Federata Shqiptare e Tenisit

players

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship Read More »

“Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14

Është përbyllur turneu “Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 24-25 Shkurt 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Rreth 52 pjesëmarrës ishin në këtë turne përveç nga Shqipëria ishin edhe nga Kosova e Mali i Zi. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 VAJZA Eva Angelina Radoman Jana Pesic U14 DJEM Ares Ferhati Heron Ajeti RED VAJZA Helia Hysaj Moana Tola RED DJEM Yll Karakashi Abel Curraj ORANGE VAJZA Guendalita Sterkaj Asia Mavriq ORANGE DJEM Matija Zivanovic Amri Sulejmani GREEN VAJZA Lena Raonic Filimona Radoman GREEN DJEM Kleis Rrota Dasli Kotrri Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

“Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14 Read More »

Masters 2023 – Të rritur – Fitues Kledi Gaba

“Masters 2023 – Të rritur” ishte turneu i rradhës i organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i NSP Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili përballi më të mirët e kategorisë së të rriturve. Fitues i këtij turneu u shpall Kledi Gaba me rezultatin 7-5 në finale ndaj finalistit Denis Gaba. I urojmë suksese të gjithëve!

Masters 2023 – Të rritur – Fitues Kledi Gaba Read More »

Përmbyllet edicioni i 15-të i turneut Shkodra Indoor

Ka përfunduar me sukses edicioni i 15-të i turneut ‘Shkodra Indoor 2023’ për kategoritë 30+ dhe 45+, i mbajtur gjatë datave 7-10 Dhjetor 2023 në bashkëpunim mes Shkodra Tennis Club, FSHT dhe Bashkinë Shkodër në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut të cilët i shtuan vlerë turneut. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: Kategoria e meshkujve 30+ Fitues- Granit Bajraliu Finalist- Gert Meta Kategoria e femrave 30+ Fituese- Maryna Jakuszewska Finaliste- Atila Uligaj Kategoria e meshkujve 45+ Fitues- Andrian Bleta Finalist- Vadim Naydanov Urime dhe suksese të gjithëve!

Përmbyllet edicioni i 15-të i turneut Shkodra Indoor Read More »

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues. “Masters U14” ishte turneu i rradhës i organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili përballi më të mirët e kategorisë U14 Vajza dhe Djem. Denis Gaba fitoi në finale ndaj finalistit Alex Prifti me rezultatin 6-3, 6-0. Anjel Hoxha fitoi në finale ndaj finalistes Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-2. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues Read More »

Kledi Gaba dhe Anatereza Guli fitues në turneun Shkodra Indoor 2023

Janë shpallur fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2023” për kategoritë U12 dhe U16 i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U16 DJEM Kledi Gaba Denis Gaba U16 VAJZA Anatereza Guli Ljubica Celebic U12 VAJZA Stasa Globarevic Glora Bushati Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Kledi Gaba dhe Anatereza Guli fitues në turneun Shkodra Indoor 2023 Read More »

Kupa e Pavarësisë 2023 (Të rritur), turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Kupa e Pavarësisë 2023” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar. Kledi Gaba shpallet fitues i kategorisë Të rritur Djem pas finales me Denis Gaba me rezultat 7-6(5), 7-5. Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë Të rritur Vajza pasi mundi në finale Elonia Gjata me rezultat 6-1, 6-3. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe gjyqtarin e turneut Kleid Vora të cilët në bashkëpunim me FSHT realizuan këtë turne në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë. Urojmë gëzuar festën e flamurit dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!

Kupa e Pavarësisë 2023 (Të rritur), turneu traditë shpall fituesit Read More »

“Shkodra Indoor 2023” ROG &U14 shpall fituesit

Turneu “Shkodra Indoor 2023” i kategorisë ROG dhe U14 i mbajtur në Adriatic Tennis Park në Shkodër, gjatë datave 18-19 Nëntor, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit shpalli fituesit. Rreth 50 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut e bënë edhe më të veçantë turneun. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 VAJZA Anjel Hoxha Enki Hyseni U14 DJEM Denis Gaba Alex Prifti RED VAJZA Helia Hysaj Rita Morina ORANGE VAJZA Hajdi Hysaj Llejna Bajrami ORANGE DJEM Dario Purija Matija Zivanovic GREEN VAJZA Nergis Nikprelaj Siara Tola GREEN DJEM Jonis Gaba Dasli Kotrri Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

“Shkodra Indoor 2023” ROG &U14 shpall fituesit Read More »

ITF/TE 14&U NATIONAL TRAINING CAMP në Tiranë

14&U NATIONAL TRAINING CAMP ka qenë kampi stërvitor i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me ITF – International Tennis Federation dhe Tennis Europe në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park në Tiranë. Në këtë kamp stërvitor morën pjesë trajnerë dhe lojtarë të grupmoshës U14 nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit kryesor Përparim Zano. Synimi i këtij projekti ishte rritja e cilësisë së performancës së lojtarëve të tenisit për turnetë e ardhshëm, por edhe të sjelljes së tyre brenda dhe jashtë fushës së tenisit. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.

ITF/TE 14&U NATIONAL TRAINING CAMP në Tiranë Read More »