Federata Shqiptare e Tenisit

gresi bajri

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open”

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open” për kategorinë U18 në Bosnje Hercegovinë. Bajri arrin të mposhtë në çerekfinale kundërshtaren e saj nga Suedia Zoe Kaegi me rezultatin 6-4, 6-7, 6-1 dhe kalon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të fortë. Gjithashtu Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale edhe në kategorinë Girls Doubles pasi ajo dhe Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut fitojnë me rezultatin 3-6, 6-2,10-8 ndaj dyshes Maria Ivankovic nga Kroacia dhe Asja Salkanovic nga Bosnje Hercegovina. Edhe pse nuk arrin dot finalen në Singles pasi mundet nga tenistja Polina Kaibekova, megjithatë loja e Gresi Bajrit përgjatë këtij turneu ishte e admirueshme! Falenderojmë Gresin për përfaqësimin dinjitoz që i bën kombit tonë në çdo aktivitet tenisi. Suksese të tjera!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open” Read More »

Gresi Bajri fituese në Doubles “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”.

Gresi Bajri fituese në turneun botëror “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”. Gresi arrin të rrëmbejë trofeun e kategorisë Vajza Doubles pasi në finale së bashku me Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut mundën dyshen Emira Diabate nga Côte d’Ivoire dhe Sue-Lan Taravella nga Kanadaja me rezultatin 6-0, 6-3. Kjo shënon një tjetër sukses për tenisten shqiptare Gresi Bajri e cila në çdo turne ndërkombëtar së fundi arrin të marrë fitore. I urojmë Gresit sukses dhe fat në vijim!

Gresi Bajri fituese në Doubles “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”. Read More »

Gresi Bajri në Gjysmëfinaliste në “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”

Gresi Bajri në Gjysmëfinale të turneut botëror “National Sport Park Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”. Gresi arrin të mposhtë kundërshtaret e saj me rradhë në kategorinë U18 Vajza, dhe së fundi ajo mund tenisten serbe Aleksandra Stevanovic me rezultatin 6-4, 7-6 (7-5), duke i siguruar vetes gjysmëfinalen e këtij turneu të rëndësishëm.

Gresi Bajri në Gjysmëfinaliste në “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022” Read More »

Përfundoi me sukses turneu botëror U18 “NSP OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour”.

Makar Krivoshchekov u shpall fitues në kategorinë Djem Singles pasi mundi në finale Stefanos Pournaropoulos nga Greqia, me rezultatin 6-3,6-3. Në kategorinë Vajza Singles fituese rezultoi Kate Mansfield nga SHBA, e cila mundi 7-6(5), 7-6(4) kundërshtaren greke Alexandra Panagiotidou. Në kategorinë Djem Doubles fitues u shpall dyshja greke Angelos Avgeris dhe Stefanos Pournaropoulos kundër dyshes Sevan Bottari nga Italia dhe Makar Krivoshchekov, me rezultatin 6-2, 6-3. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese dolën Ceylin Ipek nga Turqia dhe Alexandra Panagiotidou me rezultat 2-6, 6-3, 10-6 kundër dyshed Zeynep Ilker nga Turqia dhe Kate Mansfield nga SHBA. Kujtojmë që në këtë turne paraqitje tejet cilësore bënë edhe tenistet shqiptare ku Gresi Bajri dhe Valentina Merku të cilat rezultuan çerekfinaliste në kategorinë Singles dhe Rea Qinami dhe Valentina Merku çerekfinaliste në kategorinë Doubles. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!  

Përfundoi me sukses turneu botëror U18 “NSP OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour”. Read More »

“NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour” në Tiranë

Po zhvillohet turneu botëror “NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour” në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Rreth 250 lojtarë nga vende të ndryshme të botës si Belgjikë, Australi, SHBA, Kanada, Brazil, Côte d’Ivoire, Suedi, Britani e Madhe etj. janë të përfshirë në këtë turne botëror. Gjithashtu, Gresi Bajri, Kledi Gaba, Regi Halili, Valentina Merku, Rea Qinami janë tenistë shqiptarë që marrin pjesë në “NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour”.

“NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour” në Tiranë Read More »

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16. Tenistja jonë kampione Gresi Bajri shpallet fituese pas finales me rezultat 6-3, 6-3 ndaj Sofiya Shymanska nga Ukraina. Fitoret e Gresi Bajrit tashmë janë të njëpasnjëshme! Ky ishte turneu i parë “Tennis Europe Junior Tour” i realizuar në qytetin e lindjes së Gresit, në Shkodër. Fitues në kategorinë Singles Djem u shpall Nikola Jovic nga Serbia pasi mundi në finale Vuk Krstajic nga Mali i Zi. Gjatë këtij turneu kishte rezultate të mira edhe nga tenistë të tjerë shqiptarë. Rea Qinami gjysmëfinaliste në Singles Vajza, Ajri Hoxha arriti të kalojë në Roundin e 2-të, Kledi Gabi kalon në Raundin e 2-të dhe shpallet gjysmëfinalist në Doubles Djem. Gresi Bajri në këtë turne ndërkombëtar shpallet fituese në kategorinë Singles dhe Doubles për vajza. I urojmë suksese në vazhdim Gresit e tenistëve të tjerë shqiptarë dhe atyre pjesëmarrës!

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16 Read More »

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18

Suksesi i Gresi Bajrit në “J5 Peja – ITF WTT Juniors” shënon për herë të parë marrjen e trofeut të fituesit në Doubles nga një lojtar shqiptar në një turne botëror U18. Gresi Bajri arrin në çerekfinale në Singles dhe shpallet fituese në Doubles për Vajza së bashku me tenisten greke Alexandra Magia, pas fitores në finale kundër dyshes Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe Ana Mitevska nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1-6, 6-1, 12-10. Gresi fitoi 2 raunde të këtij turneu pas përballjesh të forta në Singles, si fillim me rezultatin 7-6(4), 6-1 ndaj tenistes malazeze Petra Mirkovic dhe raundin tjetër ndaj një prej tenisteve më të mira turke Melisa Ugur, me rezultatin 6-3, 6-4. Performanca e Gresi Bajrit në këtë turne botëror të zhvilluar në Pejë të Kosovës ishte e mekullueshme. Fitoret e tenistëve shqiptar tregojnë progres dhe nivel të admirueshëm, me rezultate që nuk janë arritur më parë në tenisin shqiptar, siç është edhe fitorja e Gresit së fundi. Krenar për teniste si Gresi Bajri dhe i urojmë suksese të tjera!

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18 Read More »

BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias

“BILLIE JEAN KING CUP” Kombëtarja shqiptare e vajzave me fitore të shkëlqyer ndaj ekipit kombëtar të Kenias. Ditën e sotme në kampionatin botëror të femrave, ekipi shqiptar i vajzave u përball me ekipin e Kenias duke fituar me rezultatin 2-1 Është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në kampionatin botëror të femrave dhe arritjet e tenisteve tona janë për t’u vlerësuar. Ndërkohë ekipi shqiptar i vajzave zë vendin e dytë në grup dhe është në pritje të shortit që do të përcaktojë përballjen e rradhës, që do ndikojë në rankimin botëror të ekipit tonë. I urojmë suksese të tjera vajzave tona!

BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias Read More »

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kristal Dule dhe Martin Muedini nuk kaluan dot raundin e parë pas përballjeve me tenistë me rankim të lartë, ndërkohë tenistja Gresi Bajri u mund në raundin e dytë. Të pranishëm në Oran të Algjerisë për të ndjekur ndeshjet e përfaqësuesve shqiptarë ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha dhe gjithë delegacioni i KOKSH, trajnerë dhe lojtarë. I urojmë fat dhe suksese tenistëve shqiptarë në garat e tjera ndërkombëtare!

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” Read More »

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri

Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave. Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri Read More »