NSP ROG 2019 në Qendrën Kombëtare të Tenisit – Tiranë
Më datë 12 – 13 Tetor 2019, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” u zhvillua turneu me një pjesëmarrje prej mbi 30 fëmijësh nga të gjitha klubet dhe shoqatat kryesore të vendit, ku spikati konkurrenca dhe loja e bukur e fëmijëve që premtojnë për të ardhmen e tenisit. Rezultatet finale janë si më poshtë: Fitues i finales U10 për Meshkuj doli Denis Gaba (Tennis Eralb Club) ndaj Alex Prifti (Tennis Plus E&M) me rezultatin 5-7 6-3 10/6. Fituese e feniales për U10 Femra doli talenti Emili Bilali (Shkodra Tennis Club) ndaj Enki Hyseni (Shkodra Tennis Club) me rezultati 6-1, 6-1. Fitues i finales U9 për Meshkuj doli Kristi Thano (Tenis Korça) ndaj Timoteo Arapi (Shkodra Tennis Club) me rezultatin 4-1, 1-4, 10/8. Fituese e finales U9 për Femra doli Pamela Haxhali (Tennis Plus E&M) ndaj Enki Hyseni (Shkodra Tennis Club) me rezultatin 4-2, 4-2. Fitues i finales U7 për Meshkuj doli Luis Marku (Dream Team) ndaj Gabriel Bode (Tenis Korça) me rezultatin 4-0. Fituese e finales U7 për Femra doli Irea Pashko (Tennis Plus E&M) ndaj Marina Qeramixhiu (Tenis Korça) me rezultatin 4-1. (Tetor 2019)
NSP ROG 2019 në Qendrën Kombëtare të Tenisit – Tiranë Read More »