Federata Shqiptare e Tenisit

tennis

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses këtë fundjavë turneu “NSP Junior” për kategoritë ROG, U10, U12 dhe U14 Vajza dhe Djem në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba pas finales me Alex Priftin me rezultatin 6-2, 6-2. Enki Hyseni u shpall fituese në kategorinë U14 Vajza pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 ndaj Ariel Sulovarit. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pasi mundi në finale Arbër Danon me rezultatin 6-1, 6-4. Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 në finale ndaj Ola Danos. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Joni Gaba ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha. Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Katalea Preni dhe U9 Djem fitues rezultoi Akid Pistorja. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit Read More »

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF)

Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit. Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”. Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë. Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) Read More »

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles

Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale Doubles në turneun ndërkombëtar të tenisit në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” për kategorinë U18. Në dyshe me kolegen e saj nga Ukraina Sofiia Mykhailets, Gresi arrin të mposhtë me rezultatin  6-2, 4-6, 10-7 dyshen nga Belgjika Eline Bex dhe Katarina Kujovic, mbartëset e 4-ta të turneut. Gjithashtu arrin të fitojë edhe përballjen e rradhës duke siguruar gjysmëfinalen. I urojmë shumë suksese tenistes shqiptare, Gresi Bajri në çerekfinalen doubles të këtij turneu të fortë!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles Read More »

Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups”

Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë. Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti. Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës. Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive. I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!

Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups” Read More »

“8 Best – Tournament 2022” shpall fituesit

Përfundon turneu i tetë lojtarëve më të mirë në kategorinë Adults dhe U14 për djem dhe vajza “8 Best – Tournament 2022” të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë U14 Djem fitues u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4 në finale ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes në finale me Enki Hyseni 6-4, 2-6 Ret. Në kategorinë Adults Djem fitues u shpall Arbër Sulstarova pas fitores në finale ndaj Joan Koti me rezultatin 6-0,6-2. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park – Eralb Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!

“8 Best – Tournament 2022” shpall fituesit Read More »

Fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” Masters

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” për kategoritë +35 dhe +45 të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë +35 Meshkuj fitues u shpall Redi Dabulla dhe finalist Edi Pelinku. Ndërsa në kategorinë +35 Femra fituese u shpall Elonia Gjata dhe finaliste Vesa Islami nga Kosova. Në kategorinë +45 fitues rezultoi Andrian Bleta dhe finalist Aleksander Konomi. Falenderojmë organizatorët “Shkodra Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Alban Dani, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!

Fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” Masters Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor” të kategorive U10 & U14.

Fituese në kategorinë U14 Vajza rezultoi Eva Angelina Radoman nga Mali i Zi dhe finaliste Enki Hyseni. Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U14 Djem dhe finalist Alex Prifti. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Ola Dano dhe finaliste Nergis Nikprelaj ndërsa fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Martin Bushati dhe finalist Jonis Gaba. Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor” të kategorive U10 & U14. Read More »

Përfundoi me sukses kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”.

Ky kurs u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Drejtues të këtij kursi ishin Albi Sulo dhe Vanja Stuhli nga ITF. Rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi morën pjesë në 86 orë trajnime dhe testime në lidhje me njohuritë dhe aftësitë e tyre në mësimdhënien e tenisit. “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT). Me rritjen e numrit por edhe të cilësisë së trajnerëve të federatës sonë rrjedhimisht do të kemi rritje të numrit të tenistëve dhe rezultateve të tyre. Në fund të këtij kursi u zhvillua ceremonia përmbyllëse ku u shpërndanë edhe çertifikata pjesëmarrje për të gjithë trajnerët e përfshirë në kurs. I urojmë suksese të gjithëve dhe falenderojmë ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e tenisit në Shqipëri.

Përfundoi me sukses kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”. Read More »