Federata Shqiptare e Tenisit

albanianteam

Ekipi shqiptar në ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022″ Antalya.

Ekipi kombëtar shqiptar i tenisit për Kategorinë U12 dhe U14 ka filluar sot programin “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022” Antalya. Kampi i trajnimit për kategorinë U12 si dhe Kampionati Zhvillimor i kategorisë U14 do të zgjasë dy javë, në të cilat tenistët shqiptarë të këtyre moshave do të na përfaqësojnë. Konkretisht për Kategorinë U12 tenistët: Anjel Hoxha, Alex Prifti dhe Ares Ferhati. Me trajnerë supervizorë Elda Vukatana dhe Maksim Prifti. Ndërsa për Kategorinë U14 tenistët: Emili Bilali, Enki Hyseni, Kledi Gaba dhe Damian Methasani. Me trajner supervizor Tedi Kaso. I urojmë shumë suksese tenistëve tanë të vegjël! (Shkurt 2022)

Ekipi shqiptar në ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022″ Antalya. Read More »

Fituesit e kategorive U10, U1, U14 të turneut “Shkodra Indoor”

Përfundoi me sukses Turneu “Shkodra Indoor” i zhvilluar në datat 27-28 Tetor 2021, në qytetin e Shkodrës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Shkodra Tennis Club”. Në këtë turne morën pjesë 32 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U10 dhe U14. Vendin e parë në U10 për djem e fitoi Ares FERHATI, ndërsa për vajza triumfoi Eva Angelina RADOMAN. Vendin e parë në U14 për djem e fitoi Kledi GABA, i cili mposhti tenistin Damjan METHASANI me rezultatin me rezultatin 7-5, 7-5, të ndjekur nga Arlis MUKA dhe Denis GABA. Vendin e parë në U14 për vajza e meritoi Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes AnaTereza GULI me rezultatin 6-4, 6-4, ndjekur nga Emeli BILALI dhe Enki HYSENI. Organizim i bukur nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Nëntor 2021)

Fituesit e kategorive U10, U1, U14 të turneut “Shkodra Indoor” Read More »

Shpallen triumfuesit në turneun “Tennis Plus Open” në Durrës

Triumfues në turneun “Tennis Plus Open”  të zhvilluar në Durrës më 12-14 Nëntor ishin: Për kategorinë U10 Djem u shpall fitues  Ares FERHATI pas një përballje në finale me Arbër DANO me rezultatin 4-1,4-0, të ndjekur nga Ditan MULLIQI, Temircan KUSSAINOV dhe Kristo TOMORRI. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza, fituese doli Anjel HOXHA ndaj Glora BUSHATI me rezultatin 4-0,4-0, ndjekur nga Aiza SUBASHI dhe Vivien JORGONI. Për kategorinë U12 Djem, pas një përballje me rezultat 7-5, 6-7(1), 13/11, fitues rezultoi Alex PRIFTI, i ndjekur nga finalisti Deis GABA dhe Olger QARRI, Luis MARKU. Në kategorinë U14 Vajza, fituese u shpall AnaTereza GULI ndaj Ajri HOXHA me rezultatin 7-5, 6-3, të ndjekura nga Enki HYSENI, Kejsi KALUSHI, Amina XHAFERRI dhe Onejsa MERKASHI. Fitues në kategorinë U14 Djem rezultoi Arlis MUKA me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Damian METHASANI, të ndjekur nga Kledi GABA dhe Oniks SHKURTA. Në këtë turne morën pjesë 37 lojtarë dhe organizator ishte FSHT dhe klubi Tennis Plus E&M. Rezultatet më të detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Nëntor 2021)

Shpallen triumfuesit në turneun “Tennis Plus Open” në Durrës Read More »

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult

Përfunduan me sukses finalet e kategorisë Adult të turneut ALBANIAN OPEN 2021 ku triumfuan Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri. Përballje të forta mes tenistëve shqiptarë. Rezart Cungu nga Ulqini  mundi në finale Arbër Sulstarovën nga Tirana me rezultatin 6-3, 6-0 ndërsa Gresi Bajri nga Shkodra fitoi me rezultatin 6-1,6-2 ndaj Aja Broqi nga Kosova. (Tetor 2021)

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult Read More »

Shpallen fituesit e ALBANIAN OPEN 2021

Përfunduan finalet e turneut ALBANIAN OPEN të kategorisë ROG ku fitues u shpallën: Për U7 Meshkuj – Floid Kaso, i ndjekur nga Eli Duraku, Berion Marku dhe Kelt Uka. Për U7 Femra – Vivien Jorgoni, e ndjekur nga Ida Treska. Për U9 Meshkuj – Martin Bushati , i ndjekur nga Morihei Duraku, Jonis Gaba, Milan Kryeziu, dhe Kleis Rota. Për U10 Meshkuj – Ares Ferhati, i ndjekur nga Arbër Dano dhe Ditan Mulliçi. Për U10 Femra – Anjel Hoxha, e ndjekur nga Glora Bushati dhe Sofi Kita. I urojmë shumë suksese tenistëve të vegjël, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet ALBANIAN OPEN të kategorisë ADULT. Në këtë turne spikasin edhe lojtarë Mali i Zi dhe Kosova  si Granit Bajraliu, Besart Halimi, Aja Broqi nga Kosova dhe Rrezart Cungu nga Ulqini. Presim rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale dhe për informacion më të zgjeruar klikoni në linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Tetor 2021)

Shpallen fituesit e ALBANIAN OPEN 2021 Read More »

Kristal Dule në finale të “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” SHBA.

Lojtarja e kombëtares shqiptare Kristal Dule ka vazhduar suksesin në sportin e tenisit në Ligën midis Universiteteve ne SHBA. Në këtë ligë luajnë shumë nga lojtarët më profesionistë të tenisit në botë ku ndërmjet tyre edhe perfaqësuesja jonë e kombëtares. Së fundi në “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” lojtarja shqiptare Kristal Dule arriti në finale me disa fitore që nga roundi i parë deri në finale. Në roundin e parë arriti të fitojë 6-0 6-0 lehtësisht. Në roundin e dytë, Kristal fitoi përsëri thellë, me rezultatin 6-0 6-1. Edhe në gjysmëfinale lojtarja shqiptare Kristal Dule fitoi me sukses 4-6 7-6 ( 3) 7/6 ( 5). Ndërsa në finale pavarësisht një loje shumë të fortë dhe të ngushtë në çdo game, ajo u mund me rezultatin 5-7 2-6. (Tetor 2021)

Kristal Dule në finale të “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” SHBA. Read More »

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses. Pjesëmarrës në këtë turne ishin lojtarë nga vende të ndryshme të Europës, spikasin edhe 5 lojtarët shqiptarë si Gresi Bajri e Skerdi Hasa. Gresi BAJRI arriti deri në gjysmë finale në Doubles dhe deri në raundin e dytë në Singles. Ndërkohë po zhvillohen ndeshjet e turneut të dytë nga ITF World U18, ku Gresi BAJRI fitoi ndaj lojtares turke (e cila e eleminoi Gresin nga turneu i javës së shkuar) Ceylin IPEK me rezultatin 6-3, 6-2 dhe kaloi në raundin e dytë. Ndërsa Skerdi HASA u eliminua nga numri 1 i turneut, Vit KALINA pas një loje të fortë që u mbyll me rezultatin 6-4, 6-0 për lojtarin çek. Njekohesisht vijojnë ndeshjet Doubles ku presim edhe rezultate të kënaqshme. (Shtator 2021)

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses Read More »

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Vazhdojnë përballjet në turneun tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U16 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Lojtarë nga e gjithë Europa ndeshen për t’u shpallur fitues të kategorisë U16 në këtë turne. Mes tyre spikatet pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë si: Kledi Gaba, Joan Sura, Eno Hasa, Regi Halili, Rea Qinami, Gresi Bajri. 13 vjeçari shqiptar Kledi GABA  u mund me vështirësi nga lojtari serb Adrija KOJICIC me rezultatin e ngushtë 6-3, 7-5. Në përballjen e sotme lojtarja shqiptare Gresi BAJRI  dhuroi një ndeshje plot emocione duke fitouar me rezultatin 7-5, 6-3 kundër Esther BARAS MATEI nga Spanja. Gresi arrin kështu të kalojë në turin e tretë të këtij turneu duke rritur premisat për fitore te tjera. (Shator 2021)

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë

Po vazhdon dita e tretë e turneut të tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U14 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Tenisti shqiptar Kledi Gaba ka fituar me rezultatin 6-2,6-4 ndaj lojtarit grek Iason Lykos në turin e parë dhe në turin e dytë humbi ndaj numrit 3 të turneut, ukrainasit Pavel Vysotin. Ndësa shqiptari Arlis Muka ka humbur ndaj Gregor Stojnev nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-4, 6-3. Gjithashtu për femra, Keisi Kalushi u mund me rezulatin 6-3, 6-0 nga lojtarja italiane Bianca Cascia. Ndeshjet vazhdojnë. (Shtator 2021)

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë Read More »