Federata Shqiptare e Tenisit

“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses. Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52? (Mars 2022)

Turneu “Adriatic Doubles Cup” në Shkodër mbyllet me sukses

Përfundoi me sukses turneu “Adriatic Doubles Cup” i zhvilluar në Shkodër, me pjesëmarrjen e lojtarëve double nga klube sportive të Shqipërisë dhe më gjerë. Fituese në kategorinë Vajza Doubles u shpallën G.Bajri dhe J.Dani pas një përballje finale me R.Qinami dhe L.Deliu me rezultatin 6-1, 6-2. Ndërsa fitues në kategorinë Djem Doubles rezultuan E.Kollari dhe A.Suka nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me A.Sulo dhe T.Kaso që përfundoi me rezultatin 6-4,7-5. (Shkurt 2022)

“Shkodra Indoor” U12 dhe U16

Turneu “Shkodra Indoor” zhvilloi përballjet e kategorive U12 dhe U16 në datat 03-05 Dhjetor 2021 në qytetin e Shkodrës. Fituese në kategorinë U12 për vajza u shpall Anja DREKALOVIC nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me Nikoleta NAYDANOVA nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5; ndjekur nga Emili BILALI, Anjel HOXHA, Sara CAMAJ, Enki HYSENI. Në kategorinë U12 për djem fitues rezultoi Matija NIKIC nga Mali i Zi, i cili fitoi me rezultatin 6-4, 7-6(2) ndaj Alex PRIFTI nga Shqipëria; të ndjekur nga Ares FERHATI, Diar YMERI, Rei DAKOLI, Olger QARRI, Timoteo ARAPI, Denis GABA. Gresi BAJRI nga Shqipëria u shpall fituese në kategorinë U16 për vajza në një përballje me Altea HAJRIZI nga Kosova me rezultatin 6-1,6-1; ndjekur nga Juna DANI, Ena DORKOVIC, AnaTereza GULI, Ajri HOXHA, Lejla SIJARIC, Kejsi LOHJA. Për djem fitues në kategorinë U16 doli Skënder KATANA nga Mali i Zi kundrejt Drinor SHAMOLLI nga Kosova me rezultatin 6-1, 6-1. Organizimi ishte nën kujdesin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Dhjetor 2021)

Fituesit e kategorive U10, U1, U14 të turneut “Shkodra Indoor”

Përfundoi me sukses Turneu “Shkodra Indoor” i zhvilluar në datat 27-28 Tetor 2021, në qytetin e Shkodrës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Shkodra Tennis Club”. Në këtë turne morën pjesë 32 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U10 dhe U14. Vendin e parë në U10 për djem e fitoi Ares FERHATI, ndërsa për vajza triumfoi Eva Angelina RADOMAN. Vendin e parë në U14 për djem e fitoi Kledi GABA, i cili mposhti tenistin Damjan METHASANI me rezultatin me rezultatin 7-5, 7-5, të ndjekur nga Arlis MUKA dhe Denis GABA. Vendin e parë në U14 për vajza e meritoi Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes AnaTereza GULI me rezultatin 6-4, 6-4, ndjekur nga Emeli BILALI dhe Enki HYSENI. Organizim i bukur nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Nëntor 2021)

Përfundon turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” me disa fitues

Turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” që u mbajt në Shkodër në datat 23-24 Tetor, përfundoi pas një sërë përballjesh të forta. Në kategorinë U10 orange djem fitues rezultoi Martin BUSHATI, ndërsa në kategorinë U10 green djem u shpall fitues Arbër DANO pas një përballje me Ares FERHATI (4-0,2-4,10-6). Gjithashtu në kategorinë U10 green vajza fituese u shpall Iva CAMAJ e cila mundi Anjel HOXHA me rezultatin 0-4,4-3,10-7. Në kategorinë U14 djem, me rezultatin 6-0,6-4 fitues doli Salidin RAMA  kundrejt Kledi GABA. Në kategorinë U14 vajza, fituese rezultoi Ena DOBRKOVIC kundër Melinda MISLIMI me rezultatin 6-2,6-1. (Tetor 2021)

Turneu “ALBANIAN BOWL” U12 dhe U16 në Shkodër

Turneu “ALBANIAN BOWL” i zhvilluar në datat 16-17 Tetor në Shkodër përfundoi me disa fitues për kategorinë U12 dhe U16. Ky turne u organizua nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit me pjesëmarrjen e lojtarëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe tenistë nga Kosova, Mali i Zi etj. Në kategorinë U12 djem, fitues u shpall Alex PRIFTI që mposhti në përballje lojtarin Alen KATANA (6-2, 6-0), të ndjekur nga Arbër DANO dhe Timoteo ARAPI. Në kategorinë U12 vajza, fituese rezultoi Nikoleta NAYDANOVA e cila fitoi ndaj Learta MUHARREMI (6-3,2-6,10/5) të ndjekura nga Emili BILALI dhe Enki HYSENI. Në kategorinë U16 djem, fitues doli S.KATANA  që mundi në finale tenistin Regi HALILI (6-2, 6-1), të ndjekur nga Kledi GABA dhe Arlis MUKA. Në kategorinë U16 vajza, fituese u shpall Gresi BAJRI ndaj Rea QINAMI (6-4,6-0), ndjekur nga Juna DANI dhe Lejla SIJARIC. Përballjet në këtë turne ishin dinamike dhe plot emocion. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Tetor 2021)