Federata Shqiptare e Tenisit

tennis europe

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”

Alex Prifti, fitorja e parë e ekipit kombëtar shqiptar në turneun ndërkombëtar në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”. Alex Prifti fitoi me rezultatin 7-5, 6-4, 14-12 ndaj rivalit të tij Efthimis Tzimas pas një ndeshje të fortë dhe plot emocion. I urojmë suksese Alex në vijim! Pjesëmarrës në këtë turne për kategorinë U12 janë tenistët shqiptarë: Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Alex Prifti, Ares Ferhati, Ditan Mulliqi dhe Arbër Dano nën shoqërimin e trajneres Elda Vukatana.

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe” Read More »

Fituesit e “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Përfundojnë finalet e turneut  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Fitues në kategorinë Doubles Djem u shpallën Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania dhe Mateusz LANGE nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj dyshes Mars ARGUN nga Turqia dhe Riccardo SURANO nga Italia. Fituese në kategorinë Doubles Vajza u shpallën dyshja belge Zita BERCKMANS dhe Katarina KUJOVIC ndaj tenistes shqiptare Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-1. Mateusz LANGE nga Polonia dhe Katarina KUJOVIC nga Belgjika triumfojnë në finalet e kategorisë Singles të turneut ndërkombëtar  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” të zhvilluar në Tiranë. Mateusz LANGE fitoi me rezultatin 7-6(5),6-1 ndaj amerikanit Nathan MANSFIELD, ndërsa Katarina KUJOVIC fitoi me rezultatin 7-6(6),6-0 ndaj tenistes italiane Annathea SARA.

Fituesit e “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” Read More »

Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles

Rea QINAMI, një tjetër teniste shqiptare prek finalen e turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia kanë arritur në finale pasi mundën kundërshtaret Emma KATARINA nga Gjermania dhe Kiara Nina KUCIKOVA nga Sllovakia me rezultatin 5-7, 6-3, 12-10. I urojmë fitoren Rea QINAMIT në finalen doubles nesër!

Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles Read More »

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Tennistja shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtaren e rradhës nga Italia, Elisabetta GUGLIELMI me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 duke pozicionuar kështu veten në çerekfinale. Edhe pse në çerekfinale Valentina mundet nga tenistja belge Marilyn VAN BREMPT, me rezulatin 7-5, 7-6(2), performanca e tenistes sonë është për t’u vlerësuar. Urojmë suksese të tjera për Valentina MERKU.

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” Read More »

Tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “NSP Open Tennis Europe Junior Tour”

Ka filluar turneu ndërkombëtar “National Sport Park” në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë. Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Europe organizojnë turneun “National Sport Park” për kategorinë U16 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës por edhe tenistë shqiptarë si: Gresi Bajri, Keisi Kalushi, Valentina Merku, Amina Xhaferi, Rea Qinami, Arlis Muka, Damian Methasani, Joan Sura, Tedi Teferici. Ndeshjet kanë filluar dhe i urojmë shumë sukses përfaqësuesve shqiptarë!

Tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “NSP Open Tennis Europe Junior Tour” Read More »

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour! Read More »

“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT

Turneu “Tirana Open” i organizuar  nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit është turneu i rradhës i kategorisë U16 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë, me pjesëmarrjen e lojtarëve nga shtete të ndryshme. Në këtë turne marrin pjesë edhe tenistë të talentuar shqiptarë si: Gresi BAJRI, Arlis MUKA, Damian METHASANI, Amina XHAFERI, Rea QINAMI, dhe Joan SURA. I urojmë suksese të gjithë tenistëve!

“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT Read More »

Përfundon turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14

Turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14 i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses. Fitues në kategorinë Singles Djem, fitues u shpall Filippo Francesco GARBERO nga Italia me rezultatin 6-1,6-2 ndaj finalistit italian Pietro VERNO. Në kategorinë Singles Vajza, fituese u shpall Anna KARTSEVA ndaj Tamina KOCHTA nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-1. Ndërsa në Doubles Djem, fitues dolën Filippo Francesco GARBERO dhe Carlo PACI nga Italia, me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj Claudio PAOLINI dhe Pietro VERNO po nga Italia. Në kategorinë Doubles Vajza, fituese u shpallën  Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Andrea IVANOVA nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Dicle IZGI nga Turqia dhe Anna KARTSEVA. Suksese të tjera tenistëve pjesëmarrës!

Përfundon turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14 Read More »

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar U14 “Tirana Open” Tennis Europe Junior Tour

, i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Giovanni Conigliaro nga Italia ndaj hungarezit Bercel Sandor TAKACS me rezultat 5-0, Tërhequr. Fituese në kategorinë Vajza Singles doli Tamina KOCHTA nga Gjermania ndaj një tjetër tenisteje gjermane, Lavinia Maria NITZSCHE me rezultatin 6-4, 6-0. Ne kategorinë Djem Doubles fitues dolën Gabriel JALOUNEIX nga Franca dhe Constantin NEUBAUER nga Austria me rezultat 6-1,6-1 ndaj dyshes Vuk KRSTAJIC nga Mali i Zi dhe Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese rezultuan Tamina KOCHTA nga Gjermania dhe Solomia PYNDA nga Ukraina ndaj Stasa BULATOVIC nga Mali i Zi dhe Simona CUCU nga Rumania me rezultatin 6-3, 7-5. I urojmë fat të gjithë tenistëve!

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar U14 “Tirana Open” Tennis Europe Junior Tour Read More »

Inaugurohet kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park në Shkodër

Në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit, u inaugurua këtë fundjavë kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park. Adriatic Tennis Park, e përfaqësuar nga drejtuesi i tij Z. Gëzim Galiqi, dhe Shkodra Tennis Club, e përfaqësuar nga Presidenti, Z. Mark Gjeka, trajneri Dino Mehmedoviq dhe kampionia Gresi Bajri, mikpritën dhe përshëndetën ngrohtësisht personalitetet, miqtë dhe të ftuarit e shumtë. Mbajtën fjalimet e rastit Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Zj. Voltana Ademi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Ferdinand Sulo, Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Z. Jeton Hadërgjonaj, anëtari i bordit të zhvillimit Tennis Europe, Z. Shkëlzen Domi dhe drejtori i Bellevue Club, Z. Senad Tafa. Shqipërisë i bashkohet një mundësi e artë për zhvillimin e talenteve të reja në sportin e tenisit, me krijimin e këtij kompleksi të mrekullueshëm tenisi në veri të vendit. Federata Shqiptare e Tenisit i uron shumë suksese Adriatic Tennis Park dhe i ofron mbështetjen në çdo projekt në të ardhmen.

Inaugurohet kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park në Shkodër Read More »