAN nga Hong Kongu me rezultatin 6-3,6-3 ndaj dyshes Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria dhe Dimitrije GLIGOROV nga Serbia. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese doli dyshja malazeze Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN me rezultatin 4-6, 7-6(1),10-4 ndaj dyshes Yana VOLKOVA nga Rusia dhe Jana PESIC nga Mali i Zi. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3 Read More »

Ares Ferhati në Gjysmëfinale të “Albania Open 2024 TE Junior Tour 14&Under”

Tenisti shqiptar Ares Ferhati dhe tenisti zvicerian Ivan Volkov arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour” U14, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Ferhati dhe Volkov mundën me rezultatin 7-5, 6-0 dyshen e tenistëve italianë Angelo Maria Picano dhe Alex Scarponi duke kaluar kështu në gjysmëfinale. Urime Aresit për arritjen e këtij rezultati dhe suksese në vijim!

Ares Ferhati në Gjysmëfinale të “Albania Open 2024 TE Junior Tour 14&Under” Read More »

Klaus Bardeli zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit në “Tennis Europe”

Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli, zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit të Tennis Europe. Federata Shqiptare e Tenisit (FSHT) ka kënaqësinë të njoftojë se Sekretari i Përgjithshëm i saj, Klaus Bardeli, është zgjedhur të jetë anëtar i Komitetit të Zhvillimit nga Federata Evropiane e Tenisit “Tennis Europe” për një mandat 4-vjeçar. Kjo është hera e parë që një përfaqësues nga Federata Shqiptare e Tenisit është zgjedhur në një pozicion kaq të rëndësishëm brenda Tennis Europe. Një falenderim i veçantë shkon për drejtuesin e Komitetit, Cem Tinaz, Menaxherin e Përgjithshëm, Maciej Szymonski, si dhe Presidentin e Tennis Europe, Henrik Thorsøe Pedersen, dhe Drejtorin Ekzekutiv, Thomas Hammerl, për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Klaus Bardeli zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit në “Tennis Europe” Read More »

Presidenti i FSHT, Ferdinand Sulo nderohet me çmimin “Tennis Europe Award”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, z.Ferdinand Sulo nderohet me çmimin “Tennis Europe Award” nga Federata Europiane e Tenisit për punën e vazhdueshme përgjatë viteve në zhvillimin e tenisit në Shqipëri. Trofeu ju dorëzua nga z. Giorgio Di Palermo, zëvendës Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit, gjatë ceremonisë zyrtare të Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore në Portoroz, Slloveni. Ky çmim i akordohet për herë të parë një presidenti të Federatës Shqiptare të Tenisit. Urojmë Presidentin për çmimin e merituar dhe falenderojmë Tennis Europe.

Presidenti i FSHT, Ferdinand Sulo nderohet me çmimin “Tennis Europe Award” Read More »

ITF/TE 14&U NATIONAL TRAINING CAMP në Tiranë

14&U NATIONAL TRAINING CAMP ka qenë kampi stërvitor i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me ITF – International Tennis Federation dhe Tennis Europe në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park në Tiranë. Në këtë kamp stërvitor morën pjesë trajnerë dhe lojtarë të grupmoshës U14 nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit kryesor Përparim Zano. Synimi i këtij projekti ishte rritja e cilësisë së performancës së lojtarëve të tenisit për turnetë e ardhshëm, por edhe të sjelljes së tyre brenda dhe jashtë fushës së tenisit. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.

ITF/TE 14&U NATIONAL TRAINING CAMP në Tiranë Read More »

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF)

Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit. Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”. Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë. Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) Read More »