Federata Shqiptare e Tenisit

players

Skerdi Hasa dhe Gresi Bajri, bursa olimpike nga KOKSH

Një lajm fantastik për tenisin Shqiptar. Dy lojtarët model në të gjithë drejtimet por veçanërisht në rezultatet kombëtare e ndërkombetare, sot ju akordua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bursa olimpike prej 200 US dollarë në muaj për 1 vit, Gresi Bajrit të “Shkodra Tenis” dhe Skerdi Hasa të “Tenis Teuta”. E para është renditur deri nr. 130 në botë për U14 ndërsa i dyti arriti të renditej deri nr. 174 në rankimin e kësaj moshe. Kjo i motivon për rezultate më të larta por vlejnë dhe si model për gjithë sportstët e tjerë të cilët vitet e fundit kanë arritur në një numër të konsideruehëm. I urojme suksese të mëtejshme të gjithë lojtareve të tenisit dhe veçanërisht falenderojmë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për mbështetjen e vazhdueshme në motivimin e talenteve dhe rritjen profesionale të tyre. (Gusht 2020)

Skerdi Hasa dhe Gresi Bajri, bursa olimpike nga KOKSH Read More »

“Technical Assistance Workshop” projekti i ITF dhe FSHT në Qendrën Kombëtare të Tenisit

Ne Qendren Kombetare te Tenisit, National Sport Park, Tirane u realizua pjesa e pare e projektit te FSHT ne bashkepunim me ITF “Technical Assistance Workshop”. Ky projekt u realizua me eksperte te trajnimit te tenisit nderkombetar profesor Aleksander Jürgens ne funksion te rritjes cilesore te lojtareve me te mire Junior dhe trajnerve perkates nga Tirana, Durresi, Shkodra, Korca, etj. Me ane te trajnimeve nga eksperte te niveleve te tilla lojtaret dhe trajneret arrijne te perditesohen zhvillojne anet teknike dhe taktike per te patur ecuri te metejshme. (Shtator 2019)

“Technical Assistance Workshop” projekti i ITF dhe FSHT në Qendrën Kombëtare të Tenisit Read More »