Federata Shqiptare e Tenisit

tennis europe

NSP Open 2024 TEJT 14&U, Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues

Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues të turneut ndërkombëtar “NATIONAL SPORT PARK OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, që u zhvillua gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 100 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Poloni, Bullgari, Britani e Madhe, Itali, Belgjikë, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë si: Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Enki Hyseni, Glora Bushati, Kaltër Qordja dhe Reisi Sukaj. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Eric TEN nga Suedia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistit Ondrej KACIN nga Çekia. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja Alexandra SHREIDER nga Ukraina me rezultatin 6-1, 6-3 ndaj finalistes Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 3-6, 6-4, 10-6 ndaj dyshes nga Italia, Leonardo BARBERO dhe Axel CREMONINI që rezultuan finalistë. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Hannelore DANIELS nga Belgjika dhe Marie DEPREZ nga Franca me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj finalisteve Alexandra SHREIDER nga Ukraina dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!

NSP Open 2024 TEJT 14&U, Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues Read More »

NSP Open 2024 TEJT 14&U, Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para

Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 14&U, Category 3 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Arbër DANO fitoi me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj tenistit turk Doruk UNSAL, ndërsa përballjen e rradhës e ka me tenistin nga Rumania, Rares Alexandru MIRON. Enki HYSENI fitoi me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj tenistes Anna BATUEVA nga Turqia dhe përballjen e rradhës e ka me tenisten ukrainase Alexandra SHREIDER. I urojmë shumë suksese në vijim tenistëve tanë!

NSP Open 2024 TEJT 14&U, Arbër Dano dhe Enki Hyseni fitojnë përballjet e para Read More »

“TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3 shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 110 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Spanjë, Britani e Madhe, Uzbekistan, Belgjikë, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Cinar SENKAYA nga Turqia me rezultatin 6-2, 1-6, 7-6(6) ndaj finalistit Haqim KAMAL nga Britania e Madhe. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU 6-3, 6-3 ndaj finalistes Ayanna Maria MITU nga Rumania. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Arsenii BELOV dhe Filip CIERNY nga Sllovakia. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Elizaveta NALESNIK dhe Doga ILHAN nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj Lara Xenia GANTENBEIN nga Zvicrra dhe Ayanna Maria MITU nga Rumania. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë sot po zhvillohen ndeshjet e turneut Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 14&U, Category 3 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.

“TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3 shpall fituesit Read More »

Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14, Enki Hyseni në Çerekfinale Girls Doubles

Enki Hyseni arrin në Çerekfinale Girls Doubles të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14” që po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Enki HYSENI dhe partnerja e saj në dyshe Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca mundën me rezultatin 6-3, 0-6, 10-6 dyshen e tenisteve Nastya MOROZOVA nga Ukraina dhe Sofiya ZAKHARKIV nga Bullgaria, duke kaluar kështu në çerekfinale në të cilën do të përballen me tenistet Serra HASANBASOGLU nga Turqia dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia. Në këtë turne marrin pjesë rreth 100 tenistë nga vende të ndryshme të botës si Belgjikë, Itali, Francë, Greqi etj. dhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptarë përmendim: Arbër Dano, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Ditan Mulliqi, Alex Prifti dhe Kristi Thano. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14, Enki Hyseni në Çerekfinale Girls Doubles Read More »

U mbyll me sukses “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë që dhuruan emocione në lojë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Enzo BRITO nga Suedia me rezultatin 6-2, 5-7, 10-3 dhe finalist Lenart KADRIU nga Zvicra. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Adema ALSEIPULOVA nga Kazakistani me rezultatin 4-6, 6-3, 10-5 dhe finaliste Maryia MIKALAICHYK. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Arina SYROEZHKINA dhe Adema ALSEIPULOVA nga Kazakistani me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj Maryia MIKALAICHYK dhe Emily LUZI nga Britania e Madhe. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Noah HONSBERGER nga Zvicra dhe Nikita Alexander RUNG nga Gjermania me rezultatin 6-7(2), 6-2, 10-7 ndaj Temirlan ZHANTEMIROV nga Kazakistani dhe Julian ZIEBA nga Polonia. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë kanë filluar ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2024”-Category 3, në Tiranë.

U mbyll me sukses “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë Read More »

Maryia Mikalaichyk dhe Julian Zieba shpallen fitues të TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR SHKODRA OPEN 2024 U12

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2024’ 12&U, Category 2 i mbajtur gjatë datave 25-31 Mars, në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morrën pjesë rreth 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë këtë javë dhe me atmosferë pozitive me ndeshje të bukura tenisi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Maryia Mikalaichyk Finalist: Adema Alseipulova Boys Singles Winner: Julian Zieba Finalist: Lenart Kadriu Girls Doubles Winners:Maryia Mikalaichyk/Raya Petkova Finalists: Iris Grosso/Amira Khanipova Boys Doubles Winners: Temirlan Zhantemirov/Julian Zieba Finalists: Andrej Temov/Vasilij Zakoski Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!

Maryia Mikalaichyk dhe Julian Zieba shpallen fitues të TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR SHKODRA OPEN 2024 U12 Read More »

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” në Antalia të Turqisë. Tenistit shqiptar ju akordua medalja e finalistit nga Vitor Cabral (The ITF Development Officer – Europe) në ceremoninë përmbyllëse ku ishin të pranishëm të gjithë ekipet pjesëmarrës. Pjesë e aktivitetit “2024 ITF/Tennis Europe 14&U Development Championships, 12&U Training Camp and Tennis Europe Junior Tour 12&U Development Championships” ishin edhe lojtarët shqiptarë: Alex Prifti, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni dhe Nergis Nikprelaj, shoqëruar nga trajnerët Përparim Zano, Fahrudin Mehmedoviq dhe Gresi Bajri. Falenderojmë ITF dhe Tennis Europe për organizimin, si dhe lojtarët e trajnerët për punën e tyre, duke i uruar suksese të tjera në vazhdim!

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” Read More »

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenisti i talentuar Denis Gaba të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtarin tonë dhe përfaqësimin që do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Read More »

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship Read More »

Megan Latifaj fituese e “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 në Hollandë

Tenistja shqiptare Megan Latifaj shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 që u zhvillua në Hollandë. Ky ishte turneu i parë ndërkombëtar Tennis Europe për vitin 2023 ku Megaj Latifaj merr pjesë dhe arriti të fitojë 6 përballjet e saj njëra pas tjetrës. Megan arriti të mposhtë në finale kundërshtaren nga Hollanda, Venna Land me rezultatin 7-5, 6-2 duke u shpallur kështu fituese dhe premtuar shumë për të ardhmen si një teniste me prespektivë. I urojmë suksese të tjera në vazhdim!

Megan Latifaj fituese e “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 në Hollandë Read More »