Federata Shqiptare e Tenisit

AnjelHoxha

“Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”

Përfundoi me sukses turneu “Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë U12 Djem fitues shpallet Alen Katana dhe finalist Ares Ferhati, ndërsa në kategorinë U12 Vajza, fituese rezulton Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Në kategorinë U16 Djem fitues u shpall Belmin Sabovic dhe finalist Arlis Muka, ndërsa Gresi Bajri u shpall fituese në kategorinë U16 Vajza dhe finaliste Rea Qinami. Falenderojmë të gjithë tenistët për ndeshjet e bukura, organizatorët dhe i urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve!

“Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16” Read More »

Torneo U12 – Bari, Itali; Alex Prifti fiton ndeshjen e parë

Alex Prifti shënon fitoren e parë në turneun ndërkombëtar në Bari të Italisë “Torneo U12 – Bari” për kategorinë U12. Alex Prifti fitoi përballjen e parë ndaj italianit Diego Tarlazzi me rezultatin 6-1, 3-6, 10-3, një ndeshje e fortë dhe plot emocion. Kjo është fitorja e parë në këtë turne për ekipin kombëtar shqiptarë, i cili përbëhet nga Alex Prifti për djem dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari për vajza. I urojmë shumë fat lojtarëve tanë dhe suksese të tjera në vijim!

Torneo U12 – Bari, Itali; Alex Prifti fiton ndeshjen e parë Read More »

Suksesi i tenistëve shqiptarë U12 në turneun ndërkombëtar

Për herë të dytë rresht që Enki Hyseni shpallet Finaliste në Doubles (pas turneut ndërkombëtar Podgorica Eminent U12 në Mal të Zi), Arbër Dano gjysmëfinalist në Singles, Anjel Hoxha gjyshmëfinaliste në Singles, Ares Ferhati çerekfinalist në Singles dhe Alex Prifti e Enki Hyseni fitues në Consolation. Suksesi i tenistëve shqiptarë U12 në turneun ndërkombëtar “National Sport Park Open”, ka vendosur standardin e tenistëve shqiptarë në turnetë e Tennis Europe në nivelin më të lartë. Në këtë turne konkuruan lojtarë të talentuar nga rreth 17 vende të botës ku u dëshmua edhe një herë se Shqipëria tashmë është në performancën e duhur të pretendojë për fitore në turnetë botërore të tenisit, pasi arriti rezultate që nuk janë realizuar më parë nga kjo kategori. E ardhmja për tenistët shqiptarë duket e ndritur dhe tejet premtuese. I urojmë shumë fat dhe fitore të tjera në vijim!

Suksesi i tenistëve shqiptarë U12 në turneun ndërkombëtar Read More »

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha finaliste në Podgorica Eminent Cup U12 Tennis Europe Junior Tour

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha shpallen finaliste në Doubles të turneut ndërkombëtar “PODGORICA EMINENT CUP U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Mal të Zi. Enki HYSENI dhe Anjel HOXHA fitojnë ndaj dyshes Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN nga Mali i Zi me rezultat 6-1,6-1. Ata sigurojnë fitoren e rradhës ndaj dyshes Ieva BZHELENKO nga Estonia dhe ARIEL SULOVARI me rezultat 6-3, 6-1. Fitorja që i siguroj dyshes së vajzave shqiptare finalen e këtij turneu ndërkombëtar “Tennis Europe” ishte ndaj britanikes Hermione KORPANEC DAVIES dhe Arina SYROEZHKINA me rezultat 5-7, 7-5, 10-5 duke kaluar në finale kundër Milana KOLESOVA dhe Daria KONOVALOVA. Një përfaqësim tejet i arrirë i vajzava shqiptare. Ares FERHATI fiton me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 një ndeshje Singles nfaj kundërshtarit gjerman Adrian NEUBERT. ARIEL SULOVARI arrin të sigurojë një fitore në Singles pas përballjes me kundërshtaren nga Estonia, Ieva BZHELENKO të cilën e mundi me rezultatin 6-4 6-4. Ndeshje të mira realizoi edhe lojtari Alex PRIFTI, i cili ishte pjesë e ekipit kombëtar U12. Urojmë shumë fat për të gjithë ekipin shqiptar dhe shpresojmë që të vijojnë sukseset e ekipeve shqiptare të tenisit në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare.

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha finaliste në Podgorica Eminent Cup U12 Tennis Europe Junior Tour Read More »

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara

Ekipi shqiptar U12 me disa ndeshje të fituara në turneun europian “Podgorica Rio Verde U12” në Mal të Zi. Alex PRIFTI arriti të fitojë 2 ndeshje në kategorinë Djem Singles kundër Massimo IVOVIC nga SHBA me rezultatin 7-6(0), 4-6, 11-9 dhe kundër Vladislav CHIBURAEV me rezultatin 3-6, 6-4, 10-7. Ares FERHATI fitoi një ndeshje ndaj Leo Luka KORUGA nga Kroacia me rezultatin 6-3 6-2. Anjel HOXHA fitoi me rezultatin 6-2 6-4 ndaj Sara CAMAJ nga Mali i Zi.  Enki HYSENI fitoi me rezultatin 4-6, 6-2, 10-7 ndaj Meriem EL BEJI nga Tunizia. Në këtë turne pjesë të ekipit kombëtar ishte dhe Ariel SULOVARI. I urojmë suksese të tjera ekipit kombëtar shqiptar U12 në turnetë e rradhës.

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara Read More »

Anjel Hoxha, Kledi Gaba, Nergis Nikprelaj, Martin Bushati fitues të “Durrësi Open 2022”

Përfundon turneu “Durrësi Open 2022” për kategorinë ROG U-10 & U-14. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes finale me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj Enki Hyseni. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Kledi Gaba pas përballjes finale me Damian Methasanin me rezultatin 6-2, 6-3. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Nergis Nikprelaj, ndjekur nga Ida Treska dhe Kiara Boci. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Martin Bushati, ndjekur nga Morihei Duraku, Floid Kaso, Edi Duraku dhe Kristo Tomorri. Organizim shumë i bukur nën drejtimin e z. Maks Prifti (zyrtar i turneut) dhe z. Dritan Dano (kryegjyqtar). Rezultatet e aktivitetit mund ti ndiqni në: https://courthive.com/t/2347f9bf-fe94-4c8e-8dba-0e20d7806439? Turneu i radhës në kalendarin e aktiviteteve të FSHT është “KAMPIONATI KOMBETAR INDIVIDUAL” në datat 3-5 Qershor 2022 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Anjel Hoxha, Kledi Gaba, Nergis Nikprelaj, Martin Bushati fitues të “Durrësi Open 2022” Read More »