“Korça Open 2025” ka përfunduar me sukses!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club ka organizuar turneun “Korça Open” në qendrën sportive të qytetit të Korçës, duke sjellë dy ditë plot emocione dhe konkurencë për të rinjtë në kategoritë: ROG U14 Djem & Vajza Turneu mblodhi sportistë të vegjël dhe të apasionuar nga e gjithë Shqipëria. Fituesit e turneut “Korça Open 2025” janë: Orange– Djem Fitues: Piter Papamihal Finalist: Todor Ljepuri Orange – Vajza Fitues: Hera Osmani Finaliste: Irsel Spahiu Green – Djem Fitues: Ilian Tase Finalist: Kristi Stamuli Green – Vajza Fitues: Mirabella Lamina Finaliste: Helia Hysaj U14 – Vajza Fitues: Ola Dano Finaliste: Nergis Nikprelaj U14 – Djem Fitues: Arbër Dano Finalist: Ares Ferhati Urime të gjithë fituesve dhe falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët dhe prindërit për mbështetjen!
KORÇA OPEN 2024 fitues: Denis Gaba e Anjel Hoxha në U16 dhe Jonis Gaba e Siara Tola në U10

Është përmbyllur turneu “KORÇA OPEN 2024” Djem/Vajza për kategorinë U10 dhe U16 në qëndrën sportive në qytetin e Korçës, dt 26-27 Tetor, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U16 Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj finalistit Kledi Gaba. U16 Vajza: Fituese Anjel Hoxha me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj finalistes Aleksia Beta. U10 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 5-1 ndaj finalistit Serxho Balluku. U10 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 5-1 ndaj finalistes Ajla Cano. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
“KORÇA JUNIOR 2024” Denis Gaba e Marina Qeramixhi në U16 dhe Jonis Gaba e Aleksia Beta në U12 fitues

Është përbyllur turneu “KORÇA JUNIOR 2024” për kategorinë U12 dhe U16 në qëndrën sportive në qytetin e Korçës, dt 28-29 Shtator, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U16 Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, Ret. ndaj finalistit Kledi Gaba. U16 Vajza: Fituese Marina Qeramixhi me rezultatin 6-1, 6-4 ndaj finalistes Liset Prifti. U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 2-4, 10-8 ndaj finalistit Kleis Rota. U12 Vajza: Fituese Aleksia Beta me rezultatin 4-2, 4-2 ndaj finalistes Hajdi Hysa. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!