Federata Shqiptare e Tenisit

albanianteam

Enki Hyseni Finaliste në Doubles!

Përfundoi me sukses turneut ndërkombëtar Tennis Europe “National Sport Park Open” për kategorinë U12 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Nicole NAIDANOVA ndaj rumunes Jasmine Maria STROE me rezultatin 7-6(5) 6-0. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Dominik KREMER pasi fitoi ndaj grekut Alexandros AVGERIS pas një dëmtimi që ky i fundit pati gjatë ndeshjes duke u tërhequr. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpall dyshja Arina SYROEZHKINA dhe Jasmine Maria STROE nga Rumania ndaj tenistes së talentuar shqiptare Enki HYSENI dhe Nicole NAIDANOVA me rezultatin 6-2, 6-2. Në kategorinë Djem Doubles fuitues u shpallën dyshja Vladislav CHIBURAEV dhe Alastair Victor Joseph ARPUTHARAJ nga India ndaj italianit Lorenzo DI FLORIO dhe grekut Alexandros AVGERIS. Në kategorinë Boys Singles 12 Consolation fitues u shpall fitues shqiptari Alex PRIFTI pas fitores me tenistin turk Aras YALCINKAYA me rezultat 4-2, 4-1. Ndërsa në Kategorinë Girls Singles Consolation fituese u shpall Enki HYSENI me rezultat 1-4, 4-1, 10-5, ndaj tenistes malazeze Jana PESIC. Suksese të mëtejshme tenistëve pjesëmarrës!

Enki Hyseni Finaliste në Doubles! Read More »

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha finaliste në Podgorica Eminent Cup U12 Tennis Europe Junior Tour

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha shpallen finaliste në Doubles të turneut ndërkombëtar “PODGORICA EMINENT CUP U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Mal të Zi. Enki HYSENI dhe Anjel HOXHA fitojnë ndaj dyshes Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN nga Mali i Zi me rezultat 6-1,6-1. Ata sigurojnë fitoren e rradhës ndaj dyshes Ieva BZHELENKO nga Estonia dhe ARIEL SULOVARI me rezultat 6-3, 6-1. Fitorja që i siguroj dyshes së vajzave shqiptare finalen e këtij turneu ndërkombëtar “Tennis Europe” ishte ndaj britanikes Hermione KORPANEC DAVIES dhe Arina SYROEZHKINA me rezultat 5-7, 7-5, 10-5 duke kaluar në finale kundër Milana KOLESOVA dhe Daria KONOVALOVA. Një përfaqësim tejet i arrirë i vajzava shqiptare. Ares FERHATI fiton me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 një ndeshje Singles nfaj kundërshtarit gjerman Adrian NEUBERT. ARIEL SULOVARI arrin të sigurojë një fitore në Singles pas përballjes me kundërshtaren nga Estonia, Ieva BZHELENKO të cilën e mundi me rezultatin 6-4 6-4. Ndeshje të mira realizoi edhe lojtari Alex PRIFTI, i cili ishte pjesë e ekipit kombëtar U12. Urojmë shumë fat për të gjithë ekipin shqiptar dhe shpresojmë që të vijojnë sukseset e ekipeve shqiptare të tenisit në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare.

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha finaliste në Podgorica Eminent Cup U12 Tennis Europe Junior Tour Read More »

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara

Ekipi shqiptar U12 me disa ndeshje të fituara në turneun europian “Podgorica Rio Verde U12” në Mal të Zi. Alex PRIFTI arriti të fitojë 2 ndeshje në kategorinë Djem Singles kundër Massimo IVOVIC nga SHBA me rezultatin 7-6(0), 4-6, 11-9 dhe kundër Vladislav CHIBURAEV me rezultatin 3-6, 6-4, 10-7. Ares FERHATI fitoi një ndeshje ndaj Leo Luka KORUGA nga Kroacia me rezultatin 6-3 6-2. Anjel HOXHA fitoi me rezultatin 6-2 6-4 ndaj Sara CAMAJ nga Mali i Zi.  Enki HYSENI fitoi me rezultatin 4-6, 6-2, 10-7 ndaj Meriem EL BEJI nga Tunizia. Në këtë turne pjesë të ekipit kombëtar ishte dhe Ariel SULOVARI. I urojmë suksese të tjera ekipit kombëtar shqiptar U12 në turnetë e rradhës.

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara Read More »

Davis Cup 2022: Shqipëria triumfon 2-1 mbi Andorën

Shqipëria triumfon mbi Andorën në turneun botëror të djemve “Davis Cup 2022 – Group IV” në Baku të Azerbajxhanit në ndeshjen e play offit. Rezultati i kësaj përballje ishte 2-1 për ekipin shqiptar. Në ndeshjen e parë tenisti shqiptar Martin Muedini fitoi me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Jordi Trilla Clanchet. Në ndeshjen e dytë Mario Zili arriti të mposhtë kundërshtarin Eric Cervos Noguer me rezultatin 6-3, 6-3. Në ndeshjen e tretë / double, dyshja nga Andora fiton me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj ekipit shqiptar. Kjo përballje mbyllet me fitoren e djemve shqiptar me rezultatin 2-1. I urojmë suksese të tjera djemve tanë!

Davis Cup 2022: Shqipëria triumfon 2-1 mbi Andorën Read More »

Davis Cup 2022: Ekipi shqiptar kundër San Marinos dhe Islandës

Ekipi kombëtar i djemve pati përballjen e parë kundër ekipit të San Marinos në kampionatin botëror të meshkujve Davis Cup, në Baku të Azerbaixhanit. Ekipi kundërshtar i San Marinos arriti të fitojë kundrejt ekipit shqiptar. Rezultatet e përballjeve konkretisht ishin: Nermin HOXHIQ – Stefano GALVANI 0-2; Mario ZILI – Marco DE ROSS 0-2; Martin MUEDINI & Mario ZILI – Marco DE ROSSI & Domenico VICINI 0-2; Sfida e rradhës për ekipin shqiptar të djemve ishte kundrejt Islandës. Në këtë përballje ekipi shqiptar nuk arriti të mposhte ekipin kundërshtar të Islandës. Rezultatet e ndeshjeve konkretisht ishin: Martin MUEDINI – Daniel SIDDALL 0-2; Mario ZILI – Rafn BONIFACIUS 0-2; Nermin HOXHIQ & Mario ZILI – Rafn BONIFACIUS & Daniel SIDDALL 0-2.

Davis Cup 2022: Ekipi shqiptar kundër San Marinos dhe Islandës Read More »

Shqipëria në kampionatin botëror të meshkujve DAVIS CUP 2022 në Baku të Azerbajxhanit

Ekipi kombëtar do të përfaqësohet nga lojtarët: Mario Zili (kapiten/lojtar), Martin Muedini, Nermin Hoxhic dhe Arbër Sulstarova. Shqipëria gjendet në grupin IV (Pool A), së bashku me: Islandën dhe San Marinon. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 deri më 31 Korrik 2022. Ekipi shqiptar ndodhet në Baku në parapërgatitjet e këtij kampionati.

Shqipëria në kampionatin botëror të meshkujve DAVIS CUP 2022 në Baku të Azerbajxhanit Read More »

Еkipi kombëtar U14 mbyll javën e trajnimit në Prostejov të Çekisë

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 mbyll javën e trajnimit, në Prostejov të Çekisë, me trajnerin e mirënjohur Jiri Novak (ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP). Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali patën mundësinë të stërviten në mënyrë intensive përgjatë këtyre ditëve në “Tenis Klub Prostejov ” Çeki. Ekipi shqiptar ishte nën kujdesin e trajnerit kombëtar Tedi Kaso. Federata Shqiptare e Tenisit shprehet falenderuese ndaj Tennis Europe, bashkëpinimi me të cilën solli realizimin e këtij kursi të vlefshëm për rritjen e nivelit profesional të ekipi tonë U14.

Еkipi kombëtar U14 mbyll javën e trajnimit në Prostejov të Çekisë Read More »

BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias

“BILLIE JEAN KING CUP” Kombëtarja shqiptare e vajzave me fitore të shkëlqyer ndaj ekipit kombëtar të Kenias. Ditën e sotme në kampionatin botëror të femrave, ekipi shqiptar i vajzave u përball me ekipin e Kenias duke fituar me rezultatin 2-1 Është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në kampionatin botëror të femrave dhe arritjet e tenisteve tona janë për t’u vlerësuar. Ndërkohë ekipi shqiptar i vajzave zë vendin e dytë në grup dhe është në pritje të shortit që do të përcaktojë përballjen e rradhës, që do ndikojë në rankimin botëror të ekipit tonë. I urojmë suksese të tjera vajzave tona!

BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias Read More »

BJK Cup // Kristal Dule dhe Rea Qinami fitojnë në përballjen doubles

Kristal DULE dhe Rea QINAMI fitojnë me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 përballjen doubles ndaj dyshes Donika BASHOTA dhe Forta MORINA të Kosovës. Kjo ishte një nga 3 ndeshjet e ekipit shqiptar ndaj ekipit kosovar në Kampionatin Botëror “BILLIE JEAN KING CUP” në Shkup të Maqedonisë së Veriut, përballje e cila u mbyll me rezultatin 2-1 për Kosovën. Ditën e parë të ndeshjeve të këtij kampionati, ekipi ynë fitoi si shkak i skualifikimi të ekipit të Namibisë, ndërsa nesër vajzat e ekipit kombëtar shqiptar do të përballen ndaj ekipit të Kenias në orën 10:00. I urojmë fat dhe sukses tenisteve tona!

BJK Cup // Kristal Dule dhe Rea Qinami fitojnë në përballjen doubles Read More »