Federata Shqiptare e Tenisit

tennis

Shkodra Open / Pjesëmarrje rekord të tenistëve shqiptar në një turne Tennis Europe

Pjesëmarrje rekord të tenistëve shqiptar në një turne Tennis Europe ndodh në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open” i kategorisë U16, që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës. •Plot 14 lojtarë shqiptarë, vajza dhe djem, do të ndeshen gjatë kësaj jave me tenistë nga vende të ndryshme të botës si nga: Australia, Italia, Ukraina, Polonia, Greqia etj. në kompleksin “Adriatic Tennis Park” në qytetin verior të Shqipërisë. •Numri i lartë i pjesëmarrjes nga tenistët shqiptar dëshmon edhe njëherë nivelin e lartë sportiv që këta lojtarë kanë arritur, duke qenë të kualifikuar të konkurrojnë me tenistë të talentuar nga shumë vende të botës. • Ndërkohë sot, në turneun “Shkodra Open” po zhvillohen ndeshjet kualifikuese. • I urojmë shumë fat të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Shkodra Open / Pjesëmarrje rekord të tenistëve shqiptar në një turne Tennis Europe Read More »

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18

Suksesi i Gresi Bajrit në “J5 Peja – ITF WTT Juniors” shënon për herë të parë marrjen e trofeut të fituesit në Doubles nga një lojtar shqiptar në një turne botëror U18. Gresi Bajri arrin në çerekfinale në Singles dhe shpallet fituese në Doubles për Vajza së bashku me tenisten greke Alexandra Magia, pas fitores në finale kundër dyshes Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe Ana Mitevska nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1-6, 6-1, 12-10. Gresi fitoi 2 raunde të këtij turneu pas përballjesh të forta në Singles, si fillim me rezultatin 7-6(4), 6-1 ndaj tenistes malazeze Petra Mirkovic dhe raundin tjetër ndaj një prej tenisteve më të mira turke Melisa Ugur, me rezultatin 6-3, 6-4. Performanca e Gresi Bajrit në këtë turne botëror të zhvilluar në Pejë të Kosovës ishte e mekullueshme. Fitoret e tenistëve shqiptar tregojnë progres dhe nivel të admirueshëm, me rezultate që nuk janë arritur më parë në tenisin shqiptar, siç është edhe fitorja e Gresit së fundi. Krenar për teniste si Gresi Bajri dhe i urojmë suksese të tjera!

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18 Read More »

Enki Hyseni Finaliste në Doubles!

Përfundoi me sukses turneut ndërkombëtar Tennis Europe “National Sport Park Open” për kategorinë U12 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Nicole NAIDANOVA ndaj rumunes Jasmine Maria STROE me rezultatin 7-6(5) 6-0. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Dominik KREMER pasi fitoi ndaj grekut Alexandros AVGERIS pas një dëmtimi që ky i fundit pati gjatë ndeshjes duke u tërhequr. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpall dyshja Arina SYROEZHKINA dhe Jasmine Maria STROE nga Rumania ndaj tenistes së talentuar shqiptare Enki HYSENI dhe Nicole NAIDANOVA me rezultatin 6-2, 6-2. Në kategorinë Djem Doubles fuitues u shpallën dyshja Vladislav CHIBURAEV dhe Alastair Victor Joseph ARPUTHARAJ nga India ndaj italianit Lorenzo DI FLORIO dhe grekut Alexandros AVGERIS. Në kategorinë Boys Singles 12 Consolation fitues u shpall fitues shqiptari Alex PRIFTI pas fitores me tenistin turk Aras YALCINKAYA me rezultat 4-2, 4-1. Ndërsa në Kategorinë Girls Singles Consolation fituese u shpall Enki HYSENI me rezultat 1-4, 4-1, 10-5, ndaj tenistes malazeze Jana PESIC. Suksese të mëtejshme tenistëve pjesëmarrës!

Enki Hyseni Finaliste në Doubles! Read More »

Eminent Podgorica U12: 1 fitore në Singles dhe 1 në Doubles

Në turneun ndërkombëtar “Tennis Europe – EMINENT PODGORICA U12” të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi, ekipi kombëtar shqiptar arriti të fitojë 2 ndeshje në kategorinë Singles dhe 1 ndeshje në kategorinë Doubles. Anjel HOXHA fitoi ndaj Iva CAMAJ me rezultatin 6-4, 7-5. Gjithashtu Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI fitojnë një ndeshje doubles kundër dyshes Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN me rezultatin 3-6, 6-7(3). Ares FERHATI fitoi ndaj Islam DUISENGAZIN me rezultatin 6-1, 6-2 në Qualifying. Në këtë turne garuan edhe lojtarë të tjerë të ekipit shqiptar si: Alex Prifti Ariel Sulovari. I urojmë suksese ekipit kombëtar në tunetë e rradhës!

Eminent Podgorica U12: 1 fitore në Singles dhe 1 në Doubles Read More »

Ekipi kombëtar mbyll garën në “EYOF 2022” në Banska, Bystrica, Sllovaki

Arlis Muka dhe Amina Xhaferi mbyllin garën në “Festivalin Europian Rinor Veror EYOF 2022” në Banska, Bystrica, Sllovaki. Arlis Muka u përball me lituanezin Julius Aleksandrovas, ndërsa Amina Xhaferi ndaj Marie Slamenikova. Pavarësisht lojës së mirë tenistët shqiptarë nuk arritën të siguronin fitore. I urojmë suksese lojtarëve tanë në kompeticione të tjera!  

Ekipi kombëtar mbyll garën në “EYOF 2022” në Banska, Bystrica, Sllovaki Read More »

Davis Cup 2022: Shqipëria triumfon 2-1 mbi Andorën

Shqipëria triumfon mbi Andorën në turneun botëror të djemve “Davis Cup 2022 – Group IV” në Baku të Azerbajxhanit në ndeshjen e play offit. Rezultati i kësaj përballje ishte 2-1 për ekipin shqiptar. Në ndeshjen e parë tenisti shqiptar Martin Muedini fitoi me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Jordi Trilla Clanchet. Në ndeshjen e dytë Mario Zili arriti të mposhtë kundërshtarin Eric Cervos Noguer me rezultatin 6-3, 6-3. Në ndeshjen e tretë / double, dyshja nga Andora fiton me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj ekipit shqiptar. Kjo përballje mbyllet me fitoren e djemve shqiptar me rezultatin 2-1. I urojmë suksese të tjera djemve tanë!

Davis Cup 2022: Shqipëria triumfon 2-1 mbi Andorën Read More »

Davis Cup 2022: Ekipi shqiptar kundër San Marinos dhe Islandës

Ekipi kombëtar i djemve pati përballjen e parë kundër ekipit të San Marinos në kampionatin botëror të meshkujve Davis Cup, në Baku të Azerbaixhanit. Ekipi kundërshtar i San Marinos arriti të fitojë kundrejt ekipit shqiptar. Rezultatet e përballjeve konkretisht ishin: Nermin HOXHIQ – Stefano GALVANI 0-2; Mario ZILI – Marco DE ROSS 0-2; Martin MUEDINI & Mario ZILI – Marco DE ROSSI & Domenico VICINI 0-2; Sfida e rradhës për ekipin shqiptar të djemve ishte kundrejt Islandës. Në këtë përballje ekipi shqiptar nuk arriti të mposhte ekipin kundërshtar të Islandës. Rezultatet e ndeshjeve konkretisht ishin: Martin MUEDINI – Daniel SIDDALL 0-2; Mario ZILI – Rafn BONIFACIUS 0-2; Nermin HOXHIQ & Mario ZILI – Rafn BONIFACIUS & Daniel SIDDALL 0-2.

Davis Cup 2022: Ekipi shqiptar kundër San Marinos dhe Islandës Read More »

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 ndodhet në Prostejov të Cekisë nga data 10 Korrik deri më 16 Korrik. Ekipi ynë do të ketë mundësinë të stërvitet me trajnerin e shquar Jiri Novak, ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP. Ky kurs trajnimi vjen si bashkëpunim mes Tennis Europe dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali do të kenë mundësinë të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre tenistike duke ndikuar në performancën e tyre në kompeticionet e ardhshme. Ekipi shqiptar shoqërohet nga trajneri zyrtar Tedi Kaso përgjatë kësaj eksperience.

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki Read More »

BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias

“BILLIE JEAN KING CUP” Kombëtarja shqiptare e vajzave me fitore të shkëlqyer ndaj ekipit kombëtar të Kenias. Ditën e sotme në kampionatin botëror të femrave, ekipi shqiptar i vajzave u përball me ekipin e Kenias duke fituar me rezultatin 2-1 Është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në kampionatin botëror të femrave dhe arritjet e tenisteve tona janë për t’u vlerësuar. Ndërkohë ekipi shqiptar i vajzave zë vendin e dytë në grup dhe është në pritje të shortit që do të përcaktojë përballjen e rradhës, që do ndikojë në rankimin botëror të ekipit tonë. I urojmë suksese të tjera vajzave tona!

BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias Read More »

Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP”

“BILLIE JEAN KING CUP” – Kampionati Botëror i Tenisit për Femra po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 4-10 Korrik 2022. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Sokol Kaso. Shqipëria gjendet në grupin D, së bashku me Kosovën, Namibinë dhe Kenian. I urojmë shumë fat tenisteve tona!

Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP” Read More »