Federata Shqiptare e Tenisit

junior

Ares Ferhati në Gjysmëfinale të “Albania Open 2024 TE Junior Tour 14&Under”

Tenisti shqiptar Ares Ferhati dhe tenisti zvicerian Ivan Volkov arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour” U14, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Ferhati dhe Volkov mundën me rezultatin 7-5, 6-0 dyshen e tenistëve italianë Angelo Maria Picano dhe Alex Scarponi duke kaluar kështu në gjysmëfinale. Urime Aresit për arritjen e këtij rezultati dhe suksese në vijim!

Ares Ferhati në Gjysmëfinale të “Albania Open 2024 TE Junior Tour 14&Under” Read More »

Shkodra Open 2023, Gresi Bajri dhe Danial Spasov shpallen kampionë

Gresi Bajri dhe Danial Spasov shpallen kampionë të ITF World Tennis Tour Juniors ‘SHKODRA OPEN 2023’. Është përmbyllur turneu ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2023’ J30 Shkoder, i cili është zhvilluar gjatë datave 19-27 Gusht 2023.  Në finalen e vajzave në singles fituese doli Gresi Bajri nga Shkodra e cila mposhti tenisten nga Italia, Beatrice Veltri me rezultat 6-3 6-3. Ndërsa tek djemtë, Danial Spasov nga Bullgaria arriti ta mposhtë tenistin italian, Marco Bavaro në tre sete 3-6 6-3 7-5. Në ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm: nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Rudin Beka, presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Klaus Bardeli, përfaqësuesit e Adriatic Tennis Park, Gëzim Galiqi dhe Bled Bilalli të cilët ndanë trofetë për fituesit dhe finalistët. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan që ky turne i organizuar për herë të parë në Shkodër të realizohet me sukses.

Shkodra Open 2023, Gresi Bajri dhe Danial Spasov shpallen kampionë Read More »

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë

Falë mbështetjes së International Tennis Federation nëpërmjet programit “JTI – Junior Tennis Initiative”, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me klubin Tennis Korça organizuan në qytetin e Korçës Festivalin Veror të Tenisit. Fëmijët e qytetit të Korçës u argëtuan me aktivitetet e organizuara, shumë prej të cilëve patën fatin të luajnë tenis për herë të parë. Ky festival do të pasohet nga shumë të tjerë në qyteta të tjera të Shqipërisë.

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë Read More »