Federata Shqiptare e Tenisit

fsht

Еkipi kombëtar U14 mbyll javën e trajnimit në Prostejov të Çekisë

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 mbyll javën e trajnimit, në Prostejov të Çekisë, me trajnerin e mirënjohur Jiri Novak (ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP). Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali patën mundësinë të stërviten në mënyrë intensive përgjatë këtyre ditëve në “Tenis Klub Prostejov ” Çeki. Ekipi shqiptar ishte nën kujdesin e trajnerit kombëtar Tedi Kaso. Federata Shqiptare e Tenisit shprehet falenderuese ndaj Tennis Europe, bashkëpinimi me të cilën solli realizimin e këtij kursi të vlefshëm për rritjen e nivelit profesional të ekipi tonë U14.

Еkipi kombëtar U14 mbyll javën e trajnimit në Prostejov të Çekisë Read More »

Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP”

“BILLIE JEAN KING CUP” – Kampionati Botëror i Tenisit për Femra po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 4-10 Korrik 2022. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Sokol Kaso. Shqipëria gjendet në grupin D, së bashku me Kosovën, Namibinë dhe Kenian. I urojmë shumë fat tenisteve tona!

Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP” Read More »

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri

Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave. Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri Read More »

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”

Alex Prifti, fitorja e parë e ekipit kombëtar shqiptar në turneun ndërkombëtar në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”. Alex Prifti fitoi me rezultatin 7-5, 6-4, 14-12 ndaj rivalit të tij Efthimis Tzimas pas një ndeshje të fortë dhe plot emocion. I urojmë suksese Alex në vijim! Pjesëmarrës në këtë turne për kategorinë U12 janë tenistët shqiptarë: Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Alex Prifti, Ares Ferhati, Ditan Mulliqi dhe Arbër Dano nën shoqërimin e trajneres Elda Vukatana.

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe” Read More »

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës. Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022. Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi Read More »

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, në Itali

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, të realizuar në Veneto në Itali më 15 Qershor. Tenistja e kombëtares tonë për të rritur, Kristal Dule arrin të kalojë 4 raunde të këtij turneu kampionësh duke mundur edhe tenisten në krye të rankimit. Mirëpo edhe pse nuk arriti të shpallet kampione, Dule realizoi një përfaqësim tejet dinjitoz. I urojmë shumë suksese të tjera Kristalit!

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, në Itali Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Adriatic Juniors” për moshat U10, U12 dhe U14.

Fitues i kategorisë U10 Djem u shpall Jonis GABA i cili mundi në finale Floid KASO me rezultatin 4-2,4-2. Fituese e kategorisë U10 Vajza u shpall Reina SELMANAJ nga Kosova, me rezultatin 0-4, 4-1, 10/5 ndaj Hana VESELI. Fitues i kategorisë U12 Djem u shpall Alex PRIFTI ndaj Arbër DANO në një finale me rezultatin 6-1,6-1. Fituese e kategorisë U12 Vajza u shpall Enki HYSENI me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj Anjel HOXHA. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Kledi GABA ndërsa U14 Vajza rezultoi fituese Masa PRIJOVIC nga Mali i Zi. Për më shumë informacion rreth rezultateve të ndeshjeve ju ftojmë të vizitoni faqen: albaniantennis.com/turne/ Ky turne u realizua nën kujdesin e klubit “Shkodra Tennis Club” dhe Federatës Shiptare të Tenisit, organizatorit Dino Mehmedoviq dhe gjyqatrit Dritan Dano, në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Shpallen fituesit e turneut “Adriatic Juniors” për moshat U10, U12 dhe U14. Read More »

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë

Falë mbështetjes së International Tennis Federation nëpërmjet programit “JTI – Junior Tennis Initiative”, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me klubin Tennis Korça organizuan në qytetin e Korçës Festivalin Veror të Tenisit. Fëmijët e qytetit të Korçës u argëtuan me aktivitetet e organizuara, shumë prej të cilëve patën fatin të luajnë tenis për herë të parë. Ky festival do të pasohet nga shumë të tjerë në qyteta të tjera të Shqipërisë.

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë Read More »