Federata Shqiptare e Tenisit

fsht

Shpallen fituesit e turneut “NSP Junior” U10, U12,U14

Turneu “NSP Junior” U10, U12,U14 për vajza dhe djem u mbyll me sukses. Fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Jonis GABA pas një finaleje plot emocion përballë Martin BUSHATI, që përfundoi me rezultatin 5-4(4), 1-4, 10/8. Fituese e kategorisë U10 për vajza rezultoi Hana VESELI me rezultat 9-4, 10-8 përballë finalistes Nergis NIKPRELAJ. Në kategorinë U12 fitues për djem u shpall Alex PPRIFTI me rezultatin 6-1 përballë Ares FERHATI dhe për vajza fituese doli Learta MUHARREMI me rezultatin 6-2 ndaj finalistes Enki HYSENI. Fitues në kategorinë U14 për djem, pas një finaleje me rezultatin 6-2,3-6,6-4 u shpall Kledi GABA përballë Damian METHASANI. Ndërsa fituese në kategorinë U14 për vajza u shpall Altea HAJRIZI me rezultatin 6-1,6-3 përballë finalistes Learta MUHARREMI. Emocione të bukura u përcollën në këtë turnetë organizuar nga Tennis Eralb Club dhe Federata Shqiptare e Tenisit, me pjesëmarrje të gjerë dhe të larmishme. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Shkurt 2022)

Shpallen fituesit e turneut “NSP Junior” U10, U12,U14 Read More »

Turneu “Adriatic Doubles Cup” në Shkodër mbyllet me sukses

Përfundoi me sukses turneu “Adriatic Doubles Cup” i zhvilluar në Shkodër, me pjesëmarrjen e lojtarëve double nga klube sportive të Shqipërisë dhe më gjerë. Fituese në kategorinë Vajza Doubles u shpallën G.Bajri dhe J.Dani pas një përballje finale me R.Qinami dhe L.Deliu me rezultatin 6-1, 6-2. Ndërsa fitues në kategorinë Djem Doubles rezultuan E.Kollari dhe A.Suka nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me A.Sulo dhe T.Kaso që përfundoi me rezultatin 6-4,7-5. (Shkurt 2022)

Turneu “Adriatic Doubles Cup” në Shkodër mbyllet me sukses Read More »

Shpallen fituesit e “Shkodra Indoor Senior 2021”.

Adrian BLETA  shpallet fitues i kategorisë +45, duke mundur në finale Andi BILALI me rezultatin 2-6,6-2 10/5, ndjekur nga Sokol HOXHA dhe Shpetim HOXHA. Senad TAFA rezulton fitues i kategorisë +35, pas fitores në finale ndaj Miron RADOVICKA me rezultatin 6-1,6-3, të ndjekur nga Genci ÇAKÇIRI dhe Adnan SUKA. Në këtë turne morën pjesë 49 lojtarë dhe organizimi ishte ndërmjet FSHT dhe Shkodra Tennis Club, nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Dhjetor 2021)

Shpallen fituesit e “Shkodra Indoor Senior 2021”. Read More »

Ekipi shqiptar në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe, Antalia, Turqi.

Në Antalia të Turqisë, më datë 10-20 Dhjetor 2021, ekipi kombëtar shqiptar i moshave U12 dhe U14 marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe. Ekipi kombëtar i moshave U12 vajza dhe djem po merr pjesë në aktivitetin “12&Under ITF/Tennis Europe Training Camp” dhe ekipi kombëtar i moshave U14 vajza dhe djem në “14&Under ITF/Tennis Europe Development Championships”. Ekipi shqiptar U14 përbëhet nga lojtarët: Ajri Hoxha, Amina Xhaferri, Kledi Gaba, Alex Prifti, të udhëhequr nga trajneri Maksim Prifti. Ndërsa ekipi shqiptar U12 përbëhet nga: Emeli Bilali dhe Alex Prifti, nën udhëheqjen e trajnereve: Elda Vukatana dhe Nikoleta Peti. I urojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz! (Dhjetor 2021)

Ekipi shqiptar në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe, Antalia, Turqi. Read More »

Kampionati Kombëtar Ekipor i Tenisit, për herë të parë në Shqipëri. Vijojnë përballjet.

KAMPIONATI EKIPOR: Pas humbjes së “Tennis Tirana” ndaj “Tennis Plus E&M” me rezultatin 3-0, dje dhe sot u zhvilluan ndeshjet ekipore ndërmjet “Tennis Plus E&M” dhe “Shkodra Tennis” përkatësisht në Durrës dhe në Shkodër ku në të dyja përballjet fitoi “Shkodra Tennis” me rezultatin 2-1. Ndeshjet ishin me rivalitet të fortë e plot emocion. Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet ndërmjet “Tennis Teuta”, “Tennis Korça” dhe “Tennis Eralb Club(NSP)”. (Dhjetor 2021)

Kampionati Kombëtar Ekipor i Tenisit, për herë të parë në Shqipëri. Vijojnë përballjet. Read More »

“Shkodra Indoor” U12 dhe U16

Turneu “Shkodra Indoor” zhvilloi përballjet e kategorive U12 dhe U16 në datat 03-05 Dhjetor 2021 në qytetin e Shkodrës. Fituese në kategorinë U12 për vajza u shpall Anja DREKALOVIC nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me Nikoleta NAYDANOVA nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5; ndjekur nga Emili BILALI, Anjel HOXHA, Sara CAMAJ, Enki HYSENI. Në kategorinë U12 për djem fitues rezultoi Matija NIKIC nga Mali i Zi, i cili fitoi me rezultatin 6-4, 7-6(2) ndaj Alex PRIFTI nga Shqipëria; të ndjekur nga Ares FERHATI, Diar YMERI, Rei DAKOLI, Olger QARRI, Timoteo ARAPI, Denis GABA. Gresi BAJRI nga Shqipëria u shpall fituese në kategorinë U16 për vajza në një përballje me Altea HAJRIZI nga Kosova me rezultatin 6-1,6-1; ndjekur nga Juna DANI, Ena DORKOVIC, AnaTereza GULI, Ajri HOXHA, Lejla SIJARIC, Kejsi LOHJA. Për djem fitues në kategorinë U16 doli Skënder KATANA nga Mali i Zi kundrejt Drinor SHAMOLLI nga Kosova me rezultatin 6-1, 6-1. Organizimi ishte nën kujdesin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Dhjetor 2021)

“Shkodra Indoor” U12 dhe U16 Read More »

Takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi

Një takim me Ministren e Sportit Znj. Evis Kushi u zhvillua sot me përfaqësues të KOKSH, Presidentit z. Fidel Ylli dhe Sekretarit të Përgjithshëm z.Gerti Shima. Të pranishëm ishin Presidenti i FSHT, z.Ferdiand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli si dhe Presidentit të Komitetit Olimpik, njëkohësisht Zv.Presidentit të Federatës së Tenisit në Sri Lanka, z.Suresh Subramaniam. Në takim u diskutua për përmirësimin e legjislacionit shqiptar për sportin dhe mbështetjen e tenisit shqiptar me strategji zhvillimore. Rëndësi e veçantë ju dha bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Federatës së Tenisit të Sri Lankës. (Dhjetor 2021)

Takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi Read More »

Presienti i KOKSH, Fidel Ylli mirëpret Suresh Subramaniam dhe FSHT

U zhvillua me ftesë të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli ndërmjet Presidentit të Komitetit Olimpik njëkohësisht Zv.Presidentit të Federatës së Tenisit në Sri Lanka, z.Suresh Subramaniam dhe përfaqësuesve të FSHT, Presidentit z.Ferdinand Sulo dhe Sekretarit të Përgjithshëm z.Klaus Bardeli. Në këtë takim u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes dy Komiteteve Olimpike si dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy fedratave të tenisit, asaj shqiptare dhe asaj të Sri Lankës. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata simbolike. (Dhjetor 2021)

Presienti i KOKSH, Fidel Ylli mirëpret Suresh Subramaniam dhe FSHT Read More »