Federata Shqiptare e Tenisit

“National Sport Park Open 2026” 14&U shpall fituesit

Elyo EYRIGNOUX RAISIN nga Franca dhe Sofiia TRYBOI nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Elyo EYRIGNOUX RAISIN Finalist: Nikita Alexander RUNG Vajza Singles Fituese: Sofiia TRYBOI Finaliste: Anastasiia BUBALO Djem Doubles Fitues: Ruben CUXAC dhe Elyo EYRIGNOUX RAISIN Finalistë: Lenart KADRIU dhe Andrej TEMOV Vajza Doubles Fituese: Sofiia TRYBOI dhe Anastasiia BUBALO Finaliste: Anae ABINET dhe Chloe COURTOIS Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!

“Albanian Bowl 2026” U10 & U18 në Shkodër

Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “Albanian Bowl 2026” U10 & U18. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e Albanian Bowl 2026 sipas kategorive: U10 Vajza Vendi i parë: Helia Hysaj Vendi i dytë: Olea Gjoka U18 Djem Vendi i parë: Denis Gaba Vendi i dytë: Alex Prifti U18 Vajza Vendi i parë: Learta Muharremi Vendi i dytë: Rania Bushati I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.!

Turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 70 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Zvicra etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Nikita Alexander RUNG nga Gjermania Finalist: Jakub KYNCL nga Çekia Vajza Singles Fituese: Karla BARZAKOVA nga Bullgaria Finaliste: Amajla KADRIC nga Bosnje Hercegovina Djem Doubles Fitues: Lenart KADRIU nga Zvicra dhe Nikita Alexander RUNG nga Gjermania Finalistë: Andrej TEMOV nga Maqedonia e Veriut dhe Zlatan YORDANOV nga Bullgaria Vajza Doubles Fituese:Ludovica DEMATTEIS dhe Lucrezia OLIVETI nga Italia Finaliste: Karla BARZAKOVA nga Bullgaria dhe Anastasiia BUBALO nga Ukraina I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë do të fillojnë ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – NSP Open Junior Tour 2026”-Category 3, në Tiranë.

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE Junior Tour 2026”

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Soline CHOY Finalist: Asya KANDEMIR Boys Singles Winner: Thijs VAN DER PLOEG Finalist: Luuk INGENBLEEK Girls Doubles Winners:Alin Serra SEVER / Lena GELEGEN Finalists: Aizara ABAYEVA / Ramina DYAGILEVA Boys Doubles Winners: Thijs VAN DER PLOEG / Luuk INGENBLEEK Finalists: Levent CINAR / Artyom STOROZHUK I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2026”-Category 3, në Tiranë.

Choy dhe Kim shpallen fitues të TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR SHKODRA OPEN 2026

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2026’ 12&U, Category 2 i mbajtur gjatë datave 23-28 Mars në Adriatic Tennis Park si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club. Në këtë turne morrën pjesë tenistë nga 19 shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë javën dhe me atmosferë pozitive e ndeshje të bukura tenisi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Soline Choy Finalist: Visnja Mitic Boys Singles Winner: Alan Kim Finalist: Mylan Boulet Girls Doubles Winners:Aizara Abayeva/ Ramina Dyagileva Finalists: Jovana Atanasovska/ Visnja Mitic Boys Doubles Winners: Xhevahir Aslani/ Sultan Bakhytkereiuly Finalists: Alan Kim/ George Modzmanashvili Shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Olha Lazarchuk nga ITF zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri

Drejtoresha e Zhvillimit për Europën në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), Olha Lazarchuk, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke shënuar vizitën e saj të parë në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, znj. Lazarchuk vizitoi Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, ku u njoh nga afër me infrastrukturën dhe aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër. Në kuadër të vizitës së saj, ajo udhëtoi gjithashtu drejt Korçës, ku vizitoi qendrën sportive të Korça Tennis Club, duke parë nga afër zhvillimin e tenisit edhe në këtë qytet. Në Tiranë, znj. Lazarchuk zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ku u diskutua mbi mbështetjen dhe bashkëpunimin për zhvillimin e mëtejshëm të sportit të tenisit në Shqipëri. Ajo pati mundësinë të takohej dhe të njihej nga afër me disa nga trajnerët dhe lojtarët më të mirë të tenisit në Shqipëri, duke vlerësuar punën që po bëhet për zhvillimin e sportit në vend. Përgjatë vizitës në Shqipëri, znj. Lazarchuk u shoqërua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Klaus Bardeli. Në fjalën e saj, ajo theksoi se bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit do të vijojë të jetë i vazhdueshëm dhe frytdhënës, me synimin për të mbështetur projektet zhvillimore dhe për të kontribuar në rritjen e nivelit të tenisit në Shqipëri.

Fitore e shkëlqyer për Siara Tola në “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”

Tenistja shqiptare Siara Tola ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjet e javës së dytë të kampionatit “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet në Antalia, Turqi. Siara mposhti bindshëm tenisten nga Azerbajxhani, Rania Hajiyeva, me rezultatin 6-0, 6-0, duke dominuar plotësisht ndeshjen nga fillimi deri në fund.  Urime Siarës për këtë fitore dhe suksese në ndeshjet në vijim!

Shqipëria në “2026 ITF/TE Development Championships 14&U” Antalia

Ekipi kombëtar shqiptar U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet nga data 28 shkurt deri më 10 mars, në Antalia, Turqi. Tenistët U14 – Djem: Jonis Gaba & Floid Kaso Tenistet U14 – Vajza: Nergis Nikprelaj & Siara Tola Trajnerët U14: Aiger Sulo & Anatereza Guli I urojmë shumë suksese ekipit tonë!