Federata Shqiptare e Tenisit

albania

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF)

Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit. Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”. Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë. Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) Read More »

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha

“Albanian Bowl Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club i kategorisë U12, U14 dhe U18 i zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë. Fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba pas finales me tenistin malezez Belmin Sabovic, ndërsa në kategorinë U18 Vajza fituese rezultoi Anatereza Guli në finale me Ajri Hoxhën. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba dhe finalist Alex Prifti, ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese doli Eva Radoman pasi mundi në finale Nadia Knezeci po nga Mali i Zi. Fitues në kategorinë U12 Djem rezultoi Ares Ferhati pas finales me Arbër Danon, kurse për kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha dhe finaliste Stasa Glaborevic nga Mali i Zi. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vijim!

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha Read More »

‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë

Disa fitore nga tenistët shqiptarë në kampionatin e javës së dytë të ‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Gjatë këtyre ditëve Enki Hyseni mundi Emma Hovhannisyan nga Armenia me rezultatin 6-1, 6-1; Denis Gaba mundi po ashtu tenistin nga Armenia, Albert Aznavuryan me rezultatin 6-1, 6-0. Ditën e djeshme Denis Gaba fitoi ndaj Nikolozi Sirbiladze nga Gjeorgjia me rezultatin 5-7, 6-3, 6-4. Gjithashtu Denis Gaba së bashku me Alex Prifti në kategorinë Doubles Djem fituan përballjen me Ervin Doli dhe Unik Ramadani nga Kosova me rezultatin 4-1, 4-2. Ekipi shqiptar i tenisit është nën drejtimin e trajnerëve Elda Vukatana dhe Tedi Kaso.

‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë Read More »

Alex Prifti dhe Emili Bilali fitojnë përballjet e para në “ITF/Tennis Europe Development Championships 2023 week 1”.

Alex Prifti dhe Emili Bilali fitojnë përballjet e para në “ITF/Tennis Europe Development Championships 2023 week 1”. Alex Prifti mundi me rezultatin 6-2, 6-3 kundërshtarin e tij Albert Aznavuryan nga Armenia ndërsa Emili Bilali fitoi me rezultatin 7-6, 6-3 ndaj Emma Hovhannisyan. I urojmë suksese në vijim ekipit shqiptar U14!

Alex Prifti dhe Emili Bilali fitojnë përballjet e para në “ITF/Tennis Europe Development Championships 2023 week 1”. Read More »

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues

Më 5 Mars 2023 u mbyll me sukses turneu “Doubles Tournament” ku fitues per meshkuj u shpallën Albi Sulo dhe Tedi Kaso. Si risi ne Shqiperi u realizua dhe kategoria Mixed Doubles ku fitues u shpallën Elonia Gjata dhe Taulant Prençi. Albi Sulo dhe Tedi Kaso fituan me rezultatin 2-1 ndaj finalistëve Kledi Gaba dhe Denis Gaba, ndërsa Taulant Prençi dhe Elonia Gjata fituan me rezultatin 2-0 ndaj dyshes Arbër Dano dhe Ariel Sulovari. Ky ishte turneu i parë i doubles për këtë vit i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe National Sport Park Club me kryegjyqtar Kleid Vora në ambjentet e Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. I urojmë suksese fituesve dhe faleminderit të gjithë pjesëmarrësve!

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues Read More »

ROG Tournament Shkodër – Turneu i tenistëve të vegjël

“ROG Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club për tenistët e vegjël të kategorisë Red, Orange, Green që u zhvillua këtë fundjavë në “Adriatic Tennis Park” në qytetin e Shkodrës. Rreth 70 lojtarë vajza dhe djem morën pjesë në këtë aktivitet . Në fund të tuneut të gjithë pjesëmarrësve ju shpërndanë medalje si dhe trofe për fituesit. I përgëzojmë fëmijët për angazhimin dhe hapat e parë në sportin e tenisit!

ROG Tournament Shkodër – Turneu i tenistëve të vegjël Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup”

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” të zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë në Adriatic Tennis Park për kategoritë U10 dhe U14. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Denis Gaba pasi mundi në finale Alex Priftin me rezultatin 6-4, 6-4. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Learta Muharremi me rezultatin 6-2, 6-0 në finale ndaj Angelina Radoman. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Edon Ademi pas finales me Jonis Gaba. Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” Read More »