Kampionati Botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” për herë të parë në Shqipëri
Federata Botërore e Tenisit (International Tennis Federation) ka përzgjedhur Federatën Shqiptare të Tenisit për të organizuar Kampionatin prestigjoz botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë javës së 10 Qershorit 2024. Shqipëria do të mirëpresë në kryeqytet ekipet kombëtare të meshkujve për Të Rritur të Armenisë, Lihtenshtajnit, Andorës, Maltës, San Marionos dhe Islandës. Kampionati botëror ekipor Të Rritur Meshkuj Davis Cup realizohet për herë të parë në Shqipëri dhe për këtë falenderojmë Federatën Botërore të Tenisit (ITF) për besimin e dhënë. Java e 10 Qeshorit do të shënojë një nga javët me rëndësinë më të madhe sportive të vendit tonë për vitin 2024. I urojmë suksese edhe ekipit tonë shqiptar që do të na përfaqësojë në “2024 Davis Cup – Europe Group IV”.
Kampionati Botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” për herë të parë në Shqipëri Read More »