Federata Shqiptare e Tenisit

Shkodra Indoor 2024 – Senior

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor III 2024 – Senior”, i zhvilluar gjatë datave 6-8 Dhjetor në Adriatic Tennis Park në Shkodër si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club. Me pjesëmarrje të 50 tenistëve nga vendet e ndryshme, nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët garuan në 3 kategori të ndryshme. Fituesitë dhe finalistët sipas kategorive: Men’s Singles 30+Fitues: Genajd ShyphejaFinalist: Gert Meta Men’s Singles 45+Fitues: Tedi BeniFinalist: Elton Doma Men’s Singles 55+Fitues: Agron DeariFinalsit: Paulin Ndoja Urime dhe suksese të gjithëve!

Kampionati Kombëtar Individual: Denis Gaba fitues

Denis Gaba shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2024. Kampionati Kombëtar Individual u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 30 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Denis Gabës dhe Martin Muedinit, e cila përfundoi me fitoren e Gabës me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1 dhe Muedini finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Enian Mehmeti dhe Kledi Gaba. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve!

Shkodra Indoor 2024 – U12/U16

Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2024 II” për kategorinë U12 dhe U16, i mbajtur në Adriatic Tennis Park, Shkodër, gjatë datave 30 Nëntor- 1 Dhjetor 2024, i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: U12 VAJZAT Anesa Ismajli Siara Tola U12 DJEMTE Mihailo Gajic Drilon Komoni U16 VAJZAT Enki Hyseni Glora Bushati Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Turneu i Pavarësisë 2024

Është përmbyllur turneu i përvitshëm me rastin e festave kombëtare “Turneu i Pavarësisë 2024” për kategorinë ROG dhe U12 i mbajtur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë datave 28-29 Nëntor 2024, i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenist në bashkëpunim me Tennis Eralb Club. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: 🔴RED DJEMTE🥇Jorik Ferhati🥈Ares Kurtoviq 🔴RED VAJZAT🥇Melodi Gazidede🥈Aria Saliaj 🟠👧ORANGE VAJZAT🥇Mirabella Lamina🥈Aria Simicia 🟢👧GREEN VAJZAT🥇Ana Boraj🥈Ines Kadilli U12 DJEMTE🥇Martin Bushati🥈Jonis Gaba U12 VAJZAT🥇Anesa Ismajli🥈Nergis Nikprelaj Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2024.

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” i cili u shpall fitues përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba, Albi Sulo, Tedi Kaso dhe Sokol Kaso. Në vendin e dytë rezultoi ekipi “Vasil Shanto” i cili përbëhej nga lojtarët: Enian Mehmeti, Ares Ferhati dhe Aiger Sulo. Në vendin e tretë u pozicionua ekipi “Tenis Teuta” me lojtarët: Arlis Muka, Marko Lleshi, Mario Trupja dhe Ardit Bleta dhe në vendi e katërt ekipi i “Tenis Korça” me lojtarët: Joan Koti, Rei Fidani, Ervin Rota dhe Kledi Liço. Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!

Festivali Rajonal i Tenisit 2024

Shpallen fituesit e Festivalit Rajonal të Tenisit 2024 për U10, U14 dhe U18, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. U18 Djem: Fitues Kledi Gaba me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj finalistit Denis Gaba. U14 Djem: Fitues Alex Prifti me rezultatin 7-5, 6-2 ndaj finalistit Arbër Dano. U14 Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj finalistes Anjel Hoxha. U10 Djem: Fitues Floid Kaso me rezultatin 4-0, 4-0 ndaj finalistit Leart Musai. U10 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj finalistes Diora Gjoka. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!

Albanian Open 2024 – U12/U14/Të Rritur

Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2024” për kategoritë U12, U14 dhe Të Rritur, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit dhe finalistë Të Rritur: Të Rritur Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6 (10-8) ndaj finalistit Kledi Gaba. Të Rritur Vajza: Fituese Rea Qinami me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistes Anjel Hoxha. Gjysmëfinalistë Djem: Joan Koti & Martin Muedini. Gjysmëfinaliste Vajza: Enki Hyseni & Juna Këllezi. Fituesve, finalistëve dhe gjysmëfinalistëve ju shpërndanë edhe Premiot respektive. Fituesit dhe finalistë U14: U14 Djem: Fitues Arbër Dano me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj finalistit Ares Ferhati. U14 Vajza: Fituese Glora Bushati me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj finalistes Nas Bayram. Fituesit dhe finalistë U12: U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 6-4, 6-1 ndaj finalistit Floid Kaso. U12 Vajza: Fituese Dejla Bajrami me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj finalistes Nergis Nikprelaj. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!

ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrohu tani!

Duke përdorur ITF World Tennis Number, ju keni menjëherë akses në një bazë të dhënash globale të lojtarëve, për të konkurruar dhe për të krahasuar. Algoritmi ynë që kryeson në industri, analizon të dhënat e performancës së lojtarëve dhe miliona rezultate ndeshjesh, për t’ju ofruar një vlerësim të nivelit të aftësive në kohë reale që do t’ju mundësojë të keni një përvojë më kuptimplotë dhe të këndshme tenisi. Luaj në nivel lokal. Krahasoni globalisht. #GameOn

Adriatic Tennis Park Open 2024 U10 & U14

Anjel Hoxha e Alex Prifti në U14 dhe Siara Tola e Dasli Kotrri në U10 shpallen fitues të ADRIATIC TENNIS PARK OPEN 2024. Është përbyllur turneu “Adriatic Tennis Park Open 2024” me kategorinë U10 dhe U14 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 19-20 Tetor 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U10 VAJZAT Siara Tola Malda Ademi U10 DJEMTE Dasli Kotrri Joni Hima U14 VAJZAT Anjel Hoxha Iva Camaj U14 DJEMTE Alex Prifti Arber Dano Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

DURRËSI JUNIOR 2024; Fitues Kledi Gaba në U18 dhe Alex Prifti e Anjel Hoxha në U14

Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për kategorinë U14 dhe U18 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U18 Djem: Fitues Kledi Gaba me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj finalistit Denis Gaba.U14 Djem: Fitues Alex Prifti me rezultatin 6-4, 6-2, ndaj finalistit Arbër Dano.U14 Vajza: Fituese Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistes Enki Hyseni. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!