Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”, Antalia,Turqi

Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, Antalia,Turqi. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij kompeticioni të rëndësishëm ndërkombëtar, dy tenistët shqiptarë të ekipit kombëtar U14 u nderuan me medalje si gjysmëfinalistë në përballjet dyshe (doubles), përgjatë javës së parë dhe të dytë. Medaljet ju dorëzuan nga Vitor Cabral – Drejtor i Zhvillimit ITF për Evropën, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. I urojmë shumë suksese Arbrit dhe Aresit si dhe gjithë lojtarëve të ekipit tonë U14 dhe U12 së bashku me trajnerin U14 Tedi Kaso dhe trajnerët U12 Joan Koti e Blearta Ukëhaxhaj, që dhanë më të mirën e tyre në këtë aktivitet.

Jonis Gaba në Gjysmëfinale në përballjet Singles dhe Doubles në Antalia

Jonis Gaba në Gjysmëfinale në përballjet Singles dhe Doubles të kampionitit “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” që po zhvillohet në Antalia,Turqi. Gaba ka arritur të mund tenistin Heron Ajeti nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-2, duke i siguruar vetes vendin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Në Gjysmëfinale tenisti shqiptar do të ndeshet me tenistin malazez Matija Stankivic. Në përballjet Singles Vajza, Nergis Nikprelaj nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale pasi u mund me rezultatin 6-1,6-0, nga tenistja Amajla Kadric nga Bosnje Hercegovina. Në ndeshjet doubles Djem, Jonis Gaba dhe Heron Ajeti do të ndeshen me dyshen Luka Jorjadze nga Gjeorgjia dhe Yigit Uras Yildirim nga Turqia. Ndërsa në ndeshjet doubles Vajza, Nergis Nikprelaj dhe Jamila Huseybzade nuk kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinale. I urojmë suksese të tjera ekipit tonë U12 dhe fitore në vazhdim!

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin Bushati shpallet finalist i kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” në Antalia të Turqisë. Tenistit shqiptar ju akordua medalja e finalistit nga Vitor Cabral (The ITF Development Officer – Europe) në ceremoninë përmbyllëse ku ishin të pranishëm të gjithë ekipet pjesëmarrës. Pjesë e aktivitetit “2024 ITF/Tennis Europe 14&U Development Championships, 12&U Training Camp and Tennis Europe Junior Tour 12&U Development Championships” ishin edhe lojtarët shqiptarë: Alex Prifti, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni dhe Nergis Nikprelaj, shoqëruar nga trajnerët Përparim Zano, Fahrudin Mehmedoviq dhe Gresi Bajri. Falenderojmë ITF dhe Tennis Europe për organizimin, si dhe lojtarët e trajnerët për punën e tyre, duke i uruar suksese të tjera në vazhdim!

Martin Bushati në finale të “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin BUSHATI arrin në finale të kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Tenisti shqiptar Martin BUSHATI së bashku me bashkëlojtarin nga Mali i Zi, Matija STANKOVIC fituan me rezultatin 7-6(4), 6-3 në përballje me dyshen Bogdan-Vasile CARAUS nga Moldavia dhe Javid MAMMADLI nga Azerbajxhani. Kjo fitore i siguroi kalimin në finale të këtij kampionati ku do të përballen me Giorgi KINTSURASHVILI nga Gjeorgjia dhe Berke VITER nga Turqia. I urojmë fitore dhe suksese të tjera Martinit!

Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1: Në përballjet dyshe Femra, tenistet shqiptare Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI arritën të kalojnë në çerekfinale pasi mundën dyshen nga Armenia, Maria AZIZYAN dhe Gayane BZNUNI me rezultatin 4-6, 6-2, 10-6. Ndërsa në çerekfinale ato do të ndeshen me dyshen nga Turqia, Ayse BAL dhe Ecrin Lal YAVUZ. I urojmë suksese vajzave shqiptare!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!