Federata Shqiptare e Tenisit

gresi bajri

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës. Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022. Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi Read More »

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022”

Përfundon turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Sot u zhvilluan finalet ku fituese për kategorinë Vajza Singles u shpall Maria de la Paz Alberto nga Spanja kundrejt tenistes nga Belgjika, Katarina Kujovic me rezultatin 3-6, 6-3, 2-6. Fitues për kategorinë Djem Singles u shpall Filip Gabriel Bara nga Rumania me rezultatin 2-6, 6-1, 5-7 ndaj kundërshtarit të tij Nicolo Consonni nga Italia. Gjithashtu fituese në kategorinë Vajza doubles u shpallën Ingkar Dyussebay dhe Dilnaz Mashabayeva nga Kazakistani kundrejt Gresi Bajri nga Shqipëria dhe tenistja nga Maqedonia e Veriut Iva Daneva me rezultatin 6-2, 6-2. Ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues dolën Filip Gabriel Bara nga Rumania dhe Lorenzo Comino nga Italia me rezultatin 7-6(4), 7-5 ndaj Joao Benvenutti nga Brazili dhe Gabriele Crivellaro nga Italia. Finalet e ndoqën nga një numër i madh tifozësh. Në ceremoninë e shpërndarjes së trofeve të fituesve ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, z.Alvaro Renedo Zalba, zv. ambasadori i Spanjës dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit z. Ferdinand Sulo. Ceremonia e ndarjes së trofeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit z.Klaus Bardeli. Ky turne ishte një nga 6 turnetë e tjerë botëror dhe evropian të kategorive U12, U14, U16 dhe U18 të zhvilluar këtë vit në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë ku mblodhën rreth 400 tenistë nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve rreth 30 tenistë shqiptarë ku vlen të përmenden Gresi Bajri, Valentina Merku, Rea Qinami, Regi Halili, Damian Methasani, Joan Sura, Arlis Muka, Amina Xhaferi, Kledi Gaba, Ajri Hoxha, Denis Gaba, Alex Prifti, Ditan Mulliqi, Enki Hyseni, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Arbër Dano, Ariel Sulovari, Olger Qarri, Kaltër Qordja etj. Këto shifra pjesëmarrje janë historike për eventet e tenisit në Shqipëri si dhe rezultatet e arrituara nga tenistët shqiptarë flasin vetë. Kujtojmë që tenistja jonë Gresi Bajri arriti të shpallet fituese e turneut “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles si dhe finaliste në kategorinë Doubles të turneut ndërkombëtar “J5 Tirana Open – ITF 2022”. Po ashtu tenistja Rea Qinami doli finaliste në turneun ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rezultate të mira kishte edhe nga tenistë të tjerë si Valentina Merku ku arriti në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës në këto turne ndërkombëtar për ndeshjet spektakolare dhe emocionet e bukura që dhuruan e sidomos tenistët shqiptarë për fitoret e tyre dhe i urojmë suksese të tjera në vijim.

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” Read More »

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour! Read More »

Inaugurohet kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park në Shkodër

Në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit, u inaugurua këtë fundjavë kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park. Adriatic Tennis Park, e përfaqësuar nga drejtuesi i tij Z. Gëzim Galiqi, dhe Shkodra Tennis Club, e përfaqësuar nga Presidenti, Z. Mark Gjeka, trajneri Dino Mehmedoviq dhe kampionia Gresi Bajri, mikpritën dhe përshëndetën ngrohtësisht personalitetet, miqtë dhe të ftuarit e shumtë. Mbajtën fjalimet e rastit Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Zj. Voltana Ademi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Ferdinand Sulo, Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Z. Jeton Hadërgjonaj, anëtari i bordit të zhvillimit Tennis Europe, Z. Shkëlzen Domi dhe drejtori i Bellevue Club, Z. Senad Tafa. Shqipërisë i bashkohet një mundësi e artë për zhvillimin e talenteve të reja në sportin e tenisit, me krijimin e këtij kompleksi të mrekullueshëm tenisi në veri të vendit. Federata Shqiptare e Tenisit i uron shumë suksese Adriatic Tennis Park dhe i ofron mbështetjen në çdo projekt në të ardhmen.

Inaugurohet kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park në Shkodër Read More »

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult

Përfunduan me sukses finalet e kategorisë Adult të turneut ALBANIAN OPEN 2021 ku triumfuan Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri. Përballje të forta mes tenistëve shqiptarë. Rezart Cungu nga Ulqini  mundi në finale Arbër Sulstarovën nga Tirana me rezultatin 6-3, 6-0 ndërsa Gresi Bajri nga Shkodra fitoi me rezultatin 6-1,6-2 ndaj Aja Broqi nga Kosova. (Tetor 2021)

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult Read More »

Gresi BAJRI finaliste e kampionatit ndërkombëtar “AVA Cup – Tennis Europe – U16”, në Tiranë

Gresi mposht me rezultatin 6-1, 7-5 lojtaren Yelyzaveta CHAINKOVA nga Ukraina  në një ndeshje tejet të fortë dhe plot emocion. Kjo fitore e çon lojtaren shqiptare në finalen për kategorinë “Girls Singles 16 Main Draw” ku do të përballet me Aleksandra STEVANOVIC nga Serbia ditë e nesërme. (Shtator 2021)

Gresi BAJRI finaliste e kampionatit ndërkombëtar “AVA Cup – Tennis Europe – U16”, në Tiranë Read More »

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. (Korrik 2021)

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” Read More »

Gresi Bajri në finale double të “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe FSHT

Dyshja Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) u mposhtën në finalen e kategorisë e ndeshjeve në dopjo për vajza në turneun U18, “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit në ambjentet e National Sport Park në Tiranë nga dyshja  Yuna KADOVAKI (JPN), Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1:6, 0:6. Një arritje e shkëlqyer e tenistes sonë që së bashku me partneren e saj nga Maqedonia e veriut mposhtën në gjysmëfinale dyshen Scarlett NICHOLSON (CAN), Ana Maria TORNEAN (ROU) me rezultatin 6:1, 6:3. Ky rezultat përbën një rezultat historik ku një teniste shqiptare arin në një finale të një turneu ITF. (Maj 2021)

Gresi Bajri në finale double të “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe FSHT Read More »