Federata Shqiptare e Tenisit

albanianteam

Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP”

“BILLIE JEAN KING CUP” – Kampionati Botëror i Tenisit për Femra po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 4-10 Korrik 2022. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Sokol Kaso. Shqipëria gjendet në grupin D, së bashku me Kosovën, Namibinë dhe Kenian. I urojmë shumë fat tenisteve tona!

Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP” Read More »

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kristal Dule dhe Martin Muedini nuk kaluan dot raundin e parë pas përballjeve me tenistë me rankim të lartë, ndërkohë tenistja Gresi Bajri u mund në raundin e dytë. Të pranishëm në Oran të Algjerisë për të ndjekur ndeshjet e përfaqësuesve shqiptarë ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha dhe gjithë delegacioni i KOKSH, trajnerë dhe lojtarë. I urojmë fat dhe suksese tenistëve shqiptarë në garat e tjera ndërkombëtare!

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” Read More »

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri

Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave. Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri Read More »

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022”

Përfundon turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Sot u zhvilluan finalet ku fituese për kategorinë Vajza Singles u shpall Maria de la Paz Alberto nga Spanja kundrejt tenistes nga Belgjika, Katarina Kujovic me rezultatin 3-6, 6-3, 2-6. Fitues për kategorinë Djem Singles u shpall Filip Gabriel Bara nga Rumania me rezultatin 2-6, 6-1, 5-7 ndaj kundërshtarit të tij Nicolo Consonni nga Italia. Gjithashtu fituese në kategorinë Vajza doubles u shpallën Ingkar Dyussebay dhe Dilnaz Mashabayeva nga Kazakistani kundrejt Gresi Bajri nga Shqipëria dhe tenistja nga Maqedonia e Veriut Iva Daneva me rezultatin 6-2, 6-2. Ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues dolën Filip Gabriel Bara nga Rumania dhe Lorenzo Comino nga Italia me rezultatin 7-6(4), 7-5 ndaj Joao Benvenutti nga Brazili dhe Gabriele Crivellaro nga Italia. Finalet e ndoqën nga një numër i madh tifozësh. Në ceremoninë e shpërndarjes së trofeve të fituesve ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, z.Alvaro Renedo Zalba, zv. ambasadori i Spanjës dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit z. Ferdinand Sulo. Ceremonia e ndarjes së trofeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit z.Klaus Bardeli. Ky turne ishte një nga 6 turnetë e tjerë botëror dhe evropian të kategorive U12, U14, U16 dhe U18 të zhvilluar këtë vit në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë ku mblodhën rreth 400 tenistë nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve rreth 30 tenistë shqiptarë ku vlen të përmenden Gresi Bajri, Valentina Merku, Rea Qinami, Regi Halili, Damian Methasani, Joan Sura, Arlis Muka, Amina Xhaferi, Kledi Gaba, Ajri Hoxha, Denis Gaba, Alex Prifti, Ditan Mulliqi, Enki Hyseni, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Arbër Dano, Ariel Sulovari, Olger Qarri, Kaltër Qordja etj. Këto shifra pjesëmarrje janë historike për eventet e tenisit në Shqipëri si dhe rezultatet e arrituara nga tenistët shqiptarë flasin vetë. Kujtojmë që tenistja jonë Gresi Bajri arriti të shpallet fituese e turneut “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles si dhe finaliste në kategorinë Doubles të turneut ndërkombëtar “J5 Tirana Open – ITF 2022”. Po ashtu tenistja Rea Qinami doli finaliste në turneun ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rezultate të mira kishte edhe nga tenistë të tjerë si Valentina Merku ku arriti në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës në këto turne ndërkombëtar për ndeshjet spektakolare dhe emocionet e bukura që dhuruan e sidomos tenistët shqiptarë për fitoret e tyre dhe i urojmë suksese të tjera në vijim.

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” Read More »

Fituesit e “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Përfundojnë finalet e turneut  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Fitues në kategorinë Doubles Djem u shpallën Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania dhe Mateusz LANGE nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj dyshes Mars ARGUN nga Turqia dhe Riccardo SURANO nga Italia. Fituese në kategorinë Doubles Vajza u shpallën dyshja belge Zita BERCKMANS dhe Katarina KUJOVIC ndaj tenistes shqiptare Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-1. Mateusz LANGE nga Polonia dhe Katarina KUJOVIC nga Belgjika triumfojnë në finalet e kategorisë Singles të turneut ndërkombëtar  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” të zhvilluar në Tiranë. Mateusz LANGE fitoi me rezultatin 7-6(5),6-1 ndaj amerikanit Nathan MANSFIELD, ndërsa Katarina KUJOVIC fitoi me rezultatin 7-6(6),6-0 ndaj tenistes italiane Annathea SARA.

Fituesit e “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” Read More »

Shpallen fituesit e “Korça Open Tournament”

Janë shpallur fituesit e turneut “Korça Open Tournament” i cili u zhvillua në qytetin e Korçës me pjesëmarrjen e lojtarëve të grupmoshave të ndryshme. Fitues në kategorinë U18 Djem doli Joan Koti ndërsa kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Stela Gabeta. Fitues në kategorinë U14 Djem doli Alex Prifti ndërsa kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha. Në kategorinë U10 djem fitues rezultoi Kleis Rota ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Debora Treska. Fituese në kategorinë U9 Vajza doli Irina Larti, ndërsa në kategorinë U8 Djem Ilian Tase si dhe në U8 Vajza Ajla Cano.

Shpallen fituesit e “Korça Open Tournament” Read More »

“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses. Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52? (Mars 2022)

“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18 Read More »

Gresi Bajri në Mouratoglou Academy!

Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenistja jonë e talentuar Gresi Bajri të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtaren tonë dhe përfaqësimin që Gresi do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

Gresi Bajri në Mouratoglou Academy! Read More »

Antalya 2022, Përfundon kampi stërvitor “12&U Training Camp 2022”

Përfundoi sot kampi stërvitor “12&U Training Camp 2022” për kategorinë U12 nga Tennis Europe në bashkëpunim me International Tennis Federation në Antalia të Turqisë. Në këtë aktivitet morën pjesë 11 ekipe U12 të shteteve të ndryshme të udhëhequra nga Goran Shevchenko. U zhvilluan një sërë ushtrimesh por edhe ndeshjesh miqësore kur u arritën edhe disa fitore nga tenistët tanë. Gjatë javës së parë: Aleks PRIFTI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) 6-2/6-0. Aleks PRIFTI fitoi ndaj Unik RAMADANI (KOS) 6-1 ku ky i fundit u tërhoq. Në doubles: Alex PRIFTI dhe Ares FERHATI fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Unik RAMADANI(KOS) dhe Mahir BUTKOVIC(BIH). Anjel HOXHA fitoi ndaj Nane SARGYSYAN (ARM) me rezultatin 7-6/6-1. Anjel HOXHA fitoi ndaj Anastasija ARSOVSKA (MKD) me rezultatin 2-0. Në doubles: Anjel HOXHA dhe Deniz ÇAKIL (TUR) fituarn me rezultatin 2-1 ndaj dyshes Nane SARGYSYAN (ARM) dhe Maria AZIZYAN (TUR). Gjatë javës së dytë: Aleks PRIFTI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) 2-0. Aleks PRIFTI fitoi ndaj Petar AVETISYAN me rezultatin 2-0. Anjel HOXHA fitoi ndaj Anastasija BOGAVAC (MNE) 2-0. Anjel HOXHA fitoi ndaj Lina NIKOLOVSKA (MK) e cila u tërhoq. Ares FERHATI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) me rezultatin 2-0. Alex Prifti dhe Anjel Hoxha u renditën secili në vendin e 6-të në singles. Pjesë e kampit stërvitor “ITF/Tennis Europe 12&U Training Camp 2022” ishin edhe dy trajnerët e ekipit shqiptar: Elda Vukatana dhe Maksi Prifti. Gjithashtu sot përfundoi edhe “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships” ku ekipi kombëtar u përfaqësua nga tenistët: Emili Bilali, Enki Hyseni, Kledi Gaba dhe Damian Methasani me trajner supervizor Tedi Kaso. (Shkurt 2022)

Antalya 2022, Përfundon kampi stërvitor “12&U Training Camp 2022” Read More »

Antalya 2022, Fitore nga Kledi Gaba dhe Emili Bilali

Vijojnë përballjet mes tenistëve U14 në turneun “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships” në Antalia të Turqisë. Kledi GABA fiton me rezultatin 6-2, 6-2 kundrejt tenistit gjeorgjian Giorgi GVARDZELASHVILI. Emili BILALI fiton me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj tenistes Madina BABAYEVA nga Azerbajxhani. Ndërsa Enki HYSENI humb në përballje me Iana SAMICHINA nga Moldavia me rezultatin 6-0,6-1. Damian METHASANI humb kundrejt tenistit Salidin RAMA nga Kosova me rezultatin 6-1, 6-0. Gjithashtu po zhvillohet “ITF/Tennis Europe 12&U Training Camp 2022” për kategorinë U12. Ndërkohë vijon stërvitja me trajnerët Elda VUKATANA, Tedi KASO dhe Maksi PRIFTI. (Shkurt 2022)

Antalya 2022, Fitore nga Kledi Gaba dhe Emili Bilali Read More »