KAMPI STËRVITOR KOMBËTAR U14 2025

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me ITF (International Tennis Federation) dhe Tennis Europe, organizoi edhe këtë vit Kampin Stërvitor Kombëtar 14&U 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë disa ditëve intensive, kampi mblodhi lojtarë dhe trajnerë të grupmoshës U14 nga e gjithë Shqipëria, të udhëhequr nga trajneri kryesor Përparim Zano, me asistencën e trajnerëve nga qytete të ndryshme të vendit. Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i performancës sportive të lojtarëve për turnetë e ardhshëm, si dhe zhvillimi i sjelljes së tyre sportive, brenda dhe jashtë fushës. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët dhe trajnerët që kontribuan në suksesin e këtij kampi.
Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur

Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit dhe finalistë Të Rritur: Të Rritur Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 3-6, 7-5, 6-4 ndaj finalistit Martin Muedini. Të Rritur Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-1 ndaj finalistes Anjel Hoxha. Gjysmëfinalistë Djem: Genajd Shypheja & Alex Prifti. Gjysmëfinaliste Vajza: Ola Dano & Ariel Sulovari. Fituesve, finalistëve dhe gjysmëfinalistëve Të Rritur ju shpërndanë edhe Premiot respektive. Fituesit dhe finalistë U12: U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj finalistit Floid Kaso. U12 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 6-4, 5-7(3-10) ndaj finalistes Nergis Nikprelaj. Fituesve dhe finalistëve U12 ju shpërndanë dhuratat përkatëse. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
Glora Bushati shpallet fituese e ADRIATIC TENNIS PARK 2025 14&U

Është zhvilluar turneu “Adriatic Tennis Park 2025” për grupmoshën U14 për vajza nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Fituese doli Glora Bushati pasi në finale mposhti tenisten nga Rusia, Nika Kolokolova në fazen e eleminimit. Urime dhe suksese!
Doubles Tournament 2025

Turneu “Doubles Tournament 2025” përfundon me sukses. Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi turneun “Doubles Tournament 2025” për kategorinë Meshkuj dhe Femra – Doubles/Mixed Doubles, gjatë kësaj fundjave,18-19 Tetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit e kategorive kryesore ishin: -Meshkuj Doubles Fitues: Martin Muedini & Genajd Shypheja Finalistë: Andrian Bleta & Mildon Kumaraku Rezultati: 6-4,6-2 -Femra Doubles Fituese: Ariel Sulovari & Learta Muharremi Finaliste: Juna Këllezi & Lubiana Saja Rezultati: 6-1,6-1 -Miks Doubles Fitues: Burim Çitaku & Learta Muharremi Finalistë: Redin Popa & Elonia Gjata Rezultati: 6-1,6-1 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Ares Ferhati në finalen e Tennis Europe U16 – Podgorica Universal Capital Open

Tenisti shqiptar Ares Ferhati në finalen e Tennis Europe U16 – Podgorica Universal Capital Open, kategoria Boys Doubles. Ares, së bashku me partnerin sllovak Matteo Sanson, dhanë një paraqitje të shkelqyer, duke u rënditur në vendin e dytë pas një finaleje të bukur kundër Pavle Vukosavljević (MNE) & Oliver Krupa (POL) me rezultatin 6-3, 6-2. Federata Shqiptare e Tenisit i uron Aresit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij!
Alex Prifti & Anjel Hoxha në U18 dhe Floid Kaso & Nergis Nikprelaj në U12 – fitues të “DURRËS TOURNAMENT 2025

Është përmbyllur turneu “DURRËSI TOURNAMENT” për kategorinë U12 dhe U18 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U18 Djem Fitues: Alex Prifti Finalist: Tedi Teferiçi Rezultati: 6-3, 6-0 U18 Vajza Fituese: Anjel Hoxha Finaliste: Hajdi Hysaj Rezultati: 6-0, 6-1 U12 Djem Fitues: Floid Kaso Finalist: Serzh Balluku Rezultati: 6-0, 6-2 U12 Vajza Fituese: Nergis Nikprelaj Finaliste: Katalea Preni Rezultati: 6-0, 6-0 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Turneu TIRANA OPEN – SENIOR 2025 shpall fituesit

Turneu TIRANA OPEN – SENIOR 2025 (+30, +40, +50) për Meshkuj dhe Femra shpall fituesit! Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun kombëtar “Tirana Open – Senior”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Fituesit e kategorive kryesore ishin: -Meshkuj +30 Fitues: Genajd Shypheja Finalist: Erarbër Dervishi Rezultati: 6-0,6-2 -Meshkuj +40 Fitues: Florian Dabulla Finalist: Loris Hanxhari Rezultati: 7-6(4), 6-2 -Meshkuj +50 Fitues: Andrian Bleta Finalist: Doruk Gurkan Rezultati: 6-4, 6-3 -Femra +30 Fitues: Anila Kaloci Finalist: Irena Dimushi Rezultati: 7-5, 6-1 Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të këtij turneu!
Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar ITF MASTERS MT100 SHKODER 2025

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar ITF MASTERS MT100 SHKODER 2025 organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë datave 2-5 Tetor 2025. Turneu ndërkombëtar ITF Masters MT100 Shkoder 2025, kishte pjesëmarrës përveç nga Shqipëria edhe nga Kosova, Kroacia, Gjermania, Australia, Franca, Estonia, Anglia, Spanja e Rusia. Në një atmosferë pozitive tenistët garuan në 9 kategori të ndryshme. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Fituese: Xhesjona Mamutaj Finaliste: Lubiana Saja Women’s Singles 40+ Fituese: Xheni Cani Finaliste: Ollga Hodaj Men’s Singles 30+ Fitues: Granit Bajraliu Finalist: Nikolaev Svyatoslav Men’s Singles 40+ Fitues: Mario Eckardt Finalist: Genc Cakciri Men’s Singles 50+ Fitues: Andrian Bleta Finalist: Arjan Shanaj Men’s Singles 60+ Fitues: David Smith Finalist: Mejdi Rexhepi Men’s Doubles 30+ Fitues: Mildon Kumaraku/Andrian Bleta Finalist: Taulant Rexhepi/ Gert Meta Men’s Doubles 40+ Fitues: Andi Bilali/ Bledi Bilali Finalist: Denis Bashli/Doruk Gurkan Mix Doubles Fitues: Lubiana Saja/ Besmir Canaku Finalist: Xhesjona Mamutaj/ Vasillaq Kristo Urime të gjithëve!
Turneu Ndërkombëtar ITF “ALBANIA Open J60” përmbyllet me sukses në Tiranë!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J60 “ALBANIA Open”, i cili u zhvillua nga 27 Shtator deri më 4 Tetor 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles U18 Hugo Pawel Rytelewski (POL) mposhti Charlie Bazil (SUI) me rezultatin 6-1, 3-6, 6-1. Girls Singles U18 Defne Aydemir (TUR) mposhti Marina Markina (LAT) me rezultatin 7-5, 6-1. Boys Doubles U18 Carlo Paci/Edoardo Pagnoni (ITA) fituan ndaj Attila Montague (USA)/Mattia Pescosolido (ITA) me rezultatin 6-2, 6-3. Girls Doubles U18 Marina Markina (LAT)/Kristyna Prikrylova (CZE) fituan ndaj Timea Gross (SVK)/Laura Masarykova (SVK) me rezultatin 7-6(2), 6-1. Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!
Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar TEJT ‘Shkodra Open 2025’

Arbër Dano shpallet finalist Doubles në turneun Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3. Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club organizoi me sukses turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 22- 26 Shtator, në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë djem dhe vajza tenistë nga shtete të ndryshme të botës. Tenisti shqiptar Arbër Dano së bashku me tenistin malazez Petar Stankovic u shpallën finalist në përballjet Doubles pas një ndeshje të fortë me dyshen Ivan Pyachura nga Rusia dhe Darius Alexandru Ratiu nga Romania me rezultatin 7-6, 6-2. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive ishin: Girls Singles Winner: Valeria Sokal Finalist: Maria Terpelyuk Boys Singles Winner: Ben Arjen Wenger Finalist: Ivan Pyachura Girls Doubles Winners:Nadja Knezevic/ Maria Terpelyuk Finalists: Anesa Ismajli/ Albina Khabibullina Boys Doubles Winners: Ivan Pyachura/ Darius Alexandru Ratiu Finalists: Arben Dano/ Petar Stankovic Urime tenistin tonë Arbër Dano dhe të gjithë pjesëmarrësve e shumë suksese në vazhdim!