Federata Shqiptare e Tenisit

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles

Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale Doubles në turneun ndërkombëtar të tenisit në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” për kategorinë U18. Në dyshe me kolegen e saj nga Ukraina Sofiia Mykhailets, Gresi arrin të mposhtë me rezultatin  6-2, 4-6, 10-7 dyshen nga Belgjika Eline Bex dhe Katarina Kujovic, mbartëset e 4-ta të turneut. Gjithashtu arrin të fitojë edhe përballjen e rradhës duke siguruar gjysmëfinalen. I urojmë shumë suksese tenistes shqiptare, Gresi Bajri në çerekfinalen doubles të këtij turneu të fortë!

Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups”

Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë. Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti. Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës. Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive. I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!

“8 Best – Tournament 2022” shpall fituesit

Përfundon turneu i tetë lojtarëve më të mirë në kategorinë Adults dhe U14 për djem dhe vajza “8 Best – Tournament 2022” të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë U14 Djem fitues u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4 në finale ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes në finale me Enki Hyseni 6-4, 2-6 Ret. Në kategorinë Adults Djem fitues u shpall Arbër Sulstarova pas fitores në finale ndaj Joan Koti me rezultatin 6-0,6-2. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park – Eralb Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!

Fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” Masters

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” për kategoritë +35 dhe +45 të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë +35 Meshkuj fitues u shpall Redi Dabulla dhe finalist Edi Pelinku. Ndërsa në kategorinë +35 Femra fituese u shpall Elonia Gjata dhe finaliste Vesa Islami nga Kosova. Në kategorinë +45 fitues rezultoi Andrian Bleta dhe finalist Aleksander Konomi. Falenderojmë organizatorët “Shkodra Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Alban Dani, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor” të kategorive U10 & U14.

Fituese në kategorinë U14 Vajza rezultoi Eva Angelina Radoman nga Mali i Zi dhe finaliste Enki Hyseni. Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U14 Djem dhe finalist Alex Prifti. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Ola Dano dhe finaliste Nergis Nikprelaj ndërsa fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Martin Bushati dhe finalist Jonis Gaba. Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!

Përfundoi me sukses kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”.

Ky kurs u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Drejtues të këtij kursi ishin Albi Sulo dhe Vanja Stuhli nga ITF. Rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi morën pjesë në 86 orë trajnime dhe testime në lidhje me njohuritë dhe aftësitë e tyre në mësimdhënien e tenisit. “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT). Me rritjen e numrit por edhe të cilësisë së trajnerëve të federatës sonë rrjedhimisht do të kemi rritje të numrit të tenistëve dhe rezultateve të tyre. Në fund të këtij kursi u zhvillua ceremonia përmbyllëse ku u shpërndanë edhe çertifikata pjesëmarrje për të gjithë trajnerët e përfshirë në kurs. I urojmë suksese të gjithëve dhe falenderojmë ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e tenisit në Shqipëri.

Shpallen fituesit e turneut kombëtar “Durrësi Open 2022”

Kledi Gaba rezulton fitues në kategorinë U16 Djem pas fitores 6-4, 7-6(7) në finale ndaj Arlis Muka. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Alex Prifti pas finales me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Ares Ferhati. Ndërsa në kategorinë U12 Vajza, Anjel Hoxha u shpall fituese pas finales ndaj Enki Hyseni me rezultatin 6-2, 6-1. Ky turne i suksesshëm u realizua nën drejtimin e shoqatës “Tennis Plus E&M” dhe Maksi Prifti në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit dhe gjyqtar turne Klejdi Vora. Urime të gjithë fituesve dhe suksese të mëtejshme tenistëve pjesëmarrës!

“Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”

Përfundoi me sukses turneu “Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë U12 Djem fitues shpallet Alen Katana dhe finalist Ares Ferhati, ndërsa në kategorinë U12 Vajza, fituese rezulton Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Në kategorinë U16 Djem fitues u shpall Belmin Sabovic dhe finalist Arlis Muka, ndërsa Gresi Bajri u shpall fituese në kategorinë U16 Vajza dhe finaliste Rea Qinami. Falenderojmë të gjithë tenistët për ndeshjet e bukura, organizatorët dhe i urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve!

Torneo U12 – Bari, Itali; Alex Prifti fiton ndeshjen e parë

Alex Prifti shënon fitoren e parë në turneun ndërkombëtar në Bari të Italisë “Torneo U12 – Bari” për kategorinë U12. Alex Prifti fitoi përballjen e parë ndaj italianit Diego Tarlazzi me rezultatin 6-1, 3-6, 10-3, një ndeshje e fortë dhe plot emocion. Kjo është fitorja e parë në këtë turne për ekipin kombëtar shqiptarë, i cili përbëhet nga Alex Prifti për djem dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari për vajza. I urojmë shumë fat lojtarëve tanë dhe suksese të tjera në vijim!

Shpallen fituesit e ALBANIAN OPEN 2022

Alex Prifti fitues në kategorinë U14 Djem pas fitores në finale ndaj Denis Gaba me rezultatin 3-6, 6-4, 10/5. Enki Hyseni fituese në kategorinë U14 Vajza me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj Ajri Hoxha në finale. Në kategorinë Adults Meshkuj fitues u shpall Shëndrit Deari nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Mal Agushi nga Kosova. Ndërsa Gresi Bajri rezultoi fituese në kategorinë Adults Femra, pas fitores 6-3, 6-2 në finale ndaj Rea Qinami. Në kategorinë Masters Meshkuj fitues u shpall Granit Bajraliu nga Kosova ndaj Erarbër Dervishi nga Shqipëria me rezultatin 6-1, 6-1. Në kategorinë Masters Femra fituese u shpall Elonia Gjata me rezultatin 6-0, 7-5 në finale ndaj Vesa Islami. Ky turne u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në ceremoninë përmbyllëse, fituesve ju shpërndanë trofetë dhe premiot përkatëse. I urojmë urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!