Federata Shqiptare e Tenisit

players

Fituesit e kategorive U10, U1, U14 të turneut “Shkodra Indoor”

Përfundoi me sukses Turneu “Shkodra Indoor” i zhvilluar në datat 27-28 Tetor 2021, në qytetin e Shkodrës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Shkodra Tennis Club”. Në këtë turne morën pjesë 32 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U10 dhe U14. Vendin e parë në U10 për djem e fitoi Ares FERHATI, ndërsa për vajza triumfoi Eva Angelina RADOMAN. Vendin e parë në U14 për djem e fitoi Kledi GABA, i cili mposhti tenistin Damjan METHASANI me rezultatin me rezultatin 7-5, 7-5, të ndjekur nga Arlis MUKA dhe Denis GABA. Vendin e parë në U14 për vajza e meritoi Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes AnaTereza GULI me rezultatin 6-4, 6-4, ndjekur nga Emeli BILALI dhe Enki HYSENI. Organizim i bukur nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Nëntor 2021)

Fituesit e kategorive U10, U1, U14 të turneut “Shkodra Indoor” Read More »

Turneu “ALBANIAN BOWL” U12 dhe U16 në Shkodër

Turneu “ALBANIAN BOWL” i zhvilluar në datat 16-17 Tetor në Shkodër përfundoi me disa fitues për kategorinë U12 dhe U16. Ky turne u organizua nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit me pjesëmarrjen e lojtarëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe tenistë nga Kosova, Mali i Zi etj. Në kategorinë U12 djem, fitues u shpall Alex PRIFTI që mposhti në përballje lojtarin Alen KATANA (6-2, 6-0), të ndjekur nga Arbër DANO dhe Timoteo ARAPI. Në kategorinë U12 vajza, fituese rezultoi Nikoleta NAYDANOVA e cila fitoi ndaj Learta MUHARREMI (6-3,2-6,10/5) të ndjekura nga Emili BILALI dhe Enki HYSENI. Në kategorinë U16 djem, fitues doli S.KATANA  që mundi në finale tenistin Regi HALILI (6-2, 6-1), të ndjekur nga Kledi GABA dhe Arlis MUKA. Në kategorinë U16 vajza, fituese u shpall Gresi BAJRI ndaj Rea QINAMI (6-4,6-0), ndjekur nga Juna DANI dhe Lejla SIJARIC. Përballjet në këtë turne ishin dinamike dhe plot emocion. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Tetor 2021)

Turneu “ALBANIAN BOWL” U12 dhe U16 në Shkodër Read More »

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult

Përfunduan me sukses finalet e kategorisë Adult të turneut ALBANIAN OPEN 2021 ku triumfuan Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri. Përballje të forta mes tenistëve shqiptarë. Rezart Cungu nga Ulqini  mundi në finale Arbër Sulstarovën nga Tirana me rezultatin 6-3, 6-0 ndërsa Gresi Bajri nga Shkodra fitoi me rezultatin 6-1,6-2 ndaj Aja Broqi nga Kosova. (Tetor 2021)

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult Read More »

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses. Pjesëmarrës në këtë turne ishin lojtarë nga vende të ndryshme të Europës, spikasin edhe 5 lojtarët shqiptarë si Gresi Bajri e Skerdi Hasa. Gresi BAJRI arriti deri në gjysmë finale në Doubles dhe deri në raundin e dytë në Singles. Ndërkohë po zhvillohen ndeshjet e turneut të dytë nga ITF World U18, ku Gresi BAJRI fitoi ndaj lojtares turke (e cila e eleminoi Gresin nga turneu i javës së shkuar) Ceylin IPEK me rezultatin 6-3, 6-2 dhe kaloi në raundin e dytë. Ndërsa Skerdi HASA u eliminua nga numri 1 i turneut, Vit KALINA pas një loje të fortë që u mbyll me rezultatin 6-4, 6-0 për lojtarin çek. Njekohesisht vijojnë ndeshjet Doubles ku presim edhe rezultate të kënaqshme. (Shtator 2021)

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses Read More »

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Vazhdojnë përballjet në turneun tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U16 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Lojtarë nga e gjithë Europa ndeshen për t’u shpallur fitues të kategorisë U16 në këtë turne. Mes tyre spikatet pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë si: Kledi Gaba, Joan Sura, Eno Hasa, Regi Halili, Rea Qinami, Gresi Bajri. 13 vjeçari shqiptar Kledi GABA  u mund me vështirësi nga lojtari serb Adrija KOJICIC me rezultatin e ngushtë 6-3, 7-5. Në përballjen e sotme lojtarja shqiptare Gresi BAJRI  dhuroi një ndeshje plot emocione duke fitouar me rezultatin 7-5, 6-3 kundër Esther BARAS MATEI nga Spanja. Gresi arrin kështu të kalojë në turin e tretë të këtij turneu duke rritur premisat për fitore te tjera. (Shator 2021)

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë

Po vazhdon dita e tretë e turneut të tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U14 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Tenisti shqiptar Kledi Gaba ka fituar me rezultatin 6-2,6-4 ndaj lojtarit grek Iason Lykos në turin e parë dhe në turin e dytë humbi ndaj numrit 3 të turneut, ukrainasit Pavel Vysotin. Ndësa shqiptari Arlis Muka ka humbur ndaj Gregor Stojnev nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-4, 6-3. Gjithashtu për femra, Keisi Kalushi u mund me rezulatin 6-3, 6-0 nga lojtarja italiane Bianca Cascia. Ndeshjet vazhdojnë. (Shtator 2021)

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu “National Sport Park Open” për moshat U12 meshkuj/femra. Fitues për meshkuj u shpall Aleksandar KONSTANTINOV  i cili u përball me Ilia ILIC me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese për femra u shpall Alexia Maria BRABETE , e cila u ndesh me Andreaa KURTA  dhe fitoi me reziltatin 7-6(5), 6-3. Ndërkohë Shqipëria pati rezultatin më të mirë në kategorinë Consolation, ku fitues u shpall Denis Gaba  kundrejt Ares Ferhati  duke fituar kështu me rezultatin 4-2, 4-2. Duke i uruar fitore të tjera lojtarëve, sidomos atyre shqiptarë, ndeshje të tjera cilësore na presin në turneun e rradhës U12 nga Tennis Europe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga e gjithë Europa, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë Read More »

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. (Korrik 2021)

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” Read More »