Federata Shqiptare e Tenisit

albaniantennisfederation

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Vazhdojnë përballjet në turneun tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U16 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Lojtarë nga e gjithë Europa ndeshen për t’u shpallur fitues të kategorisë U16 në këtë turne. Mes tyre spikatet pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë si: Kledi Gaba, Joan Sura, Eno Hasa, Regi Halili, Rea Qinami, Gresi Bajri. 13 vjeçari shqiptar Kledi GABA  u mund me vështirësi nga lojtari serb Adrija KOJICIC me rezultatin e ngushtë 6-3, 7-5. Në përballjen e sotme lojtarja shqiptare Gresi BAJRI  dhuroi një ndeshje plot emocione duke fitouar me rezultatin 7-5, 6-3 kundër Esther BARAS MATEI nga Spanja. Gresi arrin kështu të kalojë në turin e tretë të këtij turneu duke rritur premisat për fitore te tjera. (Shator 2021)

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë

Po vazhdon dita e tretë e turneut të tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U14 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Tenisti shqiptar Kledi Gaba ka fituar me rezultatin 6-2,6-4 ndaj lojtarit grek Iason Lykos në turin e parë dhe në turin e dytë humbi ndaj numrit 3 të turneut, ukrainasit Pavel Vysotin. Ndësa shqiptari Arlis Muka ka humbur ndaj Gregor Stojnev nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-4, 6-3. Gjithashtu për femra, Keisi Kalushi u mund me rezulatin 6-3, 6-0 nga lojtarja italiane Bianca Cascia. Ndeshjet vazhdojnë. (Shtator 2021)

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu “National Sport Park Open” për moshat U12 meshkuj/femra. Fitues për meshkuj u shpall Aleksandar KONSTANTINOV  i cili u përball me Ilia ILIC me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese për femra u shpall Alexia Maria BRABETE , e cila u ndesh me Andreaa KURTA  dhe fitoi me reziltatin 7-6(5), 6-3. Ndërkohë Shqipëria pati rezultatin më të mirë në kategorinë Consolation, ku fitues u shpall Denis Gaba  kundrejt Ares Ferhati  duke fituar kështu me rezultatin 4-2, 4-2. Duke i uruar fitore të tjera lojtarëve, sidomos atyre shqiptarë, ndeshje të tjera cilësore na presin në turneun e rradhës U12 nga Tennis Europe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga e gjithë Europa, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë Read More »

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris

Tenisti 10 vjeçar nga Shqipëria (lojtar i klubit sportiv “Tenis Eralbit Club”) Ares Ferhati ka prezantuar denjësisht flamurin shqiptar dhe është renditur në TOP 8 për kategorinë U11 në turneun ndërkombëtar të tenisit “TenPro Global Junior Tour”, që u zhvillua në kryeqytetin e Francës, Paris. Në këtë turne morën pjesë fëmijë nga 98 shtete të ndryshme të botës dhe Ares arriti të triumfoje në ndeshje me tenistët e vegjël nga Gjermania, Malta dhe Franca. (Gusht 2021)

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris Read More »

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. (Korrik 2021)

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” Read More »

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021”

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua turneu ndërkombëtar “CHERRY CUP SKOPJE 2021”. Në këtë turne morën pjesë rreth 150 fëmijë nga Maqedonia e Veriut, Austria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Tenistët e vegjël, Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti bënë një paraqitje mjaft të mirë duke triumfuar si fitues në kategoritë përkatëse, konkretisht Ares Ferhati, fitues i vendit të parë në kategorinë U10/djem, fitues në kategorinë Mix-double U10 dhe gjysëm-finalist në kategorinë U11/djem. Aleks Prifti fitues në kategorinë U11 dhe Anjel Hoxha fituese në kategorinë U10/vajza. (Qershor 2021)

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021” Read More »

Federata sponsorizon grumbullimin dhe trajnimin e ekipit kombëtar të djemve all inclusive përpara Davis Cup

Federata Shqiptare e Tenisit ka mundesuar per lojtaret e kombetares se meshkujve, grumbullimin, trajnimin edhe trajtimin e duhur te ekipit kombetar ne qendren kombetare te tenisit ne Shqiperi, National Sport-Park Resort. Ne kete periudhe perpos stervitjes taktike, fizike edhe mentale para kompetitore eshte siguruar edhe qendrimi (All inclusive) ne kushtet e duhura te ketyre lojtareve. Fotot e meposhtme jane disa caste te lojtareve edhe stafit qe kontribuan maksimalisht ne kete proces. Sot eshtë hedhur shorti për ndeshjet e kampionatit ekipor botëror të tenisit për meshkuj, Davis Cup, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Shkup në datat 22-26 Qershor 2021. Ekipi ynë kombëtar do të ndeshet në grupin A së bashku me kombëtaret e Malit të Zi, Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dy më të mirët në çdo grup do të promovohen në Grupin III të Evropës në 2022. Si rrjedhoje e lojtarit te ri premtues te kombetares shqiptare Daniel Ostap edhe formes shume te mire fizike krahasuar me heret e meparshme te Elbi Mjeshtri, Martin Muedini edhe Arbër Sulstarova, kombetarja shqiptare e meshkujve pret nje rezultat tejet pozitiv kete kampionat boteror ne tenis. (Qershor 2021)

Federata sponsorizon grumbullimin dhe trajnimin e ekipit kombëtar të djemve all inclusive përpara Davis Cup Read More »

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në BJK Cup

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në kampionatin botëror të tenisit “Billie Jean King Cup” që u zhvillua në datat 15-19 Qershor në Vilnius të Lituanisë. Ekipi ynë i përbërë nga Gresi BAJRI (C),  Kristal DULE,  Juna DANI, Brunilda MRRUKU dhe  Rea QINAMI arriti të fitojë ndaj ekipit të vajzave nga Ruanda me rezultatin e thellë 3:0. Me përvojën e fituar, ky ekip premton që do të bëjë një paraqitje shumë më të mirë në të ardhmen duke synuar kalimin e grupit dhe renditjen midis 80 më të mirëve në botë. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në BJK Cup Read More »

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani

Pas kampionatit kombëtar, ekipi i kombëtares shqiptare për femra mbërrin në Vilnius, Lituani për ndeshjet e kampionatit botëror të tenisit, Billie Jean King Cup. Ekipi kombëtar për femra përbehet nga lojtaret: Gresi Bajri Kristal Dule Brunilda Mrruku Juna Dani Rea Qinami Gjatë gjithë javës së kaluar i gjithë ekipi përfaqësues i femrave dhe meshkujve janë grumbulluar dhe stërvitur intensivisht në qendrën Kombëtare të tenisit “National Sport Park” nga trajnerë të nivelit të dytë ITF në Shqipëri, z.Përparim Zano dhe z.Albi Sulo me programe të përshtatura për një përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtares tonë. Sot pas orës 16.00 shpallet dhe shorti i kombëtares tonë në BJK Cup ku mund të shihet edhe grupi që kombëtarja jonë do të luajë. Federata jonë i uron sa më shumë sukses vajzave të ekipit kombëtar. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani Read More »